Grabisnin shtëpitë e biznesmenëve dhe pensionistëve, pranga 4 shqiptarëve

December 2, 2019 15:08

Grabisnin shtëpitë e biznesmenëve dhe pensionistëve, pranga 4 shqiptarëve

Pas urdhërarresteve të leshuara nga Prokuroria, Policia e Pistoias ka arrestuar mëngjesin e sotëm katër shqiptarë, dy banorë në Prato dhe dy në Monsummano.

Ato akuzohen për një seri grabitjesh të ndodhura nga shkurti i këtij viti e deri më sot. Vjedhjet i kryenin në provincat e Pratos, Firences, Pistoias dhe Pisa-s.

Mediat italiane kanë publikuar edhe emrat e të arrestuarve, të cilët janë vëllezërit Ernest dhe Brigel Sheu, të moshës 31 dhe 35 vjeç, që banojnë në Prato, Eri Bibaj, 32 vjeç dhe Roland Zyba, 25 vjeç, ky i fundit me vendbanim në Monsummano.

Bibaj ishte i vetmi që u arrestua dhe u gjet në shtëpinë e tij, ndërsa tre të tjerëve iu kominikua masa e re e sigurisë në burg ku ndodheshin të arrestuar për vepra të tjera.

Sipas policisë italiane, që nga 20 shkurti i këtij viti, katër shqiptarët vodhën në Quarrata një Opel Corsa, më 25 maj një Audi Q5, më 20 qershor në Serravalle Pistoiese ata hynë në shtëpinë e një pensionisti në mbrëmje, duke vjedhur para dhe bizhuteri.

Më 18 korrik një tjetër vjedhje shtëpie, këtë herë në Monsummano, ku vodhën para dhe bizhuteri nga një tregtar, si dhe një Audi A4. Në mbrëmjen e 20 korrikut, ata hynë në shtëpinë e një sipërmarrësi të tekstileve nga Prato dhe morën para e bizhu argjendi.

Më 27 korrik ata “goditen” në Calenzano, ku vodhën shtëpinë e një pensionisti duke marre para dhe tre orë dore. Të nesërmen, 28 korrik, ata shkuan në Orciano Pisano, ku grabitën një shqiptar, te cilit i moren para dhe bizhuteri. E fundit ishte 29 korrik në Santa Maria a Monte, ku vodhën një Audi Q3 nga një tregtar.

 

l.h/ dita

December 2, 2019 15:08
Komento

1 Koment

  1. TIRONA December 2, 18:51

    Turp dhe faqe e zeze,per keta mostra dembele qe turperojne kete popull te drobitur ! JAZEK,HARAM !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*