Grabitën 4 pika karburantesh, arrestohet hajduti kryesor dhe një bashkëpunëtor

November 27, 2015 21:30

Grabitën 4 pika karburantesh, arrestohet hajduti kryesor dhe një bashkëpunëtor

Zbardhen  dhe  dokumentohen   katër  vjedhje  me  armë  dhe   maska  të  ndodhura  në  Qarkun  e   Elbasanit. Policia ka arrestuar autorin  kryesor  të  vjedhjeve  me  armë  dhe  maska,  si  dhe  njërin  prej  bashkëpunëtorëve  të  tij.Sekuestrohen  në  banesën  e  tij  arma  dhe  maskat qe dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjet.

Policia e Elbasanit arreston 28-vjeçarin e shpallur në kërkim si i dyshuar kryesor i grabitjes së disa pikave karburanti në këtë qytet.

Ligjërim  Qosja,  banues në  fshatin   Shalës të  Cerrikut,  i  dënuar  më  parë  në  shtetin grek për veprën penale të “Vrasjes” është arrestuar sëbashku me 18 vjeçarin, Analdo  Balashi.

Policia po punon ndërkohë për kapjen e  bashkëpunëtorit të tyre, E.G  19 vjeç,  banues  në  Cerrik.

Vjedhjet

1- Vjedhje me armë e karburantit në Cerrik, në pronësi të shtetasit A.E ,  ngjarje  e ndodhur më datë  08.10.2015.

2- Vjedhje  me dhunë  e karburantit  në fshatin Trojas – Belsh, në pronësi të shtetasit L.P, ngjarje e ndodhur më datë 12.10.2015.

3- Vjedhje me dhunë e karburantit në fshatin Valas-Cerrik, në pronësi të shtetasit S.M     ngjarje e ndodhur me datë 15.11.2015.

4- Vjedhje me dhunë  e  Karburantit “Kastrati”  nga  dy  persona  të  maskuar  në rrugën  automobilistike  të  fshatit  Papër-Elbasan, në pronësi të shtetasit  A. D,   ndodhur  më datë  25.11.2015.

 

November 27, 2015 21:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*