Grabit gjyshen dhe “zhduket” 18-vjeçarja

Evelina Hoxha August 13, 2013 09:53

Grabit gjyshen dhe “zhduket” 18-vjeçarja

Një vajzë pasi ka vjedhur paratë e gjyshes është larguar në drejtim të ditur. E moshuara, mbi 70 vjeçe ka denoncuar ngjarjen në polici, ndërsa kjo e fundit është vënë në lëvizje për të bërë të mundur ndalimin e 18 vjeçares, ndërkohë që ende nuk dihet nëse vajza gjendet në Shqipëria apo është larguar jashtë vendit.

Anxhela R, është vajza nga fshati Gështenjas i Pogradecit, e cila është larguar mëngjesin e dy ditëve më parë pasi sipas dëshmisë së gjyshes ka grabitur 100 mijë lekë të vjetra. E moshuara ka dëshmuar në polici se vajza ia ka marrë paratë në kohën që ajo ishte në gjumë dhe është zhdukur.

Denoncuesja kur është zgjuar ka shkuar në vendin ku kishte lënë paratë dhe nuk i ka gjetur për pasojë as vajza nuk është kthyer në shtëpi.

Policia e Pogradecit dhe ajo e Korçës e kanë shpallur në kërkim vajzën, e cila deri ditën e djeshme nuk ka pasur asnjë të dhënë të vendndodhjes së saj. Policia bën me dije se vajza do të ndalohet për veprën penale të vjedhjes, pasi është paditur nga gjyshja e saj

 

Evelina Hoxha August 13, 2013 09:53
Komento

2 Komente

  1. liljana August 13, 10:00

    gjyshen e ka kapur skleroza,me siguri ja ka dhene vet mbeskes se dashur …hahaha.

    Reply to this comment
  2. STUDENTI August 13, 11:19

    po mir qe ja paska dhen vet sipas kesaj liljanes po vajza ku eshte pse ka ikur pa treguar se un di kur te jep njeri dicka nuk fshihesh fshihesh vetem kur vjedh liljana prandaj mos tall b.then me gjyshet se gjyshe do behesh vet nje dit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*