Goxhaj: Si luftuan me ne në frontin e UÇK-së 10 ushtarakë nga Gjermania

Nga Kujtim Boriçi September 20, 2013 10:51

Goxhaj: Si luftuan me ne në frontin e UÇK-së 10 ushtarakë nga Gjermania

Ndihma gjermane për luftëtarët e UÇK-së, ka qenë një nga elementët e rëndësishëm për shtabet dhe komandat e për organizim e drejtim luftimi. Në vazhdim të rrëfimit të tij, Dilaver Goxhaj, ish-Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, mes të tjerave tregon se shteti gjerman ‘dërgoi 10 ushtarakë në formacionet e UÇK-së si dhe 140 aparate telefonike celulare satelitore, shumë të dobishme për drejtimin e komandimin e trupave’. Sipas Goxhajt, zyrtarisht shteti shqiptar i kohës, atëherë por dhe më pas, nuk bëri atë që duhej të bënte për UÇK-në’… Jo vetëm kaq, por sipas tij, edhe luftëtarëve vullnetarë nga Shqipëria, minimalisht, nuk i ka vlerësuar as dhe moralisht…  

 

-Z. Dilaver, po nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë sonë, a është ndjekur nga afër lufta që zhvillohej në Kosovë?

Gjatë kohës që unë kam qenë në atë luftë, një gjë e tillë nuk di që të jetë kryer, së paku me angazhim legal. Pas luftës, kur isha Shefi i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, ka ardhur një grup pedagogësh nga Akadema e Mbrojtjes, nën drejtimin e historianit ushtarak Petrim Mamaj, të cilët janë interesuar dhe bënë një studim mbi taktikën dhe strategjinë e UÇK-së, të cilët unë i ndihmova me aq sa munda.

 

Po më pas?

-Prej atëherë nuk di se është bërë ndonjë përpjekje tjetër. Në vitin 2009, me interesimin e z. Neritan Ceka dhe me urdhër të Ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, z. Gazmend Oketa, dhe deri në vitin 2012 unë u ktheva si punonjës civil pranë asaj akademie, por edhe pse insistova që ta jepja unë përvojën e luftës në Kosovë, përsëri nuk ma mundësuan. Kuptohet, presion prej politikës shtetërore. Por këtu, dua të evidentoj një fakt të rëndësishëm…

 

Cili është ky fakt?

-Por duhet të bëhet publik një fakt tepër interesant, i cili është bërë i njohur përmes librit “Lëvizja”, me autorë Ibrahim Kelmendin dhe Bedri Islamin, se atë që nuk e ka bërë asnjë institucion ushtarak apo shkencor i Shqipërisë, e ka bërë Republika Federale Gjermane, gjë që analistët dhe historianët e ardhshëm të luftës çlirimtare në Kosovë, nuk duhet ta harrojnë pa theksuar se, përveç ndihmës ushtarake të NATO-s për çlirimin e Kosovës, si faktori kryesor i jashtëm, nuk duhet të harrojmë se ajo fitore erdhi edhe si rrjedhojë e ndihmës së Republikës Federale Gjermane, e cila, përveç se “ngriti enkas për Kosovën një shtab të veçantë për të ndjekur ecurinë e luftës” sonë (f. 445), dha dhe një kontribut të dukshëm diplomatik e ushtarak në favor të çështjes kosovare. Ndërkohë që Republika e Shqipërisë, jo vetëm që nuk angazhoi asnjë ushtarak të vetëm për të ndjekur nga afër atë luftë, të paktën sa për sy e faqe, por, përkundrazi, ata oficerë që me nismën e tyre personale shkuan dhe luftuan me vëllezërit e tyre në Kosovë, porsa u kthyen nga ajo luftë i arrestoi, i dënoi, u pushoi familjarët nga puna shtetërore dhe i hodhi në rrugë.

 

Mund të na përmendini diçka tjetër nga kontributi i Gjermanisë për UÇK-në?

-Mirëpo, Gjermania nuk u mjaftua vetëm me ngritjen e atij shtabi, pranë Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së saj, por “Telekomi” gjerman e furnizoi UÇK-në me rreth 140 telefona satelitorë, ku përdoruesit e tyre në Kosovë mund të telefononin në të gjithë botën dhe me të cilët u mbajt edhe ndërlidhja me shtabet e NATO-s (f. 445), ku çdo muaj shpenzoheshin qindra mijëra marka. Në mbarim të luftës ajo shumë mbërriti në një milionë e 200 mijë marka gjermane. E krahasuar me kursin e asaj kohe, vlera është e barabartë me 960 mijë dollarë Amerikanë. Dhe, ajo që të bën edhe më shumë borxhli ndaj Gjermanisë, kur lufta mbaroi, përfaqësuesi i ‘Telekomit” gjerman, me porosi edhe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjermane, i thotë marrësit të atyre 140 telefonave satelitorë, (Ibrahim Kelmendit): “Faturën mund ta mbash thjesht për kujtim.”. Por Gjermania pati dhe kontribut direkt në luftë me njerëz…

 

Cili ishte kontributi me njerëz?

Përveç kësaj ndihme pa interes nga ana e Gjermanisë, në radhët e UÇK-së u radhitën gati 10 vullnetarë gjermanë, nga të cilët kemi edhe dëshmorë. E megjithatë, askush nuk u kujtua nga “katërshja”, Shtabi i Përgjithshëm dhe Drejtoria Politike e UÇK-së, të cilët sot janë të gjithë në pushtet, t’i thërriste e t’u thoshte të paktën: Faleminderit!  Me këto fakte, dëshiroj të them se Gjermania, edhe pse nuk dërgoi në Kosovë avionët apo ushtarët e saj, ne shqiptarët, çlirimin e Kosovës, duhet ta quajmë edhe kontribut të Gjermanisë, krahas UÇK-së dhe NATO-s. Dhe duhet t’i jemi mirënjohës gjithë jetën, sidomos për faktin që Gjermania kompletoi Ushtrinë tonë Çlirimtare me ndërlidhje, ku dihet mirë se pa ndërlidhje, në ushtri dhe në luftë nuk ka komandim, pa komandim s’ka fitore. Por, krahas vlerave që ka ky libër me autorë Bedri Islamin dhe Ibrahim Kelmendi, unë jam i detyruar të bëj publike një vërejtje esenciale.

 

Cila është kjo vërejtje?

-Këta dy autorë, njëkohësisht edhe anëtarë të udhëheqjes më të lartë të LPK-së të asaj periudhe, fyejnë pa pikë ndrojtje 5 (pesë) ish-oficerët e Ushtrisë Shqiptare, të  cilët ishim të vetmit që lamë punën, familjet dhe lirinë dhe dolëm vullnetarë në ndihmë të vëllezërve tanë në Kosovë, (para marrëveshjes së Rambujesë), nga 180 mijë oficerët aktivë, pensionistë, rezervë dhe rezervistë të të gjithë llojeve të armëve dhe shërbimeve të Republikës së Shqipërisë. Dy nga ne, Tahir Sinani e Indrit Cara, dhanë edhe jetën. Autorët jo vetëm që nuk thonë as edhe një fjalë respekti, por na quajnë “spiunë të SHIK-ut e të SHIU-t ose mercenarë”!, (shih f. 442-43). Edhe sikur ne të ishim të dërguarit e atyre shërbimeve inteligjente shqiptare, cila do të ishte e keqja për UÇK-në? Nëse ne do të ishim mercenarë, a mund të na jepeshin ato detyra të larta me përgjegjësi që kryem në radhët e UÇK-së? Dhe çka është edhe më e çuditshme, kontributin e dhënë nga 13 oficerët vullnetarë prej shtetit amë, (8 të tjerët hynë në luftë me kontigjentet që sulmuan nga territori RSH), ku për lirinë e Kosovës e morëm vdekjen në sy, këta dy zotërinj dhe ata që komanduan UÇK-në, e shumëzojnë me zero.“Mosmirënjohja,-thotë S. Frashëri,-është ligësia më e madhe në botë”…

 

Zoti Goxhaj! Forcat e UÇK-së patën përballë ushtrinë serbe, ushtri e madhe në numër dhe e militarizuar. Përveç mendimit të specialistëve të huaj,

-Kanë folur gjatë luftës e kanë shkruar shumë, kuptohet, në interes të tyre, por duke ju referuar ngjarjeve reale. Për t’i përforcuar këto përfundime, po citoj një nga deklaratat e gjeneralmajorit serb Bozhidar Deliç: “Sulmi i dytë frontal i UÇK-së, i quajtur Operacioni “Shigjeta”, u krye nga 27 maji deri më 7 qershor 1999. Ata sulmuan nga Shqipëria në drejtim të zonës së Pashtrikut. Në këtë sulm, forca sulmuese përbëhej prej këmbësorisë së UÇK – së dhe aviacionit të NATO- s.”. Është një deklaratë e bërë nën betim, para gjyqtarëve e prokurorëve të Hagës, që nuk kërkon asnjë koment tjetër. Duke e dëgjuar e lexuar edhe atë, a nuk  kemi të drejtë ta përsërisim me zë të lartë: Kosovën e çliroi bashkëveprimi luftarak midis NATO-s dhe  UÇK-së, të paraprirë nga SHBA-të!? Ka shumë vlerësime për luftën tonë (Të UÇK-së) dhe nga Bill Klinton… Unë po përmend njërin prej tyre…

 

Cili është ky vlerësim?

-Bill Klinton, në intervistën që i ka dhënë “PB. News Hour”, më 13 Qershor 1999, deklaron me sinqeritetin më të thellë se kontributi i UÇK – së për çlirimin e Kosovës është pothuajse i barabartë me atë të aleates NATO, duke e ndarë atë me përqindje. Ja se si shprehet Presidenti Klinton: “Unë gjithnjë kam menduar se mundësia e rezultatit të kësaj fushate bombardimesh ka qenë më e madhe se 50 për qind. Dhe jam i kënaqur që ajo i arriti objektivat tanë.”, (“Ne luftën, ju paqen”, f. 122). Unë  po  pyes: Atë besimin e patundur dhe atë ndeshjen dhëmb për dhëmb të UÇK-së me ushtrinë serbe dhe atë 50 përqindëshin tjetër të mbetur, që përmend e nënkupton zoti Klinton, duke dashur të thotë se besonte në fitoren vetëm me aviacion (pasi poshtë qiejve ku fluturonin avionët luftarakë ishte një popull i tërë  në frontin tokësor, që bashkëvepronte me atë aviacion dhe që kish pranuar të vinte kokën në satër) kush i realizoi!?. Atë e realizoi UÇK. Të njëjtin vlerësim bën dhe Wesli Klark..

 

Cili është vlerësimi për UÇK-në nga gjenerali Klark?

-Wesli K. Klark, në librin e tij “Waging Modern War”,f.330), shkruan: “Ne gjithashtu pranonim informata nga UÇK-ja, që kishin të bënin me luftën, e cila zotëronte vijën dominante, vijën kyçe të komunikacionit në veri, në drejtim të Beogradit… Ne e vumë re se UÇK – ja mbante të hapur një korridor të vogël në veri të Shqipërisë përmes fshatit Koshare. Lufta e vazhdueshme e saj i detyronte shpesh forcat serbe të dilnin në terren të hapur, ku na jepej neve mundësia t’i godisnim ato. Ne kishim informata të konsiderueshme rreth planeve të UÇK-së për të sulmuar brenda në Kosovë… UÇK-ja i nxirrte batalionet serbe nga fshatrat, përmes dyluftimeve, duke na dhënë neve mundësinë t’i sulmonim  nga ajri.” Ndërsa në vitin 2003, si dëshmitar në gjyqin kundër Millosheviçit, në Hagë, Klark deklaroi: “Në Kosovë, Serbia ka pasur një përdorim të tepruar të forcës si nga policia ashtu edhe nga ushtria dhe kjo e ka rritur motivacionin e popullatës për të rezistuar.”

 

Kundërshtarët e UÇK-së kanë akuzuar atëherë, por dhe sot përfshirjen e  NATO-s në luftën e Kosovës.. Cili është mendimi juaj?

-Për ta bërë të plotë rolin që luajti UÇK-ja në atë luftë, na duhet të parashtrojmë edhe një moment tjetër: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë u bë konform Konventës së Gjenevës të vitit 1959, për qëllime humanitare, sikundër e shpjeguam dhe vetëm me aviacion. NATO-ja goditi vetëm objektivat ushtarake dhe ato objekte industriale që ndihmonin luftën, kryesisht jashtë Kosove. Dihet se, vetëm 15 për qind e avio-fluturimeve dhe bombardimeve u kryen mbi Kosovë, madje edhe ato, në masën mbi 50 për qind kundër objekteve industriale dhe administrative dhe jo mbi ushtrinë serbe. Këto fakte të bindin se goditja kryesore kundër forcave të gjalla të armikut dhe makinerisë ushtarake serbe në Kosovë ishte vepër heroike e UÇK-së.

 

Keni konfirmuar se me futjen e NATO-s në luftë, rezistenca masive dhe aktiviteti në terren u shtri masivisht?

-Po. Në muajin maj 1999, pothuajse të gjitha zonat, me përjashtim të asaj të Bajgorës, kaluan në asgjësimin e armikut pjesë-pjesë, sipas taktikës partizane. Në atë periudhë, armiku, i cili priste  intervenim të NATO-s nga toka, u detyrua të përqendrohej në drejtim të Shqipërisë dhe Maqedonisë, nga priste sulmin. Ndërkohë ne intensifikuam goditjet nga shpina të armikut dhe të kolonave të tij kur, ku dhe si donim. Kështu që kemi të drejtë të themi se ky intensifikim i sulmeve të rrufeshme nga ana jonë dhe fuqizimi ynë, mund dhe ka ndikuar te Serbia që ta pranonte në Kumanovë ndalimin e luftës në mënyrë aq të befasishme. Këtë e vërtetojnë edhe fjalët e zotit Klinton, në intervistën dhënë CNN (“Ne luftën , ju paqen”, f.154): “Ma merrte mendja se kjo punë (lufta) do të shkonte goxha gjatë. Jo se kisha përcaktuar ndonjë afat kohor të saktë, por e dija që do të vazhdonte goxha gjatë.”

 

NESËR DO TË LEXONI:

-Rrëfimin e kolonel Dilaver Goxhajt: Si erdhën nga emigracioni dhe u rreshtua në radhët e UÇK-së emigranti vullnetar nga Kukësi Halit Coka bashkë me dy kushërinjtë e tij. Kërkesa e tyre në frontin e luftës dhe realizimi i saj nga Ramush Haradinaj.

-Beteja e ashpër e 3 prillit 1999, vrasja e luftëtarit Halit Çoka në frontin e luftës dhe amaneti i tij i fundit.

-Kush ishin 34 luftëtarët nga Shqipëria, dëshmorë të UÇK-së. Lista zyrtare.

 

 

Nga Kujtim Boriçi September 20, 2013 10:51
Komento

14 Komente

  1. Basri Sokoli September 20, 11:53

    Tungatjeta i ndyti Borichograd dhe jashtechitja e Kombit Dylber Goxhai!
    Kemi rreth ni muje, chi po nigjojme rrenat e genjeshtarit dhe mashtrusit ka Xhirokastra Dylber Koxhai, i njohur xhenetikisht per te tilla poshterime intriguese, chi na kane tregue shokt e tijna. Ne ket rast ai po ndihmohet prej agjentit te Beogradit Borichograd, i cili duke marre pare boll prej Dylber Goxhaj, e ndihmon ate per me shkrue marrina e budallakira te nyta, chi nuk inevojiten kerkujta vech Dylberit te Goxhaive, i cili andron me u ba ma i madhi i UCK. Na po i themi ktyne hajnave, se dardha e ka bishtin ka pas, ku ju keni me e pa se chat bisht se kuj ka me i hy. Na si zakonisht shprehim kechardhjen tone per nji ket gazete, chi i ka diftue ktij poplli te vujtum dichka ma teper se te tjerat, por chi me keto rrena e budallakira te ketyre fekaleve chi bine ere ni sahat large, po na zhgenjen jo vetem na luftetaret e asaj lufte, por krejt popullin e ketij vendi, i cili na dergon mesazhe mbeshtetese per chdo dite ne fachet tona te internetit. Nuk thote kot populli yne “thuje me ke rri, te them se kush je”, dhe “kush rri me m……, ne mos lyhet ka me te myte me ere”. U kjofte rruga e mbare per ne Beograd, atje ku ju pagujne kesh ne dore, ju jashchitja e kombit Shchiptar. Basri Sokoli, luftetar i UCK ne SHP te sajna.

    Reply to this comment
    • Palla September 20, 15:25

      O zoti Basri! Nga gjuha qe perdor marr vesh edhe nivelin qe ke. Duke e njohur UCK nga brenda, e di qe ka pasur plot njerez me nivelin tend (drgaxhinj, hajdut qe talleshin me gjakun e luftetareve te UCK, qe kishin hyre per te bere pare)ne rangje te ndryshme te drejtimit te UCK, por gjithashtu kam njohur edhe plot drejtues te tjere qe ja vlen t’i respektosh (kryesisht flas per ata qe kane vepruar ne teritorin e R.SH). Jane keta te dytet qe ja shtojne vlerat UCK dhe popullit te Kosoves.
      Tani te kthehemi tek komenti yt. Nqse ke gje per Dilaverin, perdor argumente dhe jo sharje. Personalisht e njoh shume mire Dilaverin, nivelin kulturor, teknik dhe karakterin e tij. Dhe ato qe thua ti jane vetem urrejtje dhe mllefe. Me keto arme qe perdor nuk fiton gje tjeter vecse tregon se sa poshte je, apo ke rene.
      Personalisht, kam nje verejtje per intervisten ku thuhet se: qeveria dhe ushtria shqiptare nuk e ndihmoi UCK. Nuk eshte e vertete, ka pasur nje ndihme totale per furnizimin me armatime dhe stervitjen e UCK. Jane ngritur baza stervitjeje, Ka pasur nje bashkepunim te jazhtezakonshem dhe kordinatori nga pala e UCK ka qene Beslim Zyrapi dhe disa te tjere dhe nga pala shqipetare ka qene nje grup I drejtuar nga …. dhe une kam qene pjestar I atij grupi.

      Reply to this comment
    • roy September 20, 15:59

      ore ne radhe te pare duan nga 1 dru ne prapanic te gjith ata shqipetar qe luftuan per ju kosovaret se ju jeni popull mosmirenjohes, u mbajtem me buke e nuk na i ditet dhane jeten per ju ndyresira dhe prap nuk jua dini, po ja hudhin fajin serbit po jo more jo u vjen hakut serbi juve se vetem me dru e doni ju qe te veni mend dhe te jeni pak mirenjohes, yyyyyt kafshe BASRI SOKOLI

      Reply to this comment
  2. Nje qytetar! September 20, 16:09

    Alooo,cfare thote ky Basriu or shoke mund ta shqiperoni? Une s’mora vesh gje!

    Reply to this comment
  3. DRENICA E KUQE September 20, 16:53

    Po kush na qenka ky fare “Basri Sokoli”, he…!? Na paska pikur prej qielli edhe kjo faqe e zeze dhe e ndyre serbe!… Mos eshte kjo edhe nje maske e FARKistit Spiro Butka a si t’i themi ketu: Spiro Kuçka. Kjo nuk ka fare rendesi. Kjo fyerje e ketij “autori” jo vetem se e fyen z. Shpetim Golemi dhe bashkeluftetaret e tij te UÇKse, por e fyen edhe Drenicen herioke dhe te gjithe bashkeluftetaret e Adem Jasharit, fyen njekohesisht edhe luften per liri e per Shqiperi te te gjitha brezave shqiptare, fyen edhe sakrificen shekullore te popullit shqiptar per bashkim kombetar. Ftoj me kete rast Shtetin Shqiptar qe t’i ndjeke dhe t’i ndeshkoje keto maska e keta maskarenj te tipit anti shqiptar “Basri Sokoli” sepse duke qene edhe ata pjese e “SHP” si thote ajo jashteqitje anti shqiptare e dale dhe (tele)dirigjuar nga LDK, punet po na vene si mos me keq… I kam percjellur e lexuar te gjitha vazhdimet e kesaj interviste ekskluzive qe po e jep gazeta shqiptare DITA dhe jam plotesisht i bindur se Dilaver Goxhaj, te cilin e njoh personalisht dhe i di meritat e tij ne luften e UÇKse, e thote nje te vertete te papare deri me sot aq sa i takon luftes se UÇK-se qe i djeg dikujt qe nuk ka qejf te dale e verteta e asaj lufte ne shesh… “Basri Sokoli” vete me kete maske anti shqiptare po i tregon te gjithe “luftetaret” dhe bashke ”luftaret” e tij “heroik”, he ZOTI i madh e marrofte!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  4. Memet Drenica September 20, 18:13

    Heu bre drenice e Kuche!
    Mos bre ban chashtu, se je vete Dylber Goxhai.
    Leni mor njerin ne jeten vet, se Spiro butka nuk vet as perkerkend e jo ma per Dylber Drenica Koxhai Shpetimo Golemi apo Pellumb Laraska.
    Mos u matni me dillin e menxhezit si Dilo shpiuni i shkjaut e ndoni axhenture tjeter.
    Drenica e njeh mire Xheneral Vigan Gradicen dhe Dylber Koxhain e Shpetim Golemit
    kosova e ka nderue tue i dhane graden e Xheneralit ne pas lufte ndersa presidenti Topi e dekoroi me rastin e nichint vjetorit te pavarsise. Per Dylberin nuk ka pyt e nuk ka per te pyt njeri, se e njohin se kus asht e per ke punon ai dhe djali i tijna.
    Ku..Ku..Ku..Ku..bre a si kini pa keto ne fachey e face bookot te Xheneralit. apo i kini pa e po plasni prej marazit.Te kjofte dore e mbare ty vllau yne Basri. Une che te njof ka afer e di chfare zemre ke tina , si luftetar ma i mire che ke kene o trim i UCK. Memeti prej Drenice.

    Reply to this comment
    • beni September 20, 22:01

      ore ti (se duket qe je i njejti person me ate te komentit te pare se jane te njetat gabime drejtshkrimore) ke problem te shkruash fjalet ne shqipe te sakte????

      kombinimi ch ne shqip nuk egziston! nuk eshte ‘ch’ por eshte ‘q’.
      Tani te te thote vellai nje mendim per komentet e tua: ti qenke per te te qare hallin o derezi. Ti, per mendimin tim je nje serb e derr serbi. Ptuh rrace e ndyre!

      Ik keput qafen andej nga ke ardhur se ketu po flasim per luftetare patriote, vellezer e motra, nena e baballare qe i dhane cdo gje qe kishen per clirimin e vellezerve e motrave ne Kosove.

      Reply to this comment
  5. DRENICA E KUQE September 20, 23:41

    Une jam DRENICA E KUQE E JO DILAVER GOXHAI, o Spiro Kuçka! Plas e kup nga inati o FARKisti i Shallit t’Shkive se ke me met katar i thive!… Dilaver Goxhai po e thote si burre te verteten per luften e UÇKse e ju keni dale prej kanaleve t’Shkive e po flisini sikur ju keni qene UÇK e qe eshte nje genjeshter e vertete dhe rrene e kulluar. Po rrena i ka kembet e shkurtera thote nje fjale e urte shqiptare. Kontributi yt dhe shokeve tu eshte vetem sharja e luftes se UÇKse dhe perndjekja e burgosja e luftetareve te saj… E keni qitur barkun para hunde me para te shkieve e te brahimoshkive… Ashtu si po shihet nga menyra e te shkruarit po del se ky “Memet Drenica” eshte vete “Basri Sokoli” alias Spiro Kuçka e Butkes!… Nuk peshtyhet DILAVER BURRI o klyshi i FARKut t’Serbise!… Kjo sharje e luftes se UÇKse qe keni nisur ju klyshte e Kudres Shkine ka me ju mbetur ne fyt juve spiro butkave e Spiro Kuçkave te FARKut anti shqiptar… Se nese ta ha mendja luajme edhe kapuças vetem se me pas nuk te lane as Valbona e Lashte!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  6. apolon September 21, 06:04

    Zoti Goxhaj ne intervisten e para 1 jave shkruante se lufta ne Kosove ishte teresisht lufte e shqiptareve te besimit mysliman dhe vetem disa dite me vone ne listen qe paraqiti demantoi veten. Duket se ka nje rivalitet mes Goxhajt dhe Butkes, dhe jo Buçkes si iu referua ai ne intervisten e tij, por nuk ishte e nevojshme qe ky rivalitet te fshihet pas besimit fetar. Goxhaj kujton se shqiptaret jane rritur ne maje te pemes dhe nuk e dine kush eshte I.Kelmendi, njohja e vjeter e BND qe ne mesin e viteve 80, rolin e Kelmendit per njollosjen e refugjateve politike te ambasadave, dergimin e tij ne jug te Shqiperise per mbledhjen e informacionit ne vitin 97.Asgje e keqe nuk i ka ardhur kombit nga ndihma e nje sherbimi mik si ai gjerman, por informacionet ne lidhje me disa figura te UCK ne Der Spiegel pas lufte jane shume te qarta. Nga ana tjete minimizimi i rolit te Shqiperise, a thua se Kosova ishte ne kufi me Burundin dhe kufiri i Shqiperise ishte hani i Stamo Dumes, ku Dilaveri nga malet e Kosoves i jepte urdher kapterrit te USH ne malet e Kukesit te godiste serbin ne brendesi te nje territori de jure te nje shteti tjeter. Pak me serioz zoti Dilaver,, USH dhe shteti shqiptar o e kane ndihmuar UCK o se kane ndihmuar, pasi ish oficeri i USH ne Kukes nuk e ka patur Divizionin e Kukesit ushtri private.E bere si pola zoti Dilaver qe pasi e mbushi koven plot me qumesht i dha shkelmin ne fund. Me keqardhje per kujtimet tuaja te vitit 2013 dhe me respekt per luften tuaj ne 1999.

    Reply to this comment
    • ibrahimi September 21, 11:45

      Me vjen shume keq qe ky lloj Bastriu dhe me pas Memet Drenica, qe kuptohet se eshtei njejti perso he mes shkruan dkush ne keto komente, te bind se eshte vete Spiro Butka, por qe tash e kemi mesue se mbiemni i vertete i tij asht Bucka, gjith mellefet e tij qenkan se pse nuk eshte permend si lutetar i UCK, qe ne fak nuk ka qene i tille, te cilen e kam thane disa dite me heret. Nese ai ka kundershti ndaj atyre cka tregon Dilaveri, le te japi faktet e tj. Por eshte e pamundun te japi fakte te kunderta pasi ai nuk ka pa asgje ne Kosove. Eshte turp i madh per te qe shprehet keshtu, ndyresisht, por ka gjasa qe ta pesoi si Sulltan Murati qe vdiq nga marazi. Nuk do ishte kq per UCK-ne qe te tille njerez shpifarake e injorante te mos jetojne.

      Reply to this comment
    • Dilaver Goxhaj September 21, 11:51

      Ju zoti “apolon” gaboheni ne te gjitha “kundershtite” qe shruani ne komentin e mesiperm. Me vjenkeq, qe po ta them, por gaboheni teresisht, dhe ngaqe gaboheni me vetedije, ndaj dhe nuk e shkruani emerin tuaj te vertete, duke qene i bindur se koleget tuaj ne Kukes e Tropoje, (nese ke qene me te vertete kuader i atij Divizioni, gje qe kam dyshim), do t’u kundeshtojne me fakte dhe emera konkrete, te cilet une qellimisht nuk i kam permendur.

      Reply to this comment
  7. arvanitasi September 21, 09:08

    Ky Basriu nuk di me fol shqip mos eshte gje serb!!?? Ik o Basri se ti nuk di me fol shqip e jo me me tregu se si u be lufta ne Kosove.

    Reply to this comment
  8. Lleshi September 21, 12:56

    “…..Dhe çka është edhe më e çuditshme, kontributin e dhënë nga 13 oficerët vullnetarë prej shtetit amë, (8 të tjerët hynë në luftë me kontigjentet që sulmuan nga territori RSH), ku për lirinë e Kosovës e morëm vdekjen në sy, këta dy zotërinj dhe ata që komanduan UÇK-në, e shumëzojnë me zero.“Mosmirënjohja,-thotë S. Frashëri,-është ligësia më e madhe në botë”…”

    E ke qelbur zoti Goxhaj ! Pjesmarrja ne lufte per clirimin e trojeve shqiptare , nuk ka nevoje te marre “mirenjohjen” e askujt ! Ajo ka mirenjohjen e historise dhe te brezave qe jane dhe qe vijne ! Ajo eshte sakrifice sublime ne emer te Atdheut dhe ne emer te “personave” !

    Mllefet personale , nuk i bejne nder as ty dhe as historise se treguar ! Shqitari e “merr pushken” per Atdheun dhe jo per “mirenjohje” ! Korigjoje kete qendrim tendin se e “ul” kot vepren e djemve shqiptare !

    Reply to this comment
  9. Memet Drenica February 19, 10:05

    Tung Drenica kuqe(bytha)!
    Shkrun e flet ne emer te Drenices kuqe, pa qite fytyren tande te vertete. Te kuptojme drejt, perse nuk guxon me qite emrin tand te vertete. Nuk guxon, se te do te njohin se kush je dhe si tille, kane me te tregue vendin, se ku e ke. Sa per Dylber Goxhaj na drenicaket e njohim Dylber Goxhaj, ashtu si e njeh e tane Kosova, si nji mashtrues ordiner te perjashtum prej ushtrise Shqiptare, per mos zbatim urdheri, per me shkue ne detyren e komandantit te baterise. Ai nuk asht Kolonel sepse asht perjashtue prej ushtrie me graden e kapitenit dhe kjo asht e rregjistrume ne kartelen personale te tijna, te cilen mund ta shoh secili qe kerkon te njihet me realitetin dylberian te mashtruesit golemas. Une jam Memet Drenica e te flas me emrin real, ndersa ti si ndyresine e kombit shqiptar qe je, fshihesh pas nofkes “Drenica e kuqe”, sepse e ke frike nga te vertetat dhe realiteti historik. Sa per at cka thurni e shkruni per Gjeneral Vigan Gradicen, ju mundeni me i hager mutin atijna, sepse historia kombetare dhe luftetaret e saje, e dijne se kush asht dhe cka asht tue ba dhe ma se shumti do ta njihni ne te ardhmen, gjate luftes te luftetarve clirimtar, per bashkimin kombetar. Heu bre u shofte fara juj e keqe si mashtrus ordiner, ju qe bleni me pare ne dore gazekare si boricogradi, qe per pare shet ene prapanicen e vet. E marrofte zoti faren tuaj te keqe. Memet Drenica.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*