Goxhaj: Si luftuan dhe drejtuan repartet e UÇK-së oficerët nga Shqipëria

Nga Kujtim Boriçi September 3, 2013 13:09

Goxhaj: Si luftuan dhe drejtuan repartet e UÇK-së oficerët nga Shqipëria

Një rol të rëndësishëm në përballjet e strukturave të UÇK-së me forcat pushtuese serbe, kanë luajtur oficerët vullnetarë nga Shqipëria që drejtonin reparte të rëndësishme nga baza, deri në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Në rrëfimin e tij për ‘Dita’, Dilaver Goxhaj (Shpëtim Golemi) thotë se para Rambujesë e futjes në luftë të forcave të NATO-s, në territorin e Kosovës ishin vetëm 5 oficerë vullnetarë nga Shqipëria. Më pas, ky numër erdhi në rritje…  Njohuritë që ata kishin përfituar në shkollat ushtarake e akademitë e Shqipërisë, në stërvitje të ndryshme, ata i materializuan në luftë reale… E në këtë luftë, disa prej tyre dhanë jetën për çlirimin e Kosovës…

 

Pohuat se një rol të rëndësishëm në drejtimin e formacioneve të UÇK-së kanë luajtur oficerët vullnetar nga Shqipëria?

-Po. Veçanërisht pas bisedës së drejtuesve të UÇK-së me Thaçin në Bruksel që pasoi bombardimet e NATO-se, rezultatet e drejtimit të komandantëve në terren, u bënë më të dukshme. Brenda në Kosovë, para se të fillonte Rambujeja dhe lufta e NATO-s, kemi qenë vetëm 5 oficerë. Ata janë: Indrit Cara (nga Kavaja), me detyrën e komandantit të kompanisë autonome për ruajtjen dhe mbrojtjen e Shtabit të Përgjithshëm, dëshmor; Tahir Sinani (nga Tropoja), me detyrën e Komandantit të Zonës së Dytë Operative “Pashtriku”, dëshmor; Adem Qerim Shehu (nga Farka e Tiranës), me detyrën e Komandantit të Brigadës 153, që ka luftuar në malet e Gollakut; Bardhyl Tahiri (nga Shkodra), me detyrën e Shefit të seksionit të xhenios në drejtorinë Operative të Shtabit te Përgjithshëm, dhe unë. Në vitin e parë të luftës, maj-gusht 1998, në Kosovë ka luftuar një djalë nga Shkodra, Artan Ibrahimi i cili ka rënë dëshmor në luftën e Rahovecit, në korrik 1998, si dhe vajza nga Tirana, Rajmonda Maleçka, e cila ka luftuar në Junik. Më vonë me forcat pjesëmarrëse në operacionin “Shigjeta” kanë marrë pjese: Ali Bajram Coko (nga Tropoja), Adem Dahri, Adem Xhelal Shehu (nga Bicajt e Kukësit), Ferit Tërshnjeva (nga Tropoja), Dritan Dyrmishi (nga Tepelena), Ermir Bega (nga Tepelena), Agim Sallaku (nga Farka), Dritan Goxhaj, etj. Kanë qenë angazhuar edhe një mori oficerësh të tjerë, që morën pjesë në përgatitjen e operacionit, duke qenë në Kukës, Helshan dhe Krumë, por jo në luftime, si dhe  gjithë oficerët dhe pedagogët e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve që realizuan përgatitjen e gjithë vullnetarëve në Feken dhe Burrel, të inkuadruar në formacionet e UÇK-së dhe që morën pjesë në operacionin “Shigjeta”.

Nga 13 oficerët që morët pjesë në luftë, tre janë vrarë, ju dhjetë të tjerët, kur jeni kthyer nga lufta, si jeni trajtuar nga shteti ynë?

Ismet Jashari me luftetaret e UCK

Ismet Jashari me luftetaret e UCK

-Institucionet shtetërore të Shqipërisë, si në rastin kur janë në pushtet të djathtët edhe të majtët, deri tani, asnjëherë nuk janë prononcuar zyrtarisht as pro dhe as kundra UÇK-së. Dhe kjo është reflektuar tek sjellja ndaj nesh. Vetëm në një rast, me nismën e tij personale, z. Luan Hajdaraga, kur ishte Ministër Mbrojtje, në Nëntorin e vitit 1999, me ndërhyrjen e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, z. Azem Syla, (i shoqëruar nga unë, në cilësinë e Shefit të Kabinetit të tij), duke ardhur qëllimisht prej Prishtine në Tiranë, urdhëroi dhe u rikthyen në ushtri tre prej nesh: Agim Sallaku, Ermir Bega dhe Dritan Dyrmishi. Ndërsa Adem Xhelal Shehu, Adem Dahri, Ali Bajram Coko dhe Ferit Tërshnjeva u sistemuan në TMK. Kurse Tahir Sinani shkoi e luftoi në Maqedoni, ku edhe ra dëshmor. Ne që kemi qenë në luftë para Rambujesë, edhe pse u kemi shkuar tre presidentëve: Mejdanit, Moisiut dhe Topit për të na rikthyer në ushtri, nuk kanë pranuar. Por, në momente të caktuara, politikanëve tanë, kur ua lyp nevoja e politikës, hedhin nga një tullumbace “patriotike”, në favor të UÇK-së, dhe kaq. Bile, kanë mbajtur ndaj nesh edhe qëndrim fyes…

Në çfarë rasti kanë mbajtur qëndrim fyes?

-Në një rast, kur deputeti Enver Reçi, ish deputet i zonës sonë në Tiranë, e ngriti problemin tonë në grupin parlamentar të PS, kryetari i atij grupi, i ktheu këtë përgjigje: “Le t’i shpërblejnë ata që i dërguan”. Dhe nuk kish pasur as edhe një reagim tjetër, nga asnjë deputet. Ajo përgjigje tregon se sa kanë ata politikanë në mbështetje të UÇK-së. “Në politikë, thotë Franklin Ruzvelt, asgjë nuk ndodh rastësisht; në qoftë se ndodh, atëherë të jesh i sigurt se ajo është planifikuar të ndodhë ashtu”.

Kjo thënie e Ruzveltit, mos vallë është e vlefshme edhe për qëndrimin që mbahet ndaj UÇK-së, si nga politikanët tanë ashtu edhe nga ndërkombëtarët?

-Po, më se e vërtetë. Lidhur me këtë qëndrim kam folur në një intervistë, më duket se me gazetaren Rajmonda Moisiun, që jeton në SHBA. Menjëherë porsa mbaroi lufta dhe së bashku me trupat e NATO-s në Kosovë erdhën dhe udhëheqësit e saj politikë e ushtarakë, një pyetje e ngjashme më këtë u është bërë edhe atyre nga gazetarët vendas. Është vetë çarmatosja aq e shpejtë dhe pa probleme e UÇK-së, e cila habiti të gjithë diplomacinë ndërkombëtare. Vetë Xhimi Shia, më 12 mars 2000 u shpreh: “Eshtë vështirë të gjendet në botë një grup i tillë si UÇK-ja, që teorikisht ka fituar dhe që pajtohet të shpërbëj strukturat e veta brenda disa javësh apo muajsh. Shikoni në të gjitha anët e botës ku ka pasur situata të ngjashme dhe nuk do të gjeni një rast të njëjtë”. ( “Dita”, 13. 03.2000). Po ashtu, edhe z. Kushner dhe gjenerali Reinhard u shprehën: “Për herë të parë në historinë e misioneve paqësore ndodhi që një ushtri kryengritëse dhe e armatosur të shndërrohet në një forcë civile.( “Zëri” , 24.03.2000).foto

Çudia është se të gjithë ata politikanë të NATO-s, që i kanë kthyer përgjigje kësaj çështjeje, kanë qenë në akordancë, duke u shprehur afërsisht: Nuk e njihnim dhe ende nuk e dimë se cila ishte ideologjia dhe botëkuptimi i UÇK-së!

Si ushtarak karriere, cili është mendimi juaj për këtë rast?

-Unë mendoj se një nga arsyet e mëdha, për mos të thënë kryesorja, pse ishte paraparë qysh herët që UÇK-ja të shkrihej menjëherë pas lufte, madje edhe në Rambuje dhe jo vetëm në Rezolutën 1244 të OKB-së, ishte dhe është se: Fitorja e UÇK-së ata i trembte se mos ajo fitore trajtohej si një fitore tjetër islamike kundër një force jo-islamike, madje kundër një force ateiste, sikundër ishte në atë kohë ushtria e Serbisë.  E them këtë pasi edhe humbja e ish-Bashkimit Sovjetik në Afganistan në vitet ’80-të, e cila solli edhe shpërbërjen e tij, nga historia ushtarake nuk është konsideruar si fitore afgane, por si një fitore islamike kundër një superfuqie jo-islamike, e për më tepër kundër një ushtrie ateiste. Këtë gjë e pranojnë gjithë analistët civilë e ushtarakë të botës. Ja se si shprehet shkrimtari dhe analisti ushtarak amerikani George Friedman në librin e tij “America’s secret war”, botim i vitit 2004: “Eksperienca në Afganistan do të shihej si një ngjarje kyçe në historinë e Islamit… Lufta e Afganistanit ishte e para luftë në shekuj, ku një forcë islamike kish mundur një forcë jo-islamike. Forca sovjetike nuk ishte vetëm jo-islamike por edhe ateiste. Ajo nuk ishte thjeshtë një vend a një shtet i zakonshëm, por një superfuqi. Ajo nuk ishte thjeshtë një super fuqi, por një superfuqi që u shemb pas disfatës. Më e rëndësishmja është se kjo u pa si një fitore Islamike më tepër se një fitore afgane. Ushtarët që mundën Bashkimin Sovjetik ishin forca multinacionale të luftëtarëve islamikë, të paktën pjesërisht, dhe sigurisht u bë një legjendë islamike. Paratë që u paguan për luftën ishin tërhequr prej vendeve islamike. Ideja u shndërrua se luftëtarët islamikë i dhanë fitoren e tyre Amerikës kundër Sovjetikëve”, pavarësisht se amerikanët nuk ishin pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në atë luftë.

Mendoni se ka lidhje kjo dhe me UÇK-në?

-Pra kësaj që përmenda, iu frikësuan jo vetëm evropianët por edhe Amerika, se mos edhe lufta e UÇK-së të mund të trajtohej si fitore islamike, pasi edhe në Bosnjë lufta kish përfunduar në favor të boshnjakëve islamikë, aq më shumë që lufta e tyre pat marrë ngjyra islamike ndërkombëtare, pasi patën ardhur vullnetarë nga shumë nacionalitete islamike. Edhe luftën në Bosnjë ishin amerikanët që I dhanë fund, pasi Evropa duke qenë se vriteshin myslimanët bënte sikur interesohej të ndalej lufta. Mirëpo edhe në Kosovë pjesëtarët e UÇK-së ishin pothuajse qind për qind të besimit islam, me përjashtim të disa individëve që ishin katolikë të Kosovës. Edhe vullnetarët nga shteti amë dhe trevat e tjera shqiptare në Ballkan, si dhe ata që erdhën nga diaspora shqiptare, ishin qind për qind të besimit islam, asnjë i krishterë. Të gjitha këto e trembën Evropën por edhe Amerikën se mos lufta e jonë merrte ngjyrimet e një fitore të islamikëve kundër të krishterëve, edhe pse Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së qysh në fillim të luftës nuk i kish pranuar një grup luftëtarësh vullnetarë nga vendet islamike që patën marrë pjesë në luftën e Bosnjës, dhe këtë NATO-ja e dinte shumë mirë. Kësaj imagjinate të pabazë i vinte në ndihmë edhe propaganda e Rugovës dhe e partisë së tij me qëllimin e vetëm që bota demokratike të mos e përkrahtë UÇK-në, duke botuar madje në gazetën e tyre “Rilindja” edhe një emblemë të rreme të UÇK-së me betim ndaj Allahut.

Gjykimi juaj lidhur me pozicionin e Ibrahim Rugovës ndaj UÇK-së?

-Rugova, edhe kur lufta mbaroi, ai vuri kusht se nuk kthehej në Kosovë pa u çarmatosur edhe ushtari i fundit i UÇK-së. Gjithashtu, disa vite më pare ai e pat deklaruar hapur se ishte konvertuar në katolik, ndaj dhe shishen me uiski nuk e ndante nga tavolina, si shenjë përforcimi të atij konvertimi. Ashtu si në Afganistan, ku SHBA u panë si një forcë drejtuese në organizimin e rezistencës dhe ku pa SHBA, sovjetikët do t’ kishin mundur muxhahidinët, pavarësisht se amerikanët nuk u thanë as edhe një fjalë vullnetarëve islamikë, edhe në Kosovë, në rast se UÇK-ja do të ishte ruajtur e paprekur, SHBA i trembeshin faktit se mund të akuzoheshin nga Evropa dhe e gjithë bota jo-islame se ishte ajo që e organizoi dhe e furnizoi UÇK-në. Megjithëse për luftëtarët e UÇK-së përkrahja diplomatike amerikane dhe ajo nëpërmjet NATO-s kish qenë e rëndësishme, është fakt që amerikanët nuk i dhanë UÇK-së as edhe një mendim. Edhe në luftën tonë amerikanët, njësoj si dhe në luftërat e tjera në Afganistan e Bosnjë, ishin të paparashikueshëm në formën e aleancave, duke pretenduar pa ndonjë bazë se luftëtarët e UÇK-së do të mund të përbënin një marrëveshje me SHBA, ndërkohë që ajo ishte e para që ishte për shpërbërjen e UÇK-së. Ky ishte çelësi i ndarjes. Pra, këto janë dy nga arsyet më kryesore: që lufta e jonë dhe UÇK-ja të mos quheshin fitore islamike dhe që SHBA të mos akuzoheshin se kishin bërë aleancë me UÇK-në “islamike” për ta shfrytëzuar më tej në Kosovën Lindore, në Maqedoni dhe Mal të Zi. SHBA ishin këmbëngulësit kryesorë që UÇK të shkrihej, dhe këtë e paramenduan qysh në projektmarrëveshjen para Rambujesë. Madje për këtë pikë u prishën me Adem Demaçin. Por të mos harrojmë rolin parësor dhe tepër të kujdesshëm të SHBA dhe në luftën e Kosovës..

Pse ‘i kujdesshëm’?

-Kjo është edhe arsyeja pse SHBA, kudo që kanë dërguar trupa të tyre, në vende me popullsi islame si në Kosovë, Afganistan, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë, Shqipëri etj, ka dërguar e dërgon misionarë të përhapjes së fesë së krishterë, për të bindur aleatët e saj se nuk është në mbrojtje të islamizmit. E megjithatë, që ta frenojnë sa më shumë Amerikën, Evropianët vazhdojnë ta akuzojnë angazhimin e saj në Kosovë si angazhim për botën islame.

Ju oficerët nga Shqipëria, drejtues në UÇK-së në luftë u ‘harruat’ nga shteti shqiptar… Por flitet se kjo ‘harresë’ është kompensuar dukshëm në Kosovë?

-Përflitet kështu, por e vërteta është krejt ndryshe. Neve nuk na është dhënë qoftë edhe një letër e bardhë ku të shkruhej vetëm një fjalë: ‘Mirënjohje!’, e jo më të na lidhin një pagesë, sikundër ju mendoni. Do të duhen dekada, në mos shekuj, që atje të dalin politikanë dhe shtetarë që të mbërrijnë në këtë logjikë njerëzore mirënjohëse që ju mendoni. Janë me dhjetëra e qindra raste ‘harrese’ për ne e kolegët nga Kosova..

Më konkretisht?

-Po. Me të mbaruar lufta Tahir Sinanin e shkarkuan nga Komandant Zone dhe e bënë komandant batalioni, me pretekstin e qarkullimit, ndërkohë që asnjë komandant tjetër nuk e ulën në detyrë. Madje, edhe fëmijëve të tij nuk i kanë lidhur pension, me pretendimin absurd se Tahiri u vra për shqiptarët në Maqedoni dhe jo në Kosovë, pavarësisht se luftoi një vit në Kosovë dhe pati edhe detyrën e komandantit të Zonës Operative. Adem Qerim Shehun e provokuan që të linte detyrën dhe të ikte, po ashtu vepruan edhe me Bardhyl Tahirin, i cili  para se të shkonte në Kosovë kish qenë komandant  Divizionit të Xhenios i ushtrisë sonë. Ata vepruan ashtu, qëllimisht, që ata të mos pranonin të qëndronin në Kosovë dhe të justifikohen se gjoja ikën vetë. Madje kanë krijuar edhe nja dy seksione të organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së në Tiranë, sikundër e quajnë, dhe kanë emëruar me shpërblime njerëz që nuk kanë qenë fare në luftë, pavarësisht se në Kuvendin Zgjedhor të Organizatës së veteranëve të asaj luftë, në Prishtinë, në Qershorin e vitit 2004, Adem Shehu dhe unë jemi zgjedhur anëtarë të Kryesisë Qendrore të asaj organizate me unanimitet votash të fshehta. Këtu, përgjegjësi ka qeveria e Kosovës dhe Hashim Thaçi… Unë me kohë kam biseduar me Thaçin edhe për këtë problem…

Çfarë keni biseduar me Thaçin për oficerët e UÇK-së nga Shqipëria?

-Gjatë kohës që punoja në QPK, shef kabineti i Ministrit të Mbrojtjes, i pata thënë disa herë si ministrit ashtu edhe Hashim Thaçit, që të mblidhnim vullnetarët nga Shqipëria, të cilët ende nuk ishin kthyer pranë familjeve të tyre dhe t’u thoshte disa djalë mirënjohjeje dhe jo më shumë. Ka sot, ja nesër, po nuk kam kohë dhe nuk u mblodhën asnjëherë. Edhe tek familja e Indrit Carës, në Kavajë, Hashimi erdhi fiks pas 10 vjetësh, kur ishte koha e zgjedhjeve në Kosovë…

 

NESËR DO TË LEXONI:

-Rrëfimin e kolonel Dilaver Goxhajt: Debati mes Sabit Brokajt dhe ish-Presidentit Rexhep Mejdani për vlerësimin e oficerëve shqiptarë në radhët e UÇK-s. Brokaj pro, Mejdani kundër.

-Kush ishin 31 ushtarakët nga Shqipëria që luftuan dhe u vranë në radhët e UÇK-s. Rrethanat e rënies në krye të detyrës.

-Paradokset e shtetit shqiptar, nderohen me tituj e medalje dhjetëra luftëtarë nga Kosova, ‘harrohen’ djemtë nga Shqipëria që luftuan në UÇK.

 

Nga Kujtim Boriçi September 3, 2013 13:09
Komento

21 Komente

  1. Eli September 3, 14:33

    Resekt per z Dilaver Goxhaj. Tek sa lexoje intervisten kujtoje talentin dhe perkushtin tuaj ne pergatitjen e kuadrove te larte te ushtris shqiptare ne mbrojtje te atdhet.Ju dhe shume kadro te tjere ushtarake vullnetarisht u bene pjese e U.C.K per ta cliruar njehere e pergjthmone nga bisha serbe.U desh kontributi dhe gjaku i shume shqiptareve pamohuar edhe faktorin e jshtem qe kosova te fitonte pamvaresin,por eshte per te ardhur keq qe vemendja dhe kujdesi i qeveris shqiptare ka qene fare paket per te mos thene aspak

    Reply to this comment
  2. nikoll shuli September 3, 15:24

    Shume turp per kedo qe u sherben talebaneve kosovare pasi ata te gjithe bin ladena jane.Amerika do pendohet shume per ate qe ka bere pasi dashje pa dashje kosoven e ka kthyer ne afganistan.

    Reply to this comment
    • Fanol Bardhi September 3, 16:25

      Bin Ladenin e ke patur ne 96-ten ne shqiperi nen qeverisjen e Sali Berishes e nen qadren e Gazidedes, e Kosova asnjeher nuk do futet ne ligen arabe ashtu si ndodhi perseri nga qeveria shqiptare e drejtuar nga kush tjeter…S..B..

      Reply to this comment
      • ilir September 4, 13:40

        Shume mire, Fanol! Me pelqen emri juaj sepse une kam qene edhe nxenes ne shkollen me te njejten emer qe ju keni, Fan Noli. Dhe nga komenti juaj bej dhe lidhjen me emrin tuaj.

        Reply to this comment
      • Ismet Balaj December 9, 21:09

        Shume mire, shume qart, shume e vertete zoti Fano Bardhi. Sa me shume ta zvarrise Europa futjen e Kosoves ne Bashkimin Europian, aq me shume vet Europa i nxite, i shtyne disa kosovare drejt sekeqes. Europa eshte shume dyshuese me Kosoven dhe me Shqiperine, ndaj nxjerr gjithefare lloje kushtesh. Vet ajo me kete politike e demton Shqiperine dhe Kosoven. Elemente te ketyre dy shteteve realizojne nje fjale te urte: Per inate te sime vjeherr (Europe qe sillet me bijat e saj Kosove dhe Shqiperi ashtu si nje vjeherr e keqe) po shkojme e flejme me mullixhine….

        Reply to this comment
    • gzimi September 3, 20:48

      Qe je SHUL taman, sikunder e ke zgjedhur pseudonimin, kjo nuk ka dyshim. Qe je antishqiptar, edhe kjo nuk ka dyshim, por bazuar ne emerin dhe mbiemrin qe ke zgjedhur tash (por mund te jete edhe emerei i vertete i juaj), atehere duhet te jesh nje grek shovinist nga ata te sillogut vorioepir, ose ndonje shok i Bollanos, pasi minoritaret greke ne Shqiperi, perjashtuar Dulen, kane qene dhe jane me shqiptare se disa te tjere qe na dalin ketu me psedonimet si “polici” “peza”, “luftetarei”, “auroni” e nje fare Spiro, i cili u detyua te ekspozohej.

      Reply to this comment
    • UltraNacionalisti November 16, 00:14

      E shef sa i poshter je – po ku ke bese ne nje person si ti –po sikur ti te kishe luftu ne kosove –e jap koken time se ti do kishe qedhu ne drejtim te uck ..vec se shumica ishte e besimit musliman …ti mban anen e serbve vec se kan besim te krishter ..sa qen njeri qenke -sa i urrej keta shpifsira njerzish –tek ne ska pasur kurr dadhim feje kur ka qen nevoja per me i dal zot kombit skemi kqyr fene ..por kemi luftu per SHQIPTARIZEM

      Reply to this comment
    • besi January 7, 02:59

      Cdo vullnetar e vullnetare qe ishin ne lufte ishin per qellime fisnike e jo matriale ,Me vje keq se ka aq shume komente negative.Populli shqiptar ne Kosove u eshte mirnjofes gjith atyre djem nanash qe luftuan per krah uck.
      Zoteri Goxhaj me habit fakti se si nuk paske ditur se cfar ideologjije paska shoku yt azem syla e hashim thaci jan komunista.sapo te bien prej pushtetit do te merrni at se e meritoni se kosova nuk i harro luftetaret e vet,

      Reply to this comment
  3. Perona September 3, 20:59

    Qe ka pasur dhe do te kete ‘Shula’ mes shqiptareve, kjo dihet… Por me vjen keq se jane shume dhe rrace e keqe keta ‘Shgulat’. Lufta e UCK-se eshte nje lufte heroike qe solli ne fund te fundit clirimin e nje pjese te kombit shqiptar qe padrejtesisht vuante roberine sllave, ndonese eshte ne kufinjte e lashte autokton iliro-shqiptar. E rendesishme eshte qe keto djem (nga Shqiperia dhe Kosova) qe moren pjese ne radhet e UCK-se te nihen, vleresohen e nderohen. Se vleresimi ndaj tyre, eshte vleersim per Kombin….

    Reply to this comment
  4. lina September 3, 21:18

    Ore! Po keta djemte nga Shqiperia kane qene ne lufte ne UCK e jo ne dasem. E disa prej tyre u vrane! Ore, po nuk shkon tjetri ne lufte pa qene atdhetar, kur e di qe nga momenti ne moment mund te vritet.
    Keta qe nenvleftesojne kontributin e UCK-se dhe ne kete faqe, ne mos jane serbo-sllave, jane bythepambuker….
    Lavdi luftetareve et UCK-se…

    Reply to this comment
    • Peza September 4, 09:12

      Mire keta,qe paskan vajtur ne lufte duke qene atdhetare,por 4 DIVIZIONET LEGJENDARE TE USHTRISE NACIONAL-CLIRIMTARE,qe luftuan mbi 1 vit per clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi duke dhene jeten 650 bij e bija heroike,CFARE ISHIN???
      UCK-ja luftoi(asnje luftim nuk kane vertetuar me STATISTIKA USHTARAKE,SKICA,HARTA, SITUATEN FILLESTARE TE DY PALEVE NELUFTIME,RAPORTIN E FORCAVE DHE MJETEVE etj,por 99% te punes e beri NATO,ndersa PARTIZANET SHQIPTARE LUFTUAN TE VETEM,KISHIN KUNDER TITISTET,CETNIKET SERBE DHE BOSHIBOZUKET KOSOVARE!!!
      PARTIZANET SHQIPTARE NDIHMUAN,PER HERE TE PARE QE TE KRIJOHESHIN BRIGADAT E PARA PARTIZANE KOSOVARE,se Tito i kishte futur kosovsaret ne brigadat maqedonase!!!
      Megjithate,ju kosovaret e MOHONI KETE LUFTE,BILE EAKUZONI!!!
      JENI MOSMIRENJOHES TE NDYRE!!!

      Reply to this comment
      • UltraNacionalisti November 16, 00:04

        JAM PLOTESISHT DAKORT ME TY —TE LUMTE PER KOMENTIN — DISA OSE 50% E TYRE JAN SHUM MOS MIRNJOHESA

        Reply to this comment
      • Ismet Balaj December 9, 21:15

        Z. Peza, me vjen keq per konkluzionin qe nxjerr, xduke bere nje pergjithesim per te gjithe kosovaret. Kosova dhe kosovaret jane shqiptare mbi 95%. Jane shqiptare e patriote te vendosur. Po te hedhish nje veshtrim se nga jane, del se ata jane 90% nga gjitha fiset e Shqiperise se Veriut. Konkluzioni i juaj eshte emocional, pa logjike dhe nu perputhet me realitetin.

        Reply to this comment
    • UltraNacionalisti November 16, 00:01

      degjo ti -zonje ose zonjush . Djem nenash te vetem nga shqiperia kan rene ne lufte rreth 145- te gjith kan shkua per atdhe dashurine qe kane pasur per kombin e kosoven -asnjeri nuk ka shkua te perfitoje ne kosove –por kan dhene jeten ..sikur edhe un qysh neser jam i gatshem ta jap jeten time per kombin –esht gjynaf dhe krimi ma i madh qe ju behet ketyre trimave,nga shqiperia x kosova qe te mos ju shkruhet nje leter falenderimi per te mirat e kombit qe kan ber –te lutem mos fol gjera pa lidhje

      Reply to this comment
  5. Fanol Bardhi September 3, 23:33

    Luftoj kombi Shqiptar,nen emblemen e UÇK.se, e ne krahe me perendimin kunder atij serb me perkrahseve te tyre, e per lirin e gjithe kombit. Kontributi per Çlirimin e Kosoves erdhi nga gjith kombi, pa dallime krahinore apo fetare, sikur qe erdhen reakcione negative poashtu pa dallime krashinore apo fetare. Nje Kombe! Nje Qendrim ! ne gjdo aspekt !

    Reply to this comment
  6. Horri i Bulevardit September 3, 23:35

    Oficeret atdhetare shkuan dhe permbushen nje betim, se do te jene ne mbrojtje te atdheut dhe se do te japin edhe jeten e tyre ne sherbim te atdheut.
    Ndersa bythelepiresit berishiane, e ndihmuan luften me kondrabande e tyre, duke shitur armet e shtetit shqiptar, qe u blene me djersen e miljardave ore pune te shqiptareve.
    Ky eshte ndryshimi i luftetareve qe permbushen misionin e tyre atdhetar dhe pisave tregtare qe shiten cdo gje per te perfituar ate qe sishte e tyrja, duke shfrytezuar edhe dhimbjen e viktimave.

    Reply to this comment
  7. Saturni September 4, 00:22

    Per ‘Horrin e Bulevardit”! Po pse more, keni pritur 9se per te pritur ehe me…) qe Saliu te vleresoj ushtaraket! Po ai, si ne Mbreterinine I dhe te II-te, i denoi ushtaraket si moralisht, ashtu edhe ekonomikisht… Ndersa ushtaret e UCK-se vriteshin ne front(dhe djemte nga Shqiperia), qeveria e Saliut trafikonte nafte per Miloshevicin…

    Reply to this comment
  8. apolon September 4, 02:48

    Po Dilaveri ku e fut veten, te vullnetaret muslimane nga RSH apo te vullnetaret shqiptare nga RSH? Sindromi kosovar e paska demtuar rende shqiptarizmen e Dilaverit nga gerxhet e Tepelenes, dhe ata sipas kokes te vune festen.Pas kesaj qe lexova Dialveri me teper duket si vullnetar iranian sesa shqiptar.Mekat.

    Reply to this comment
  9. reli September 4, 06:31

    o ti shul qe ngelsh shul ti me gjithe soj e sorollop. po si ta nxe goja te thuash bin ladena per trimat djemt e nenave qe dhane dhe jeten per kosoven dhe luftuan kunder bishes serbe. por s’te ve faj se dhe ti je serb cka e verteton mesemiri emri yt t. ti shuli pa lloz duhet ta dish qe ata luftuan per vatanin dhe jo islamin. turp per ty qe e mban veten per shqipetar

    Reply to this comment
  10. Ismet Balaj December 9, 21:16

    Z. Peza, me vjen keq per konkluzionin qe nxjerr, xduke bere nje pergjithesim per te gjithe kosovaret. Kosova dhe kosovaret jane shqiptare mbi 95%. Jane shqiptare e patriote te vendosur. Po te hedhish nje veshtrim se nga jane, del se ata jane 90% nga gjitha fiset e Shqiperise se Veriut. Konkluzioni i juaj eshte fyes, emocional, pa logjike dhe nu perputhet me realitetin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim