Grabisnin karburantet në Fier, kapet bashkëpunëtori i Annës

July 23, 2018 11:03

Grabisnin karburantet në Fier, kapet bashkëpunëtori i Annës

Pas arrestimit të djeshëm të një vajzeje të re që grabiste karburantet në Fier, sot është vendosur në pranga edhe ndihmësi, i cili është kushëriri i saj.

Raportohet se i arrestuari është shtetasi Emiljano Grembi, 22 vjeç, banues në Belinë të Patosit.

Shtetasi Emiljano Grembi në bashkëpunim me shtetasen Anna Malaj kanë vjedhur më datë 2 korrik nën kërcënimin e armëve 30.000 lekë të reja në një pikë karburanti.

Ata kanë tentuar të vjedhin në 7 korrik edhe një pikë tjetër karburanti në Mallakastër, por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Përpjekjet e tyre për të vjedhur pikë karburanti janë regjistruar edhe me datë 15 korrik në lagjen “1 Maji” të Fierit.

s.a/dita

July 23, 2018 11:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*