Grabisnin banesa në Itali, prangoset banda e shqiptarëve

March 26, 2016 12:20

Grabisnin banesa në Itali, prangoset banda e shqiptarëve

6 shtetas shqiptarë, të cilët ishin pjesë e një bande grabitësish banesash, u arrestuan sot nga policia italiane.

Në pranga përfunduan vëllezërit Ervis, Armond e Kadri Manjani, Orhan Miftani, Adriatik Xheleshi e Gëzim Suma.

Banda në fjalë ka grabitur nga data 16 deri në 20 mars tre vila në provincën e Ternit e Maceratës. Uniformat blu kanë sekuestruar objektet e grabitura në vlerën e 50 mijë eurove.

Të 6 anëtarët e bandës janë pa leje qëndrimi të rregullt në Itali, janë riatdhesuar në Shqipëri muaj më parë.

March 26, 2016 12:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*