Gra politikane, sa e vështirë!

March 8, 2018 17:05

Gra politikane, sa e vështirë!

Majlinda Bregu është e para shqiptare që synon drejtimin e një institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar me mbështetje të Bashkimit Europian, ndërsa ka aplikuar për Sekretare të Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Ajo ka mbështetjen e qeverisë në garën me ish-kryeministrin malazez dhe në një aktivitet në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ajo pohoi se nuk ishte aspak e kompleksuar nga ky fakt, teksa lobimi ndërkombëtar i zonjës Bregu vazhdon.

Për herë të parë, e them sinqerisht, shoh një përpjekje mbarëkombëtare për të mbështetur një grua që kandidon për një pozicion të rëndësishëm dhe për t’i dhënë Shqipërisë atë që meriton”, deklaroi Bregu.

U rikonfirmua që nuk ka zgjerim të koalicionit, por një pjekuri nga ana e shoqërisë shqiptare dhe institucioneve shqiptare”, u shpreh ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Para se Majlinda Bregu të hynte në politikë dhe të drejtonte për vite me radhë Ministrinë e Integrimit, ajo ishte pedagoge, gazetare dhe aktiviste në mbrojtje të drejtave të grave. Tashmë, distante nga politika aktive, ka një të vërtetë për gratë që duan të bëhen politikane: “Nuk do ju them sa e mrekullueshme është që të jesh grua në politikë; se sa i mirë është sistemi i kuotave; sa zbutet Parlamenti kur ka më shumë gra aty; sa të devotshëm janë burrat që të dëgjojnë kur ti bën një fjalim të mirë. Nuk është kështu”.

Ish-drejtorja e Arkivës Qendrore të Shtetit, Nevila Nika tregoi gratë për të cilat shqiptarët duhet të krenohen dhe që pak mund të njihen: “Vera Bogdo, e para juriste në Shqipërinë e viteve ’30 apo Musine Kokalari”.

Ndërsa vitet kanë kaluar, pjesëmarrja e grave në politikë, qeveri qendrore apo pushtet vendor, është rritur edhe falë caktimit të kuotave gjinore, por aktivistja tjetër e të drejtave të grave, ish-ministrja dhe deputetja Eglantina Gjermeni, thotë se shifrat nuk mjaftojnë: “Nëse kemi arritur fitore me numrat, duhet të arrijmë shumë më tepër me programe e projekte”.

Fakt është se edhe pse ligji detyron që në tre kandidatë për në Kuvend, një të jetë grua, thuajse të gjitha partitë pas një procesi zgjedhor gjobiten dhe penalizohen nga KQZ, për shkak të mosrespektimit të kuotës. e.r./dita

March 8, 2018 17:05
Komento

3 Komente

  1. sapa March 8, 17:58

    Pasi ndriti shqiperine do ndrise evropen!

    Reply to this comment
  2. Alban Dega March 8, 22:03

    From: [email protected]
    Date: March 8, 2015 at 09:10:53 EDT

    Ne vend te nje urimi per 8 Marsin

    GRUAJA – PERENDESHE E NJEREZIMIT

    – Barbari…. !
    – Femija eshte engjell i Botes

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “ Një vrasje e rëndë ka ndodhur në landin e Bavarisë në Gjermani. Një shqiptar nga Kosova me emrin Ajet K, 40 vjec ka vrarë familjen e tij dhe veten. Ngjarja e cila tronditi opinionin publik, ndodhi kur kryefamiljari , ka shtënë me revole kundër bashkëshortes së tij, Dinore K., dhe të birit vetem pesevjecar Aulonit….” Femijen tjeter 2 vjec e ka shpetuar vetem Zoti!
    Vrasja makaber ka ndodhur megjithese ky cift kishin dy- tre vjet qe ishin ndare me ligj. Babe e bir varrosen, ndersa bashkeshortja e tij ndodhet ne rrezik serioz per jeten. Tre jete te rrenuara.Nje bebe jetim! Dhjetra te aferm, shoke e miq te dy paleve mbeten te plagosur perjete shpirterisht.
    Emri e reputacioni i shqiptarit ne Gjermani dhe ne Perendim ne teresi peson nje plasaritje tjeter me kete barbari te re pa asnje aresye reale e ligjore.
    Nuk mund te quhet dhe nuk eshte vetem cmenduri… Te qellosh femijen pese vjec, te vrasish gjakun tend… eshte barbari!
    Gruaja , edhe prostituta me e ndyre e rrugeve, eshte e shenjte, Perderisa dikush e therret nene ajo eshte fisnikeria vete.
    Nene eshte fjala me e madherishme e kesaj Bote! Fjala e pare edhe e fundit ne kete jete ne te gjitha gjuhet e Botes!
    Eshte fatkeqesi qe akoma disa shqiptare e shikojne ate si nje skllave, si nje fabrike femijesh pa asnje te drejte….
    Eshte fatkeqesi qe me shume se kushdo ne shqiptaret i bejme grate … cka nuk e mban goja. me shume me fjale se me veprime, edhe ne internet e faqe gazetash! Turp! Haram emri shqiptar!
    Grua eshte nena jone!
    Grua eshte motra jone!
    Grua eshte gruaja jone, shoqja jone e jetes!
    Grua do te behet edhe vajza jone….
    Gruaja eshte mbreteresha e Botes sepse pa gruan nuk do te ekzistonte Bota!
    Gruaja eshte Perendesha e njerezimit!
    Mos vini as dore e as goje te lige mbi gruan!
    Besnikerine e saj nuk e ruan as dajaku as skllaveria, as shtateqint dryna e as njemije pergjime telefonash e interneti!….
    Nuk e ka ruajtur kurre… Aq me pak sot !
    Besnikerine e gruas e te burrit e ruan vetem dashuria e sinqerte dhe respekti si per nenen. Nese ajo nuk eshte nena jote… ajo eshte nena e femijeve tu…. Ajo eshte nena e Botes!
    Nuk ecen bashkejetesa… Nuk eshte fundi i Botes… Ligji e njeh divorcin! Jo plumba! Jo barbari mbi grate e femijet !
    Kush ve dore mbi gruan dhe femijen, engjellin e dashurise , eshte me barbar se vete barbaria!
    Jo vetem ne Perendim por edhe ne Lindje!
    Si brenda edhe jashte Kosoves e Shqiperise.
    Gruaja eshte lule e jetes! Eshte vete jeta! Femija eshte engjell, shenjteria vete !
    Femija eshte engjelli i Botes!
    Gruaja eshte fisnikeria e jetes!
    Gruaja eshte Perendesha e njerezimit!

    Reply to this comment
  3. demo March 8, 23:25

    Me kete poze nga mbrapa ja ke dhi edhe palloit edhe Kim Kardashjanes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*