Goxhaj: Si bombardoi pozicionet serbe artileria e Divizionit të Kukësit

Nga Kujtim Boriçi September 19, 2013 21:12

Goxhaj: Si bombardoi pozicionet serbe artileria e Divizionit të Kukësit

Në luftën e Kosovës, një rol të rëndësishëm kanë luajtur dhe forcat e Divizionit të Kukësit. Gjatë gjithë luftës, ky Divizion ishte në gatishmëri të plotë luftarake, i kompletuar me një përqindje forcash rezerviste. Dilaver Goxhaj, në rrëfimin e tij në vazhdim, tregon bashkëpunimin e gjatë e rezultativ me krerët e këtij Divizioni, përkatësisht gjeneral Kudusi Lame e Kolonel Selim Spahiun. Sipas Goxhajt, bashkëpunim me drejtuesit e kësaj njësie,deri dhe në qitje me artileri në objekte të armikut në thellësi të tokës së Kosovës, në shumë raste, ka qenë përcaktues. Njëkohësisht, në rrëfimin e tij, Goxhaj rrëfen dhe për dëshmorin Astrit Suli nga Berati, i cili luftoi e dha jetën për çlirimin e Kosovës…

 

Gjatë luftës në Kosovë, ju kishit lidhje të shpeshta me Divizionin e Kuksit?

Po. Divizioni i Kukësit, drejtuesit e saj por dhe shtabe të dërguara nga Tirana, kanë luajtur një rol tepër të rëndësishëm në zhvillimin e luftës së UÇK-së në Kosovë. Roli ka qenë i shumë anshëm, e në shumë raste, dhe vendimtar për përpjekjet tona me forcat e ushtrisë serbe.

Unë, dua të veçoj këtu rolin e dy drejtuesve kryesor të këtij Divizioni…

Si kontaktuat dhe bashkërenduat me drejtuesit e Divizionit të Kukësit?

-Që sa shkova në Kosovë, një prej lidhjeve të para telefonike ishte ajo me Babushin (Kudusi Lamen), komandantin e atij divizioni. Ai e kishte marr vesh se unë kisha shkuar në frontin e luftës në UÇK, e ishte interesuar. Por ai nuk e dinte se unë mbaja gjatë luftës pseudonimin ‘Shpëtim Golemi’, ndonëse e dëgjonte shpesh këtë emër në kodet e bashkëveprimit të ndërsjelltë. Kur e mësoi se oficeri ‘Shpëtim Golemi’ i UÇK-së, isha unë, Dilaver Goxhaj, nisën komunikimet tona.

Ishte kënaqësi e ndërsjelltë, pasi me gjeneral Kudusi Lamen unë kisha lidhje të hershme…

Cilat ishin këto lidhje?

-Me Kudusiun jam njohur qysh kur ai ishte student ne vitin e dytë në Akademi dhe unë në vitin e parë. Pastaj Kudusiu shkoi në Drejtorinë e Artilerisë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe vinte shpesh në Akademi, tek Katedra e Artilerisë dhe kështu qe e kishim thelluar njohjen. Në këtë mënyrë, ri takimi pas shumë kohësh, në frontin e luftës, na krijoi mundësi shumë të mira bashkëveprimi…

Si dhe për çfarë bashkëpunonit?

-E kam theksuar edhe më lart, se emigrantët nga Kosova dhe vullnetarët nga Shqipëria përbënin një kondigjent të rëndësishëm për shtimin e fuqizimin e radhëve të formacioneve të UÇK-së në front. Këta luftëtarë, para se të vinin tek ne, në reparte e nënreparte të frontit, stërviteshin në Helshan të Krumës. Aty ishte një bazë e rëndësishme ku punohej jo pak, pasi një pjesë e mirë e vullnetarëve, sidomos ata që vinin nga emigrimi, nuk kishin përgatitjet e duhura në njohjen e armatimit luftarak dhe veprimeve elementare të varianteve të luftës. Kështu, sa herë që ne na lindte nevoja për të komunikuar me drejtuesit e pikë grumbullimeve dhe stërvitjes së vullnetarëve të UÇK-së për në luftë, lidheshim me Divizionin e Kukësit. Ka pasur dhe momente kritike që ndihma e Divizionit të Kukësit ka qenë vendimtare.

Mund të na përmendni ndonjë nga këto?

-Kur na u desh që të faksonim planin e Operacionit “Shigjeta”, ajo u bë nga faksi i komandantit të atij divizioni. Ishte momenti kur Bislim Zyrapi ndodhej pranë tij. Janë komunikime të vazhdueshme telefonike që unë mbaja me Divizionin e Kukësit.

Cili ishte personi apo personat që kontaktonit?

-Në shumicën e rasteve që më ka takuar mua të merrja në telefon më ka dalë Shefi i Shtabit të Divizionit të Kuksit, Selim Spahia. Selim Spahinë e gjeje në telefon në çdo orë të ditës apo të natës. Kuptohet, ngaqë komandantit i duhej të lëvizte sa në një drejtim në tjetrin, pasi kishte dinamikë të jashtëzakonshëm. E ritheksoj edhe një herë se Divizioni i Kukësit ishte pothuaj vazhdimisht në gjendje lufte. Për këtë shkak, gjeneral Lamaj lëvizte shpesh në Tiranë për probleme pune, kështu që pesha e drejtimit të Divizionit, i binte Selim Spahiut, Shefit të Shtabit. Selimi, Shefi i Shtabit, ishte jo vetëm tepër korrekt dhe i përkushtuar, por bënte të pamundurën që kërkesat tona të realizoheshin në kohën më optimale… Të kujtoj dhe një rast të rëndësishëm të bashkëveprimin me Selim Spahiun..

Cili është ky rast?

-Në rastin kur ne morëm sinjalin nga Kumanova, nga Shon Bërns, për kolonën serbe që qe nis nga Prizreni për të sulmuar në drejtim të Shqipërisë, dhe që sulmoi në Qafën e Prushit, në telefon ishte shefi i Shtabit të Divizionit. Në një kohë rekord, rreth një çerek ore, Selim Spahiu, më thirri në telefon dhe më “raportoi” se gjithë forcat e Divizionit kishin kaluar në gatishmëri luftarake. Divizioni i Kukësit, gjatë luftës në Kosovë pati bërë mobilizim të pjesshëm të rezervistëve. Nuk më harrohet fakti që qysh në kontaktin e parë me Selimin përmes telefonit, sapo u prezantova me emrin ‘Shpëtim Golemi’, ai ma ktheu me emrin tim të vërtetë dhe duke më thënë “Pedagog Dilaveri”. Në kohën kur Selimi pati kryer Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm në Tiranë, unë isha pedagog në atë Akademi. Kur komunikon e punon me një njeri që njihesh, në çfarëdo situate, veçanërisht në kushtet e luftës, e ke më të lehtë…

Kështu u ndodhi dhe ju me Selim Spahiun?

-Sigurisht. Gjatë gjithë asaj kohe lufte kemi komunikuar si vëllezër, me një respekt e dashuri që nuk mundem ta shpreh ashtu si ka qenë në të vërtetë e siç ne e kemi përjetuar. Dhe ai komunikim na jepte forca e besim në fitore, kështu që edhe Selimi, dhe Kudusiu për mua kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së me atë çka kanë bërë. Pjesëtar të UÇK-së unë i vlerësoj dhe gjithë oficerët e këtij divizioni që sakrifikuan shumë, qëndruan nate e ditë pa gjumë, në pozicione e detyra luftarake në të mirë të luftës e kombit, fitoren e UÇK-së e Kosovën e lirë… Nga ky Divizion, nga forca të tij janë kryer dhe detyra të ndryshme luftarake në frontin e luftës në territorin e Kosovës…

Mund të na thonë një rast?

Po. Dy oficerë artiljerë, kanë hapur zjarr me bateri artilerie me larghedhje të madhe, disa herë, me nismën e tyre dhe sipas kërkesës sonë, në interes të forcave tona në Kosovë! Këto komanda luftarake, i ka dhënë Selim Spahiu, ish-shefi i Shtabit të Divizionit të Kukësit.

Për këtë, e shumë të tjera, gëzohem që më jepet rasti ta falënderoj edhe një herë nëpërmjet gazetës suaj në cilësinë e kolegut të asaj lufte.

Çfarë mund të na tregoni për dëshmorin e UÇK-së, Astrit Suli nga Berati?

-Astrit Hekuran Suli ishte nga fshatin Luzaj, komuna Lumas, Berat, dhe ka rënë dëshmor më 27 Maj 1999, gjatë operacionit „Shigjeta“, në fshatin Gorozhup të Prizrenit..

Diçka për Astrit Sulin dhe rrugën e rreshtimit në UÇK?

-Astrit Suli, para se të shkonte në luftë, ka qenë refugjat ekonomik në Greqi. Me të dëgjuar thirrjen e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës dhe të SHP të UÇK-së, lëshuar ditën e parë të prillit 1999, ai e la Greqinë dhe erdhi në Shqipëri. Këtu u interesuar se me kë mund të kontaktonte dhe si mund të shkonte të luftonte në UÇK për çlirimin e Kosovës.

Si dhe kë kontaktoi në Shqipëri?

-Më datën 15. 04. 1999 u paraqit në komandën përkatëse të UÇK, në Kukës, tek kuadri komandues Sali Saramati (tashmë dëshmor), ku asokohe bëhej mobilizimi i përgjithshëm i vullnetarëve për në radhët e UÇK-së.

Në 22 Maj, toga ku Astriti bënte pjesë ishin të pozicionuar në fshatin Mariq. Sikundër dihet, në 26 Maj shpërtheu operacioni “Shigjeta“. Në këto luftime mori pjesë dhe reparti ku ishte rreshtuar Astrit Suli, vullnetari nga Shqipëria. Kjo betejë që është nga më të rëndësishmet e luftimeve të UÇK-së do të ishte e fundit për Astritin…

Kur dhe si u vra Astrit Suli?

-Një ditë më pas, pra më 27 maj 1999, gjatë luftimeve në kuadër të operacionit ‘Shigjeta‘ bie dëshmor Astriti. Ishte vetëm  24 vjeçar. Në kushtet e luftës, u bë varrimi i tij dhe nderimet e çastit nga bashkëluftëtarët… Por në kushtet e luftës, ishte e pamundur të kontaktoje me familjarët e tij në Shqipëri. Ndërkohë, këta(familjarët e Astritit, nga moskomunikimi i gjatë dhe meraku për fatin e djalit, vijnë e interesohen më vonë në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.

Kur ka ndodhur kjo?

-Në 27 janar 2000 vinë në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës familjarët e Astritit, të cilët kërkonin të dinin se djali i tyre ishte gjallë apo pat rënë në luftë. Këtu mësuan gjëmën. U ndjeva ngushtë përballë gjendjes në të cilën u ndodhën familjarët e tij…

Çfarë ndodhi më pas?

-Aty rreth orës 15:00 më thërret ministri Azem Syla, së bashku me Fatmir Limën dhe Kadri Veselin dhe më luten që të nisesha për në Berat dhe të veproja si në rastin e Indrit Carës, për të çuar eshtrat e tij atje. Njëkohësisht të takoja me institucionet përkatëse të Qarkut të Beratit për të gjitha ceremonitë e duhura. Unë kundërshtova…

Pse kundërshtuat?

-Kundërshtova pasi kur isha kthyer nga ceremonia e zhvilluar në Kavajë, më patën thënë se këtej e tutje me dëshmorët dhe vullnetarët nga Shqipëria do të merrej një farë Spiro Buçka, i cili, edhe pse nuk kishte qenë pjesëmarrës në luftë, e kishin punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes, bile të mbulonte dhe këtë sektor. Unë e quajta për nder që më lehtësuan nga ajo barrë e rëndë shpirtërore. Por nuk më vinte mirë që me nderimet ti besoheshin një njeriu që nuk ka qenë dashamirës, por dhe ka shpifur për UÇK-në dhe luftëtarët e saj… Buçka është oficeri që më akuzonte se paskam mohuar „betejat“ e UÇK-së dhe u kishte përhapur se gjoja unë kam qenë partiak dhe kisha përzënë nga Akademia Ushtarake gjithë pedagogët, e plot shpifje të tilla!

Si u veprua në rastin konkret?

-Azem Syla, së bashku me Fatmir Limën dhe Kadri Veselin kishin gjithë ditën që e kërkonin këtë Buçkën, i cili është edhe nga Kuçova, ku edhe familja e dëshmorit banonte dhe banon, por nuk e kontaktonin. Pasi nuk mundën ta gjenin, atëherë vendosën të më dërgonin mua.

Pra, ceremonia e varrosja e Astrit Sulit iu besua ju?

-Më thirrën. Pas një diskutimi të gjatë, më në fund pranova të nisesha për në Berat. Për fat, në ora 16:00 nisej një autobus i linjës Prishtinë– Shkup-Tiranë. Dhe të nesërmen në ora 06:00 mbërrita në Rrogozhinë. Prej andej, me makina të rastit, shkova në Berat. Nxituam që të përgatiteshin në një kohë të shkurtër të gjitha detajet, që nga dekorimet zyrtare, deri tek ceremonia e rivarrosjes së eshtrave të Astrit Sulit në vendlindje.

Cilat ishin masat që u morën për këtë ceremoni?

-Shkova drejt e në bashkinë e Qytetit të Beratit ku më mirëkuptuan dhe u vunë menjëherë në punë. Ata koordinuan me Qarkun si dhe me bashkinë e Kuçovës. Më datën 29 janar u bë mbledhja e Këshillit të Qarkut bashkë me përfaqësues të bashkive Berat dhe Kuçovë dhe përveç që e shpallën dëshmor dhe propozuan dekorimin nga Presidenti, vendosën që të nesërmen t‘i bëheshin nderimet e merituara dhe trupi i tij të prehej në varrezat e dëshmorëve të rrethit të Beratit.

Po eshtrat si u sollën nga Kosova?

-Po atë natë nga Kosova një skuadër e TMK-së shoqëroi eshtrat e dëshmorit dhe të nesërmen u zhvillua mitingu në qytetin e Beratit. Unë isha autorizuar të përshëndesja si në emër të SHP të UÇK ashtu edhe të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, edhe pse ishte dita e fundit e ekzistencës së saj. Gjithçka u transmetua edhe nga televizioni lokal. Më pas bashkia e Kuçovës i ngriti Astrit Sulit monumentin në qendër të qytetit, ku përkujtohet dhe respektohet nga populli i atij qyteti.

Po kontradiktat e Buçkës që ka hedhur ‘baltë’ mbi bashkë kolegët që luftuan në UÇK…

NESËR DO TË LEXONI:

-Rrëfimi i kolonel Dilaver Goxhajt: Si ndihmoi Gjermania në luftën e UÇK në forca e logjistikë. Në radhët tona ishin 10 ushtarakë gjermanë, ndërsa në përdorim, na u dhanë 140 telefon celularë për drejtim e komandim të trupave.

-Si u vlerësua lufta e UÇK-së nga Presidenti i SHBA Bill Klinton, nga gjenerali Wesli Klark dhe vetë gjeneralët jugosllavë, pjesëmarrës në luftë.

-Neglizhenca e pajustifikuar shtetërore në Shqipëri për ndihmë zyrtare UÇK-së dhe për vlerësimin e kontributit të vullnetarëve nga Shqipëria në luftë për çlirimin e Kosovës.

Nga Kujtim Boriçi September 19, 2013 21:12
Komento

6 Komente

  1. Votren September 19, 21:51

    Se cfare komunikimesh keni bere me telefon apo radio kete une smund ta di por qe sje i sakte per sa i perket goditjes nga artileria jone,kete e them me pergjegjesi.Ka qene inisiativa e nje oficeri artilerie(qe dhe u lirua nga detyra per kete),qe beri ate goditjen qe permend ti. E njoh personalish por meqe sjam i autorizuar spo i permend emrin.

    Reply to this comment
  2. saliu September 19, 23:34

    O Votren! Po ja fut kot. Dhe une kam qene ne luften e Kosoves, dhe kjo qe thote shef Dilaveri ka ndodhur disa here. Ka dokumente per kete. Dhe kete e dine te gjithe. Mesoje dhe ti Votren apo Voltaren si e ke emrin….

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi September 19, 23:48

    VR! Nderime si gjithnje nderime dilo! Por duke shkruar ketë koment kam frike se mos me ndodh si me te meparshmit,té fshihen nga nje dore e padukshme. Nuk e di per çfare u djeg nga komentet e mija? Perkrahja për luftën e uçk apo perkrahja per ju qe shkuat te luftoni dhe qe na kini informuar dhe per shume dukuri antiuçk nga shtetaret ketu? Nuk e di? Por te dyja duhet te jene. Sa per veprimet e divizionit ,te komandes dhe te oficereve te kukesit kam dijeni me kohe. Ka shkruar dhe i ndjeri halil katana nje liber per z. Kudusi dhe per angazhimet e tij ne operacionet ndihmese ketej e andej kufirit. Liber shume interesant. I ndjeri kishte ne plan te shkruante perseri per keto angazhime por fatkeqesisht u nda nga jeta. Ishte nje tropojan parimor dhe gazetar penendritur. Nuk e di a i ke mbajtur shenim komentet per intervisten tuaj te gjate te “dita”rreth luftes se uçk? Mbase do t’ju duhen per te dhene spjegime per mendjet e paqarta ose per te kundershtuar idete djallezore antishqiptare e anti uçk? Nejse. Ju e dini vete si te vepròni. Une mundem vetem t’ju perkrah e t’ju inkurajoj per misionin teper te veshtire qe moret persiper dhe qe ne gjykimin tim dhe te shume kolegeve e permbushet me nder! Perqafime!

    Reply to this comment
  4. Xhavit Maloku September 20, 10:35

    Redaktorit te gazetes Dita!
    I Nderum Z.Redaktor. Nuk po e kuptojme qendrimin e asaj redaksie, se perse vazhdon akoma me budallakiet e ni psikopati chi sheh andra me me sy chele. Nuk asht vetem Xhavit Maloku ai che ka kene pjese e atij Shtabi te UCK, por dhe na te tjeret, che e dime ma mire se Dylber mashtrusi, se kush ka kene ne Shtabin e UCK e kush s’ka kene. Dylber Goxhaj rren e mashtron popullin Shchiptar, se ka bo namin ne ate lufte, a na e dime ma mire se ai, se ky intrigant i nyte ka ardhe ne lufte nilloj si Agim Ceku, pas fillimet te bombardimeve te NATO-s,pra pas 24 Marsit 1999, sepse atehere u sigurune se bota do e ndihmoj UCK per luften ne Kosove. Per ma kech te asaj redaksie, jane komenete che i ban Dylber Goxhaj vete me emra te ndryshem si Pellumb Sora apo Laraska, Saliu e te tjere che i vendos ne funksion te pabesise se vet. Turp per ata che e mbeshtesin kete psikopat chi flet perchart per te ngrejte vlerat e veta, por turp e marre asht dhe per ate redaksi chi mbane ne pune e ushchen gazetarin Borichograd, i cili si ipagume shtrenjtazi prej Dylber Goxhajit, provokon dhe fyne luftetaret e UCK. U shofte krejt fara e ketyne ndyresirave si pjelle e Beogradit. Ne nuk hujme ne kopetencat tyja, por asht turp e marre chi nuk mbani chendrim dhe te mbroni denjesisht luften tone te shenjte. Me respekt per ate gazete Sali Demaku, luftetar i SHP te UCK.

    Reply to this comment
  5. Isuf presheva September 20, 13:42

    Çka po thue per dilaverën mor ushujzë kanalit. Po pse nuk e dim ne a? Tyna tduket vedi si shqiptar i kullum por me menje je si shkiet. Hajt mar pseudonims i shkievet . Mylle qat nevojtora eulekse!

    Reply to this comment
  6. Esat tirona September 20, 14:49

    Kaptina e sos spiro kuçkës? Ti qi po del me emnin xhavit maloku je i trashe dhe i lig. Je mar derdimen ai qe tash e dime dhe e zbulum prap,spiro buçka. Munohesh te shkrush me dialekt te ndryshum por e humbet kaq shume fillin sa ne fund thua”me respekt për ate gazete sali demaku”? I trashe sepse ban gabime te rana drejtshkrimi sepse nuk asht pune per menjen tande shkrimi pa gabime. I trashe sepse tuj u munu te shkruesh me dialekt te ndryshum e ban te jo gjuhe dialektore si puna jeme por frengjisht te perzjeme me gjithfarlloj britmash bretkoce. I trashe sepse knej thu respekt per “ditén” anej nxjer qe ajo paska botue per nji agjent te beogradit!!?! I lig dhe i trashe sepse i deformon emnat me paramendim. Po atehere si na paske qen ne uçk mor derdimen kur nuk di emnat? Qofte dhe te atyne qe kan ardh sipas teje ne kohen e bombardimeve te natos! Je nje shpifes dhe nji antishqiptar,nje smirzi qe po pellcet nga marazi. Te dha ca kshillime ma pare ai psikologu i komenteve po sja ke vu veshin o trap tujani. Qiti ligsinat se do shperthesh e do mytesh n’mutesinat e tua. Tani shko te dejan petrovici i euleksit me informu ça bahet me luftetaret e uck ketu si dilaveri,ademi etj. Pastaj shko m’beograd dhe thuj si ja ke ndryshu emnin gazetarit te “dites”qe ti i thu “e respektume” vetem qe ajo te kaloje qelbesinat e tua. Gamor ti e gamor ai ..” . A e din ket filozofi te popullit tironas ti o spiro dialekti t’shartum? Je bo frang i perzjem me dinare spiro. Shko, shko te dejan petroviçi se atje je rehat tuj ba vetem spiunim e asnji pune burri me men m’kaptinë! Mu me kët emen me gjen ke dyqani i veshjeve serbe anash kafe flores dikurshme. Hajde se po t’pres.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim