Grabiten dy pushues në Dhërmi, u merren bizhuteritë e qindra euro

July 23, 2017 19:20

Grabiten dy pushues në Dhërmi, u merren bizhuteritë e qindra euro

Dy pushues nga Kosova kanë rënë pre e grabitjes në Vlorë dhe Dhërmi. Burime nga policia bëjnë me dije për “BalkanWeb” se dy pushuesve u janë marrë çantat e dorës, ku kanë pasur bizhuteri me vlerë dhe para.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku 53-vjeçarit me inicialet F. M, nga Kosova i kanë marrë çanten personale në të cilën kishte disa bizhuteri me vlerë 700 euro.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme 21-vjeçarit me inicialet S. E., banues në Llabian, i kanë grabitur në lagejn ‘Pavarësia’ portofolin me kartën e identitetit, si dhe një kartë banke e Shqipërisë, 200 euro dhe 2000 lekë.

Të dy pushuesit kanë bërë denoncim në polici, ndërsa kjo e fundit ka nisur hetimet.

July 23, 2017 19:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim