Goxhaj:Debati Meidani-Brokaj për ceremoninë e dekorimit të dëshmorit Indrit Cara

Nga Kujtim Boriçi September 7, 2013 12:46

Goxhaj:Debati Meidani-Brokaj për ceremoninë e dekorimit të dëshmorit Indrit Cara

Roli dhe kontributi i ushtarakëve(oficerë dhe ushtarë të thjeshtë) nga Shqipëria në radhët e UÇK-së, si para, gjatë dhe pas luftës që çoi në çlirimin e Kosovës, ka qenë e vazhdon të mbetet në ‘harresë’ nga drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar. Në intervistën e tij në vazhdim, Dilaver Goxhaj, ish-Zëvendësshef i Shtabit të UÇK-së, rrëfen takimet dhe korrespodencën me krerë të shtetit shqiptar ndër vite dhe pozicionin e tyre në lidhje me kontributin dhe vlerësimet për ushtarakët nga Shqipëria që luftuan në radhët e UÇK-së për lirinë e Kosovës….

 

Zoti Goxhaj! Cili ka qenë roli i drejtuesve të shtetit shqiptar në vlerësimin e rolit të ushtarakëve nga Shqipëria (dëshmorëve dhe atyre që mbijetuan) në luftën për Çlirimin e Kosovës?

-Që në fillim po e them se përgjithësisht ka qenë tepër minimal dhe në shumë raste absurd. Ja disa fakte…. Më 20 Gusht të vitit 2000, me ndërmjetësinë e z. Sabit Brokaj mundëm që të shkojmë në takim me President Rexhep Mejdanin. Ishin Jakup Krasniqi, Ramë Buja dhe unë. Qëllimi i takimit ishte që ta ftonim z. Rexhep Mejdani të vinte dhe t’ia dorëzonte vetë dekoratën e Shqiponjës së Artë familjes së Indrit Carës në Kavajë.

Besoj Presidenti Mejdani e pranoi me kënaqësi këtë ftesë?

-Jo nuk e pranoi. Mbetëm të befasuar nga motivacioni që ai na pohoi.  Nuk ishte shkaku i ngarkesës në punën funksionale, gjë që mund të ejtë normale, por….

Cili ishte argumenti për refuzimin e ftesës?

-Pra, zoti Mejdani e refuzoi ardhjen, duke u justifikuar:’Nuk mund të vij unë për këtë rast, pasi u japim armë rusëve të thonë se Komandanti i Përgjithshëm i Shqipërisë po dekoron ushtarët e dërguar prej tij në Kosovë, gjë që nuk kemi pasur një gjë të tillë. Këta ishin vullnetarë dhe jo të dërguar nga ne!”. Nuk mu durua dhe ndërhyra…

Cila ishte ndërhyrja juaj?

Topi-Meidani-Moisiu-Ju drejtova:’Zoti President! Rusët nuk mund ta thonë një gjë të tillë pasi ata vetë dërguan oficerë të tyre në luftë përkrah serbëve ku dokumentet e njërit prej tyre i kemi kapur ne, pasi ai u vra në Koshare…

Cili qe reagimi i Mejdanit për ndërhyrjen?

-Ai na pohoi: ‘Jo, jo, nuk mund të vij!’. Dhe në fakt nuk erdhi…

Po Sabit Brokaj?

-Sigurisht që erdhi në ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të Indrit Carës në qytetin e lindjes së tij, në Kavajë… Sabit Brokaj, në të gjitha funksionet që ka pasur,(deri Ministër i Mbrojtjes), por dhe si intelektual ka qenë shtetari që ka mbështetur më fuqimisht UÇK-në dhe luftën e saj të drejtë…

Si një nga drejtuesit e UÇK-së keni pasur kontakte dhe me funksionarë të lartë nga Shqipëria, si për mbështetjen në luftë, ashtu dhe për vlerësimin e luftëtarëve që dhanë kontribut për çlirimin e Kosovës?

-Po. Kemi kontaktuar me Sabri Godon (ishte Kreytar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme), me Presidentët Alfred Moisiu e Bamir Topi…

Diçka nga këto takime?

-Në Marsin e vitit 2001, i shoqëruar nga Adem Shehu, kam takuar zotin Sabri Godo, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe si autor i Kushtetutës sonë, në zyrën e tij, në parlament. Pasi i folëm gjerë e gjatë për vullnetarët nga Shqipëria, në radhët e UÇK-së, na kërkoi që t’i jepnim edhe atij një kopje të këtij informacioni. Ishte informacioni që i patën dërguar z. Ismail Lleshi (Ministër i Mbrojtjes), duke ia dorëzuar në dorë shefit të tij të kabinetit, Ilir Gjoni. I thamë Sabri Godos se ‘Ministri i Mbrojtjes Ismail Lleshi nuk na ka dhënë asnjë përgjigje’.

Cili ishte reagimi i të ndjerit Sabri Godo?

-‘Harroi’ të na kthente një përgjigje. Pas një viti takohem me të ballë për ballë tek pallati i tij pranë Ministrisë së Jashtme. Sabriu kishte një qen për dore e së bashku kishin dalë shëtitje. E përshëndeta për respekt e jo për t’i kërkuar përgjigje, pasi tani unë jetoja në Prishtinë. Më njohu dhe menjëherë, pa më lënë t’i flisja, më tha: ‘Nuk kam mundësi t’u kthej përgjigje se ti e sheh kam dalë për shëtitje”.

Si reaguat ju në këtë moment?

-Edhe unë i thashë:’Të lutem, shëtite qenin, pasi nuk u ndalova për atë përgjigje, se e di që nuk kam për ta marrë kurrë!’. Dhe ika…

Pohuat se keni takuar dhe Presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi?

-Po. Presidenti Alfred Moisiu na priti në takim në datën 30 Gusht 2002, në prezencë. Në këtë takim ishte dhe këshilltari i tij ushtarak, gjeneral Ruzhdi Gjatoja. U interesua hollësisht mbi UÇK-në, veprimtarinë e saj ushtarake dhe politike si dhe për vullnetarët nga Shqipëria. E informuam për sa kërkoi. Pas dy orë bisedimesh u larguam, por as që u interesua aspak se ku ishim, me çfarë merreshim dhe si jetonim. U detyruam të iknim pa ia kërkuar ndihmën, pasi na dukej sikur i kërkonim lëmoshë ose shpërblim, duke pasur një përvojë të hidhur nga paraardhësi i tij, Mejdani.

Po Presidenti Bamir Topi?

-Kur zoti Bamir Topi u zgjodh President, i dërguam dorazi një letër, përmes këshilltarit të tij për sigurinë dhe SHIK-un, Ilir Kulla, me të cilën i kërkonim që të urdhëronte kthimin e njërit prej neve, Adem Shehun, në ushtri. Por kurrë nuk morëm përgjigje…

Të kthehemi tek parashtrimet zyrtare si përfaqësues të UÇK-së  për krerët e lartë të shtetit shqiptar. Çfarë kërkonit konkretisht?

-Po. Po e nis me letrën dërguar më 18 nëntor të vitit 2000, Ismail Lleshit, ish-Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë… Ishte një informacion përmbledhës për vullnetarët nga Shqipëria që morën pjesë me armë në dorë në Luftën  Çlirimtare të Kosovës.

Në thelb, çfarë evidentuat dhe çfarë kërkuat?

-Mes të tjerave i shkruam:”…Si gjatë ofensivës së parë edhe gjatë ofensivës së dytë të ushtrisë serbe ka pasur vullnetarë nga Shqipëria administrative, që janë rreshtuar në radhët e formacioneve të UÇK – së. …Nga të dy këto kontigjente, gjatë vitit 1998 kemi pasur 7(shtatë) dëshmorë, ku njëri prej tyre, Arjan Qamil Ibrahimi, prej Shkodre, është vrarë në luftimet për marrjen e Rahovecit, më 18 Korrik 1998.

…Në Kosovë, shkuan  5(pesë) oficerë nga Shqipëria. Ata janë : 1. Tahir Sinani, nga Tropoja, mbaruar shkollën për oficer rezervë në Zall Herr, i cili mbërriti deri në detyrën e Komandantit të Zonës së Dytë Operative “Pashtriku”, sot oficer në Akademinë e Mbrojtjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës(TMK). 2. Adem Qerim Shehu, nga Farka e Tiranës, diplomuar oficer kundërajror në vitin 1980 dhe qëndron oficer deri në fillim të vitit 1999, kur shkoi në Kosovë dhe u emërua komandant i Brigadës 153, e cila luftoi në malet e Gallapit (në veri lindie të Prishtinës). Mbas mbarimit të luftës dhe transformimit të UÇK-së në TMK u kthye pranë familjes dhe është i pa punë. 3. Indrit Lulzim Cara, nga qyteti i Kavajës, mbaruar për oficer në vitin 1991 dhe ikën emigrant në Angli, ku mbas tetë vjetësh vjen me tre shokë kosovarë prej andej, pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në Drenicë, emërohet komandant kompanie në batalionin autonom të Shtabit të Përgjithshëm. Bie heroikisht duke luftuar më 31 Mars 1999, në mal të Gallushës (Pagarushë). 4. Bardhyl Tahir Tahiri, nga Tirana, ish komandant i Divizionit të Xhenios në vitet 1992-93, emërohet oficer shtabi  pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dega operative dhe më vonë shef i seksionit operativ, deri në mbarimin e luftës, ku u mor me çminimin e Kosovës, deri në krijimin e TMK-së, dhe kthehet pranë familjes. Sot i pa punë…. Një pjesë tjetër oficerësh të ushtrisë shqiptare vinë e angazhohen direkt në luftë, duke marrë detyra të ndryshme komanduese me forcat që u përgatitën në Shqipëri dhe luftuan, duke sulmuar përgjatë kufirit ndarës Shqipëri – Kosovë, në drejtim të thellësisë së Kosovës, të inkuadruara në përbërje të Operacionit “Shigjeta”, të hartuar nga SH P i UÇK – së. Në përbërje të këtyre forcave kanë qenë 8(tetë) oficerë nga Shqipëria, të cilët janë :1. Ali Bajram Ceka, nga Tropoja, sot në TMK, në Dukagjin. 2. Adem Dahri, nga Tirana, por me orgjinë çame, sot në TMK, në Dukagjin. 3. Feris  Tërshnjeva, nga Tropoja, sot në TMK, në Dukagjin. 4. Adem Shehu, nga Bicaj e Kukësit, i plagosur në këmbë, është kthyer në Kukës, por nuk dimë se ku është angazhuar. Janë edhe 4(katër) oficerë të rinj, tre prej tyre pilotë, të cilët pasi mbaroi lufta u angazhuan me transformimin e UÇK- së në TMK dhe stërvitjen e ushtarëve dhe në fillim të vitit 2000 u kthyen në ushtrinë shqiptare, me përjashtim të Dritan Goxhaj (djali i im ), të cilin e mbajta përkthyes me UNMIK-un në Kosovë, pasi nuk kisha të ardhura të tjera ekonomike dhe isha i detyruar të qëndroja atje deri sa të mbaronte viti shkollor i vajzës në Prishtinë. Dritan Goxhaj vazhdon të jetë përkthyes me kontratë në Kosovë, deri në fund të vitit 2000. Kërkojmë të merret në konsideratë:

a-Të bisedohet me pushtetin vendor të atyre rretheve që t’u jepet të rënëve titulli Dëshmor i Kombit. b-Të krijohet një parcelë e veçantë në varrezat e Kombit në Tiranë, ku të vendosen të gjithë dëshmorët nga radhët e vullnetarëve nga Shqipëria, pasi ishte lufta e fundit me armë e bërë nga populli ynë. Ata e meritojnë këtë nder. C-Të përkrahen ekonomikisht të gjitha familjet e dëshmorëve, me shpërblim financiar dhe mundësisht t’u jepen edhe kredi. e-Të shkohet nga personalitetet e larta shtetërore dhe ato lokale pranë familjeve të të  gjithë vullnetarëve që luftuan me armë në dorë në Kosovë. Të ngushëllohen familjet e dëshmorëve. f-Të bëhet dekorimi i tërë dëshmorëve dhe i luftëtarëve që luftuan në Kosovë, por edhe i atyre që ndihmuan në përgatitje. g-Të behet dekorimi i gjithë familjeve që strehuan popull refugjatë nga Kosova. g-Oficerët e rinj, që kanë luftuar, e që i përmenda më lartë, mendoj t’u jepet si shpërblim grada e kapitenit të parë dhe të dërgohen për studime jashtë shtetit, në akademi dy vjeçare… etj..!. Por asgjë nuk është bërë atëherë dhe sot…

Po në kontaktet me Presidentin Alfred Moisiu?

-Në telegramin e dërguar Alfred Moisiut më 24.07.2002, me rastin e zgjedhjes si President, i shkruanim nga Prishtina:” Zgjedhja e Juaj në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë na gëzon së tepërmi edhe ne ish-vullnetarëve nga Shqipëria në Luftën për Çlirimin e Kosovës (në radhët e UÇK-së) dhe na mbush me gëzim dhe ju urojmë suksese në kryerjen e kësaj detyre me përgjegjësi shumë të lartë. Duke qenë se ju jeni një President i ardhur nga radhët e ushtarakëve të lartë profesioniste, me përvojën dhe ndjenjat e luftëtarit të lirisë, ose e thënë ndryshe të idealistit të kombit; si dhe duke u zgjedhur si përfaqësues i popullit dhe i asnjë force të caktuar politike, keni shansin të mbani në duar peshoren e kombit shqiptar dhe , po të dojë fati, brenda viteve të të qenit tuaj President do të hidhni hapa  drejt bashkimit kombëtar, të cilat sot vetëm fantazia e guximshme e një çlirimtari mund t’i përcaktoi në vija të përgjithshme. Zoti President, bazuar në sa më sipër, shfrytëzojmë rastin dhe shprehim dëshirën për mundësinë e një takimi me Ju, për të gjetur një rrugë zgjidhjeje të përshtatshme për trajtimin e dëshmorëve nga radhët tona gjatë Luftës për Çlirimin e Kosovës, të cilët janë rreth 30 (tridhjetë) vetë”. Telegrami u firmos nga unë (Dilaver Goxhaj) dhe Adem Shehu, ish- Komandant i Brigadës 153 e UÇK-së.

Presidentit Moisiu, i keni dërguat dhe një letër tjetër me disa kërkesa?

-Po, ajo mbanë datën 29 Gusht 2002 dhe ishte interesim për trajtimin e dëshmorëve dhe të luftëtarëve që morën pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës. Midis të tjerave i shkruanim:”… Në radhët e UÇK-së morën pjesë me armë në dorë rreth 130 vullnetarë nga shteti amë. Të gjithë ata shkuan në luftë me vullnetin e tyre individual, të nisur thjeshtë nga ndjenja e dashurisë për kombin e tyre… Mbi gjashtëdhjetë për qind e vullnetarëve në ato luftëra janë nga rrethet e Kukësit, Krumës dhe Tropojës, ndërsa pjesa tjetër janë nga të gjithë rrethet e tjera, përfshi edhe nga Çamëria. Shumica e këtyre vullnetarëve janë bij ish partizanësh të Luftës së Dytë Botërore, ish-ushtarakë ose bij ish-ushtarakësh të Republikës së Shqipërisë. Nga radhët e këtyre vullnetarëve kanë dhënë jetën duke luftuar, ose duke bërë furnizim me armë e municione, 28 (njëzet e tetë) dëshmorë… Me qenë se këta dëshmorë aktualisht njihen me ligj, lutemi t’i nderojmë ata, duke i rivarrosur në një parcelë të veçantë, pranë Varrezave të Kombit në Tiranë. Në rast se kryejmë këtë akt, nderojmë jo vetëm gjakun e derdhur nga dëshmorët e atyre luftërave, por nderojmë e respektojmë ato luftëra që u njohën edhe nga diplomacia ndërkombëtare e që u mbështetën prej saj, pavarësisht nga vonesat…. Propozojmë që ata ish vullnetarë në këto tre luftëra, që janë në gjendje t’i japin shoqërisë shqiptare në fusha të ndryshme, të gjendet mundësia e ri integrimit të tyre në atë shoqëri, në rast se ekziston dëshira e mirë…”. Por asgjë nuk u bë në këtë drejtim…

 

NESËR DO TË LEXONI:

-Ditari i kolonel Dilaver Goxhajt: Beteja e 4 prillit 1999 e Br. 123 dhe 125 të UÇK-së me forcat serbe në Budakovë-Dvoran-Bukogllavë.

-Si u përballën luftëtarët e UÇK-së pa eksperienca lufte me ushtrinë militare të Milosheviçit. Manovrat taktike të luftimit dhe mbështetja tek vullnetarët e zonës.

-Bilanci i një nga fitoreve të para të luftëtarëve të UÇK-së.

 

Nga Kujtim Boriçi September 7, 2013 12:46
Komento

6 Komente

  1. sa September 7, 16:44

    PO SI MUND TI KLASIFIKONIN DESHMORE TE RENET PER CLIRIMIN E PJESES TJETER TE SHQIPERIS QE QUHET KOSOV KUR VARREZAT E DESHMOREV JANE MBUSHUR ME POLIC IDIOT TE VRARE NGA KRIMINELET DHE TANI SE FUNDMI U SHTOHET DHE AZEM HAJDARI VRARE NE MENYR MISTERIOZE ME SHUME PER TRAFIQE SE PER POLITIK.ESHTE ME MIR QE ATA TE DERGJEN PRANE FAMILJEVE TE TYRE DHE ME NDERGJEGJE TE PASTER

    Reply to this comment
    • albina December 9, 15:34

      te lumte po kush eshte azem hajdari a ka dosje per kete shtetas dhe aktivitetin e tij se ne emer te demokracise keta lloj monstrash cfare nuk kane bere dhe sot dergjen ne xarrezat e deshmoreve pa te drejte fare dhe familjaret e tyre shperblehen ne menyre maramendese dhe ata qe i dhane ketij vendi nuk kane buke as shtepi per te jetuar
      (hap lexo ne googlle kush eshte sali berisha dhe do te gjesh mes tyre dhe azem hajdarin lexojenimderi ne fund

      Reply to this comment
  2. Dhori September 7, 18:11

    Te pikellon sjellja e ish-kryetareve te shtetit (te R. se Shqiperise). Eshte turp per ta, turp qe na turperon te gjithve.
    Kur perballesh me fakte te tilla hallet e perditshme nuk te duken gje. Keta burra kane luftuar per atdhun, per te cliruar vendin dhe popullin e tyre nga nje pushtues 100-vjecar. E sa qenkan keta, per te pasur vemendjen e shtetit? Nje numer i kufizuar njerezish, por burra, shqiptare te vertete. Mire per te gjallet qe s’bejne dot zgjidhje, por as vend per te varrrosur deshmoret e atdhut nuk gjetkan dot keta shtetaret tane!
    Turpi i ndjekte edhe pasvdekjes!

    Reply to this comment
  3. sazani September 7, 23:05

    Urime Kolonel, gezoni respektin e cdo shqiptari. Eshte kenaqesi te lexojme kujtimet tuaja dhe sakrificat, qe ju edhe koleget tuaj nga Shqipria administrative keni bere ne funksion te ceshtjes kombetare te clirimit te trojeve tona. Desha ti kujtoj lexuesve te kesaj gazete qe ne emisionin e Arjan Canit “Zone e lire” Heronjte ishin “te tjere” si psh. Majkua, Hajdaraga ??? juve qe luftuat me arme ne dore jo vetem nuk ju kujtojne me respekt dhe qellimisht ju harrojne por edhe ju sulmojne per delirant. Dua ti kujtoj lexuesve se Municionet tona u perdoren me shume ne Gerdec se sa ne Kosove gjate luftes. Municionet ton u trafikuan dhe ne Kosove ju shiten UCK-se. Keta trima me Akademi e shkrepin ketu ne gazete por kurr atje ku duhesh. Juve bete dicka per kete vend ne jeten tuaj por te tjeret e shkaterruan dhe e vodhen. Ne shqiperi kane qene nje armate oficeresh dhe vetem disa djetra prej tyre u aktivizuan ne Kosove. Sikur 10% e tyre te ishin kycur ne UCK lufta do te kishte me pak viktima dhe shpopullimi i popullsise ne Kosove do te ishte evituar, ndoshta edhe nderhyrja e nderkombetareve do te ishte evituar. Ne te gjithe komentet e kryera ne kete gazete shume prej tyre kerkojne te nxijne ate qe Juve Kolonel keni kryer por Kosova sot eshte shtet. Ju them te gjithe lexuesve shkoni ne Kosove, eshte e lire, aty ka vene nje gur ne themelet e ketij shteti edhe Dilaver Goxhaj. Asnje zoteri ne Ministrine e Mbrojtjes apo istitucione te tjera me Grada dhe tituj shkencore ne shqiperi nuk pati Trimerine te denonconte ” Skandalin e Ujrave detare me Greqine”. Denoncimet ne cdo rast u bene kur i cmobilizuan dhe humben gradat e gjeneralit. Juve Cuba apo stratege interneti cfare keni bere??? Kemi perpara Maqedonine dhe Malin e Zi, behuni burra ose qepeni.

    Reply to this comment
  4. sazani September 7, 23:18

    Duke ju referuar ketij shkrimi dua tju them se asnjehere nuk ka pasur nje politike shteterore te mirefillte per Kosoven, paçka se shume politikane te shtetit te asaj kohe duan te hiqen si faktore per clirimin e kosoves. Por e verteta qendron ndryshe se faktoret e vertete te luftes ne Kosove nga Shqiperia administrative sot vuajne jeten e veshtire, semundjet dhe indiferencen e nje shteti qe qellimisht i harron pasi keto figura si Dilaver Goxhaj, Fatos Klosi, Sokol Poga, Sabit Brokaj, Kudusi Lamaj, Sokol Baraj, Frederik Ymeri, Adem Shehu, Arif Mataj, Artan Meci, Sokol Peza, P.G, Kujtim Jaho, etj etj te me falin qe nuk mund ti permend te gjithe. por besoj se ketu ka vend per ti dedikuar nje shkrim te vecante te gjithe atyre qe punuan per Kosove. Kur i shoh keta Burra Kombi qe cfare kane luftuar me vjen keq qe skemi bere azgje per kete vend vecse te lexojme gazetat.

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi September 8, 13:02

    Ju respektoj shume “sazani” per mendimet dhe komentet me fryme te larte atdhetare. Me bere te buzeqesh me “trimat e internetit”. Por,ja qe ka dhe nga keta. Bën mire te mos i zesh ne goje sepse s’kane kurrfare vlere pervec perdorimit si ekzemplare smire,xhelozie,mizantropie etj. Faleminderit sazan dhe veçanerisht dilaver per fjalen dhe sidomos per trimerine me pushke ne dore kunder armiqve te shqiperise e shqiptareve. Luftetaret e kosoves do ti shoqeroje dashuria dhe mirenjohja e shqiptareve ndersa “trimat e internetit” “sazan”do mbeten aty ne terrin e virtualitetit dhe anonimatit. Nderime!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim