Goxhaj: Si më pagëzuan Hashim Thaçi e kolegët me pseudonimin ‘Shpëtim Golemi’

Nga Kujtim Boriçi September 4, 2013 13:49

Goxhaj: Si më pagëzuan Hashim Thaçi e kolegët me pseudonimin ‘Shpëtim Golemi’

(Vijon nga numri i kaluar)

 

Shpesh, në faqet e “Ditarit të Luftës”, kolonel Dilaver Goxhaj, Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, krahas mbresave nga fronti i luftës, ka hedhur dhe mendime e refleksione e ngjarje të ditës, si dhe për ato para e pas luftës për liri… Në një nga këto dit, Goxhaj ka rrëfyer (shkruar) dhe detajet e pagëzimit të tij me pseudonimin e luftës ‘Shpëtim Golemi’. Ai shkruan dhe për marrëdhëniet dhe rolin e personaliteteve të luftës e politikës në ngjarjeve kyçe të Kosovës si Hashim Thaçi, Adem Demaçit, Agim Çeku, etj…

 

Zoti Dilaver! Në luftën e Kosovës, deri në detyrën e Zëvendësshefit të Shtabit të UÇK-së ju njiheni me pseudonimin ‘Shpëtim Golemi’?

-Ky pseudonim ka pak a shumë një histori të vetën. Vendimin për të shkuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e pata marrë më herët se të nisesha për në Kosovë. Gjatë asaj kohe, që unë përgatitesha për të shkuar në luftë, merresha me analiza të asaj lufte. Ato analiza i botoja në gazetën “Rilindja” që botohej në Tiranë. Të gjitha shkrimet i botoja me emrin tim, Dilaver Goxhai dhe me plotësimin “Kolonel në rezervë”. Këtë të dytën e vendosja me qëllimin e mirë, që të isha më i besueshëm te luftëtari a lexuesi kosovar, që ai të bindej se luftën e popullit të tij po e analizonte një specialist dhe jo thjeshtë një dashamirës. Pas vendosjes së armëpushimit të njëanshëm midis UÇK-së dhe ushtrisë Jugosllave, shpërtheu një polemikë e nxehtë jo vetëm midis drejtuesve të UÇK-së dhe faktorit ndërkombëtar, për çështjen e zgjidhjes së problemit të Kosovës, por edhe brenda për brenda faktorit politik shqiptar në Kosovë. Njëkohësisht filluan edhe diskutimet midis Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe Përfaqësuesit politik të saj, Adem Demaçit, për mënyrat e procedimit politik për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Unë i ndiqja me shumë vëmendje këto ngjarje dhe mbërrita në përfundimin se të gjitha ato debate vinin jo vetëm ngaqë faktori politik në Kosovë ishte shumë larg UÇK-së, por edhe ngaqë UÇK-ja kish disa gjëra të pa definuara mirë, që vinin edhe nga mungesa e përkrahjes si dhe e mos organizimit perfekt të asaj ushtrie. Kjo më nxiti që të hidhja disa mendime rreth strategjisë e taktikës, që duhej të kish faktori politik në Kosovë si dhe vetë UÇK-ja.

Çfarë bëtë konkretisht?

-Ju vura një pune të ethshme, duke i sistemuar mendimet e mia , dhe i botova nën titullin “Krijimi i një fronti gjithëpërfshirës në Kosovë – domosdoshmëri historike”. Këtë artikull, para se ta çoja për botim, e konsultova me H. Thaçin, A. Sylën, Xh. Halitin, K. Veselin, etj., tek Restorant “Gjeli” në Tiranë. Ata kishin ardhur për probleme pune në Shqipëri. Pasi më dëgjuan më sugjeruan se, meqenëse ti do të shkosh së afërmi në Kosovë, ne do të ishim të mendimit ta botoje me atë pseudonim që do të mbash në Kosovë. Deri në këtë moment unë nuk kisha menduar për pseudonim dhe, natyrshëm, që ua bëra pyetje se pse duhej të ndërroja emrin.

Cili ishte mendimi i Hashim Thaçit e bashkëbiseduesve?

-Ata ma justifikuan se emri juaj është prezantuar në opinionin kosovar, por edhe më gjerë, si një nga analistët e luftës që bëhet në Kosovë dhe, po qe se nesër mësohet që ju kini shkuar në Kosovë, dashje pa dashje, kompromentoni shtetin shqiptar, e del se u kanë dërguar struktura të veçanta të këtij shteti, gjë që nuk është kështu dhe se nuk do të ishte mirë as për shtetin e as për ty, që të krijohet mendimi se u ka dërguar ai shtet. Ju, vazhduan ata, i jeni përgjigjur thirrjes sonë dhe si i tillë, ju jeni një vullnetar. Kjo u nderon më shumë. Unë u binda nga ato argumente. Kur e çova materialin për botim, e dorëzova pa emër. Kryeredaktori dhe redaktori i gazetës “Rilindja” më pyetën se çfarë emri t’i vinin materialit. U përgjigja se edhe unë nuk dija dhe nuk kisha menduar ende. U thashë kështu, që të merrja mendimin e tyre, nga që kishin mjaftë përvojë në këtë drejtim. E dhanë materialin për ta futur në gazetë dhe lanë porosi se pas një ore do të vihej edhe emri i autorit. Së bashku me redaktorin, Ramush Tahirin, shkuam të pinim një kafe dhe atje të binim dakord edhe për gjetjen e pseudonimit, pasi që unë u thashë se kam porosi që ta botoj me pseudonim. Gjatë kohës që bisedonim në kafene, Ramushi shpesh herë ndryshonte bisedën dhe më pyeste se nga isha dhe për çka dallohej në shekuj krahina e ime. Unë i fola edhe për Lunxhërinë edhe për Kurveleshin edhe për Golemin në veçanti. Pasi më dëgjoi me vëmendje, më tha që t’ia lija përfundimisht atij në dorë. Të nesërmen, kur doli gazeta e pashë se ai e kish vendosur emrin e autorit Shpëtim Golemi. Kjo është pak a shumë “historia” e pseudonimit që unë mbajta gjatë Luftës për Çlirimin e Kosovës.

Cilat duhet të jenë shkaqet pse NATO vendosi që të angazhohej në Kosovë vetëm nga ajri e jo edhe nga toka?

-Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë nga deklarimet e disa personaliteteve të larta. Presidenti Klinton, qysh më 24 Mars 1999, natën e parë të bombardimeve, deklaroi në  TV se: “Unë nuk kam ndërmend të fus trupat tona në Kosovë për të  bërë luftë”. Dhe këtij vendimi ai i qëndroi besnik gjatë gjithë luftës edhe pse pati presion si nga Toni Bler, por edhe nga komandanti NATO-s, Z. Klark. Por edhe politikanët e NATO-s, ministrat e jashtëm, nuk ishin dakord të ndërhynin me forca tokësore, pasi llogarisnin humbje. Dhe këtë na e shpjegon vetë, ish shefi i Komitetit Ushtarak të  NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Klaus Nauman, i cili thotë: “Kurrë nuk ka ekzistuar dëshira për të zhvilluar një luftë kundër Jugosllavisë, me qëllim që ta mposhtë këtë  vend. Sikur NATO të kishte pasur një interes të tillë, atëherë një operacion i tillë do të  ishte zhvilluar në mënyrë krejt tjetër, shumë  më  shkatërrues.”, (Zëri,25.4.2000)

Duke qenë një ndër protagonistët, mund të na thoni se në ç’situatë e gjeti UÇK-në ndërhyrja e NATO-s?

-Lufta ajrore e NATO-s e gjeti UÇK-në në përleshje të ashpra me ushtrinë serbe, e cila qysh në datën 20 Mars 1999 pati ndërmarrë dy  goditje të  fuqishme, të njëkohshme, të s’fazuara në dy ditë: në  Zonën Operative të  Drenicës dhe në atë të Pashtrikut, që njihet me emrin “Operacioni Patkoi”. Armiku pati angazhuar mbi 400 tanke e transportues të  blinduar, si dhe mbi 40 mijë forca, të  mbështetura me artileri të shumtë. Gjatë javës së fundit të Marsit, e cila ishte faza e parë e bombardimeve, jo vetëm që mbi Kosovë veçse binte shi e borë  pa pushim, por edhe aviacioni i NATO-s nuk parashikonte goditje të objekteve ushtarake serbe në Kosovë. Në atë fazë ishte parashikuar fitimi i epërsisë në ajër dhe goditja e gjithë objekteve serbe në ish Jugosllavi, të karakterit ekonomiko -strategjik, që  ndikonin në  ecurinë e luftës, ku përfshiheshin uzinat ushtarake, qendrat e rafinimit e ruajtjes së karburanteve, linjat hekurudhore, urat dhe qendrat e ndërlidhej e të komandimit, etj. Në këto kushte, ushtria serbe në Kosovë ende nuk e ndjente goditjen, prandaj ajo vepronte me intensitet të lartë, sipas strategjisë së tokës së djegur.

Kjo është dhe periudha e eksodit biblik të shpërnguljes masive të kosovarëve nga pushtuesi serb?

-Kjo periudhë është faza e shpërnguljeve më të mëdha të popullsisë dhe kemi luftimet më të ashpra të forcave të UÇK-së. Gjithashtu, në këtë  fazë, që ditën e parë, janë vendosur lidhjet midis Shtabit tonë të Përgjithshëm dhe NATO-s, i cili fillimisht ishte vetëm për shenjë tregimin e objektivave serbe, por më vonë erdhi duke u forcuar. Vjen kështu faza e dytë…

Çfarë përfshinte faza e dytë?

-Faza e dytë e goditjeve të aviacionit, 1 deri 30 Prill, kishte për objekte goditjeje, një gamë më të gjerë objektivash serbe, ku hynin armët dhe mjetet kundërajrore, objektet ushtarake në Kosovë, grumbullimet e forcave dhe të teknikës etj. Mirëpo, në gjysmën e parë të kësaj faze forcave serbe në Kosovë u erdhën në ndihmë kushtet meteorologjike, ku nuk reshti as bora e as shiu, natë-ditë. Këtë situatë ushtria serbë  e shfrytëzoi jo vetëm për intensifikimin e shpërnguljes së popullsisë shqiptare, por kaloi edhe në shpërndarjen e forcave të veta, duke i nxjerrë nga kazermat dhe duke i fshehur nëpër shtëpitë  e fshatarëve, në pyje dhe lagje qytetesh. Për shembull, Brigadën e Tankeve që e kish përqendruar në Prishtinë e pat fshehur në tunelin e kalimit të  mjeteve ,poshtë  banesave të  lagjes Dardania, e cila thirret “Kurrizi”.

Po situata dhe pozicioni i reparteve të UÇK-së?

-Për sa i përket veprimit të  forcave të UÇK-së, gjatë kësaj faze, ato ishin të kombinuara: luftime sulmuese dhe diversioniste. Sulmet kryheshin me formacione të vogla, deri në kompani, pasi edhe forcat e armikut nuk i gjeje të përqendruara me formacione të mëdha. Aviacioni i Aleancës filloi të  veproi me intensitet mbi forcat ushtarake serbe në Kosovë vetëm pas datës 12 prill, pasi atëherë u përmirësuan kushtet meteorologjike, pavarësisht se goditjet nga fluturimet mbi re, me raketa të  programuara,bëheshin në  vijimësi, kundër qendrave të  mëdha ushtarake tokësore, por që ishin të zbrazura.

Cilat ishin format e kundërveprimit të forcave serbe në këtë periudhë të luftës?

-Strategjia e ushtrisë serbe, qysh në fillim të ofensivës së saj ishte: të përfundonte spastrimin etnik të Kosovës dhe më vonë të  përçante unitetin e NATO-s, duke pranuar edhe bombardime, pasi  do të  fitonte më shumë, sepse po të arrinte përçarjen e NATO-s do të përjetë sonte Kosovën, dhe për këtë i afronte NATO-s koncesione të rreme. Ishte këmbëngulja e Presidentit Klinton që Serbia nuk ia arriti dot atij qëllimi. Shpopullimi masiv i pjesës më të madhe të Kosovës, për një afat kohor shumë të shkurtër, që bëri Milosheviçi, e kapi në befasi jo vetëm NATO-n, por të tërë komunitetin ndërkombëtar, i cili shpresonte se pas javës së parë të bombardimeve, Serbia do të  dorëzohej. Kjo ndodhi edhe për faktin se në këto dy javë, luftimet e forcave të UÇK-së ishin aq të ashpra sa na u konsumua një sasi e madhe dhe e pa parashikuar municionesh.

Si u zgjidh problemi i mungesë së municioneve?

-Në këto kushte UÇK-së iu desh që të kërkonte furnizime nga NATO, por ato u refuzuan. Si rrjedhojë, repartet e UÇK-së filluan t’i pakësonin luftimet sulmuese me rendime të mëdha. Sulmonim me skuadra dhe toga, për të kryer luftime të shkurtra. Gjithashtu, një pjesë e madhe e popullsisë, ajo pjesë që nuk pranoi kurrsesi të largohej nga Kosova, dhe kjo ishte edhe politika që bënte UÇK-ja me Adem Demaçin, u detyrua të strehohej në zonat që kontrollonte UÇK-ja, gjë që formacionet tona u detyruan të kryenin luftime mbrojtëse, në mbrojtje të  kësaj popullsie, si në Shalë të Bajgores, Gryka e Shalës, Qyqavicë, Berishë, Nerodimë, Dushkajë, Gollak, Pagarushë, ku popullsia arrinte nga 25-150 mijë, në secilin rajon. Këta refugjatë nuk ishin rezultat i bombardimeve ajrore te NATO-s, sikundër justifikohej Millosheviçi, por luftimet e Millosheviçit u kryen pikërisht për të krijuar refugjatë. Ndërhyrjen e NATO-s, Serbia u mundua ta shndërronte në spastrim etnik. Daljet e Adem Demaçit çdo ditë nëpër rrugët e Prishtinës, për të cilën e akuzon rëndë Kadareja, kishin këtë qëllim, që populli të mos largohej, pasi ngelej UÇK-ja si peshku pa ujë. E çuditshme është se  gjithë “analistët” kosovarë e kritikojnë UÇK-në si të pa zonjën të ndalonte shpopullimin e Kosovës nga ushtria dhe policia serbe. Si përgjigje ndaj kësaj akuze, unë po u bëj një pyetje retorike atyre dhe mbështetësit e tyre në Shqipëri: Ku ishit ju zotërinj atëherë? Mirë që nuk ua mbajti të rrëmbenit edhe ju armët, por pse nuk i bëtë të paktën një thirrje popullit për të mbështetur UÇK-në? Trima pas beteje dhe të mençur pas kuvendit ka gjithmonë me shumicë….

Cilat kanë qenë situatat më të vështira për UÇK-në?

-Në luftë çdo situatë është njëra më e vështirë se tjetra, por më ngushtë e kemi pasur kur na u pakësuan municionet. Ky ishte edhe shkaku pse i shkruam direkt Klarkut. Ai ishte shkaku se pse i kërkuam ndihmë Komandantit të Brigadës së helikopterëve të mundësonin furnizimin me municione. Por nuk thonë më kot se ‘është i zoti ai që e nxjerr gomarin nga balta.’ Filluam sulmet e depove dhe bazave të ndryshme të ushtrisë dhe policisë serbe dhe u armatosëm. Model në këtë drejtim ishte Br 153 e komanduar nga Adem Qerim Shehu, oficeri trim dhe i aftë nga Tirana….

 

NESËR DO TË LEXONI:

-Si i bashkërenduam veprimet luftarake oficerët nga Shqipëria me repartet e UÇK-së që drejtonin dhe roli i oficerëve Bardhyl Tahiri, Indrit Cara, Adem Shehu etj në betejat që morën pjesë.

-Rrëfimin e Kolonel Goxhajt: Çfarë kërkova si përfaqësues i UÇK-së në bashkëbisedimin me komandën e NATO-s për Kosovën lidhur me demilitarizimin e UÇK-s.

-Cilët ishin faktorët dhe veprimet luftarake (NATO dhe UÇK) që e detyruan së fundi Sllobodan Millosheviçin të  pranonte kapitullimin pa kushte, më  10 Qershor 1999 në Kumanovë.

Nga Kujtim Boriçi September 4, 2013 13:49
Komento

14 Komente

  1. Gramoz September 4, 15:57

    allall qumshi nenes kolonel

    Reply to this comment
    • Anad September 4, 19:13

      Filluan fshataret te mburrin njeri tjetrin!!!
      Ja edhe ky “Gramozi”,e ka kuptuar shkencerisht idene e kolonelit “OSMAN GAZEPI”,sa edhe shqip nuk di te shkruaje e jo te vleresoje ushtarakisht “OSMANIN”Zogist!!
      Nuk shkruhet “allall”,o Gramoz,por “HALLALL”!!!
      Shko ruaj dhite ngaq mali,se keto punet e ushtrise i dine me mire ca te tjere e jo ti,qe nuk njeh gjuhen LETRARE!!!
      Interesant:Vihet re,se te gjithe keta,qe shkruajne per te mbeshtetur Kolonelet rezerve,qe mburren,nuk dine te shkruajne shqipen letrare!!!
      SIKUR KANE TE GJITHE NGA 4 KLASE FILLORE!!!

      Reply to this comment
    • Pilo Lala September 5, 03:25

      Ky trim Kurveleshi, nga Golemi Gjiyokastres, beri detyren qe ka bere gjithe Rilindasit tane.

      Reply to this comment
  2. Peza September 4, 16:29

    Titulli i shkrimit citon,:
    -Goxhaj: Si më pagëzuan Hashim Thaçi e kolegët me pseudonimin ‘Shpëtim Golemi’
    Dakort jemi deri ketu me “kolonelin”!!
    Po kjo me poshte cfare eshte?
    – Së bashku me redaktorin, Ramush Tahirin,(rrefen Goxhaj) shkuam të pinim një kafe dhe atje të binim dakord edhe për gjetjen e pseudonimit, Pasi më dëgjoi me vëmendje, më tha që t’ia lija përfundimisht atij në dorë. Të nesërmen, kur doli gazeta e pashë se ai e kish vendosur emrin e autorit Shpëtim Golemi.
    Ku eshte THACI ketu???
    Eh,more kolonel,qe nga MBURRJA E MADHE nuk di se cfare te shkruash me pare!!!
    Habitemm me keta te gazeters “DITA”,qe botojne MUFKA te tilla!!!
    Merreni me mend se sa te drejte do kishin gjeneralet amerikane,qe drejtuan gjithe ato luftra neper bote,nen vartesine e te cileve kane qene mijra USHTARE E OFICERE,mijra AVIONE LUFTARAKE,TANKE,AEROPLAN MBAJTESE,SHTRETER TE LESHIMIT TE RAKATAVE “PETRIOT” E “TOMAHOUK”etj,etj!!!
    Teta te “SHKRETE” veten kur kane dale ne pension shkruajne ndonje liber me kujtime dhe NUK MBURREN SI OSMAN GAZEPI YNE, ALIAS “kolonel Goxhaj”!!!

    Reply to this comment
    • gzimi September 4, 17:21

      me vjen keq per komentuesin dashakeq “peza”, i cili perhere , per ta ulur sa me shume kontributin e ketij shqiptari, qe me sa duket ai e ka zili dhe kjo e ka bere ate te kaloi ne ligesi cmendurie, ndaj dhe nuk e ka kuptuar titullin e shkrimit qe thote: Thaci dhe koleget e tij. E pra, gazetaret jane koleget, ky nuk e kupton. Thaci i tha duam pseudonim. Pra e pagezuan me pseudonim, por me ke te flasesh, ky “peza” qenka taman sipas thenies se Cajupit: Qenke veshgjat o beu yne”, pasi kjo shprehje nuk eshte e zotit Goxhaj, por eshte e gazetarit. Injoranca dhe ligesia nuk ka kufi tek ky njeri, i cili, sipas pellumb zaimit, duhet te jete Spiro Bucka.

      Reply to this comment
      • Peza September 4, 19:07

        Or,taj,”gzim”!
        E nuk e hajk,or taj prej knej taj hala???
        Po kenke rrote magjari bre!!!
        Po ku din me shkrujt taj,or rrot mullini,se nuk mujte me e mrojt kete xheneral Goxhaj-n,or taj!!!Or “gzim”,a e kupton,or taj se je njifarsoj si OSMON GAZEPI i Zogollit???
        Hajkni or DERRA se lat nom tuj u mburr si gjeli maje PLEHUT!!!
        Hyyyy,ju shitofte zana!!!~
        Lejini ,kosovaret te mburren per luften e tyne,se na cate TRAPIN,duke thone se e paskeni bo ju luften e jo NATO!!!Hyyy,ju shpelafte kanuklla,ju shpelafte!!!
        Cere Spiro Bucka,o rrote katnari,jom un??
        Po taj sikur the se e kom gjet psedonimin tem,o koqe???
        Sa te squt e mani veten,aq a sa ene GOMORI JEM NUK JU NJEF!!!

        Reply to this comment
      • zefi September 4, 19:19

        O GZIM!!
        Si qenka njelloj te shkruhet ,qe “THACI DHE KOLEGET E TIJ” e pagezuan me emrin x dhe pastaj thuhet se emrin ia caktoi redaktori???
        Po te ishte keshtu,atehere do ishte me MADHESHTORE DHE E DREJTE,QE TE SHKRUHET SE
        -“PSEUDONIMIN KETIJ,KOLONELI IA CAKTOI BILL KLINTONI,BUSHI DHE KOLEGET E TYRE”!!!!
        Qenkeni IDIOTE KOMPLET!!!
        -Edhe Sanco Panco ishte me DINJITOZ se ju,legena!!!

        Reply to this comment
    • Pilo Lala September 5, 03:27

      Dilaver Goxhaj eshte heroi Shqiptar i Epokes se Re

      Reply to this comment
  3. Kliti September 4, 19:02

    O Gzim dhe ju te tjeret! Po c’ja varni ketij ‘Peza’-s mo!!! Ai do te jete ndonje kokerr debili, injorant, qe dhe filloren rrezik nuk e ka mbaruar… Lereni ne budallallekune tij… Aq di i shkreti… Meshirojeni, e mbi te gjitha, mos humbni kohe me ‘te…

    Reply to this comment
    • Peza September 4, 19:25

      Aman,bre “kliti”,ma verteto pak se je “ME IDIOT SE UNE”???
      Me kaq sa thua,zotrote justifikohen vetem BUDALLENJTE E FSHATIT kur i mburren njeri tjetrit e jo ushtaraket profesioniste!!!
      HAPE TRURIN TEND PROVINCIAL DHE HIDH POSHTE ME FAKTE QOFTE EDHE NJE NGA ATO THENIET E MIJA PER KETA KOLONELE SHARLATANE!!!
      Derdellisin per “OPERACIONIN”(obobo ,OPERACION!!!) dhe ne fund te derdellisjes nuk thone ASNJE FJALE SE U ZHVILLUA KY “OPERACION”???!!!
      Kete ,te pakten hidhe poshte,se te tjerat te HEDHURA JANE!!!

      Reply to this comment
      • gzimi September 4, 20:27

        or ty, Spiro “peza”, kuptohet qe nuk e din shqipen, pasi gazetari e shkruan ne veten e trete njejes: “Thaci dhe shoket e tij”.Nese do te ishte ne ligjeraten e drejte e thene nga koloneli, atehere do te ishte e shkruar: “Thaci dhe koeget e mi”. Mirepo mesuesia e juaj atje ne fshat ku ke qene nuk ta ka mesuar mire gjuhen shqipe, ose duhet te mos e dish mire shqipen. A e merr vesht se sa i pakulturuar qe je dhe sa dashakeq qe je?

        Reply to this comment
  4. Fatmir Berberi September 4, 19:06

    Pershendetje dhe admirim per ju Dilaver.Me vjen mire qe po plotsoj njohjen per JU me ngjarje shume interesante,qe tregojne karakter te hekurt dhe atdhedashuri te pa fund.Vepra e ben njeriun e pavdekshem dhe ti e arrite ate.Te admiroj dhe me vjen mjaft mire qe kam njohur nje PATRIOT SI JU.
    TE PERSHENDES DHE TE URROJ GJITHE TE MIRAT

    Reply to this comment
  5. Begsi September 4, 19:33

    Urime Z. Dilaver Goxhaj dhe ushtaraket e tjere nga Shqioperia qe moret pjese ne luftene UCK-se dhe ne Maqedoni! Keni bere detyren si atdhetare, pa cka se nuk keni fituar asgje as moralishgt dhe as materialisht.
    Urime dhe gazetes Dita qe po na jep hollesi rreth luftes ne Kosove, e cila, me thene te drejten, pak njihet ketu ne Shqiperi, vecanerisht kontributi konkret i oficereve nga shteti ame qe moren pjese ne kete lufte…

    Reply to this comment
  6. Qami September 5, 08:01

    Une e falenderoi kolonelin nga zemra qe ma mundsoi kthimin ne Kosove pas 25 vitesh .
    Koloneli eshte hero i kombit .
    Ndersa disa qe po mundohen me qen gjuhtar te mire kjo nuk i ban ma patriota se sa ata qe nuk din qoft edhe analfabet.
    Dihet qe bataljoni Atlantikut qe erdhi nga Amerika kerkush nuk ka dit shqip por i dulen zot kombit edhe ne Kosove ka patur analfabet qe ska dit shkrim lexim por per luft ja ka than ma mire se cdo intelektual.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim