Ngjarje e pazakontë, grabiten deputetët brenda në Parlamentin Europian. Deputeti gjerman: Skandal i madh, nuk di pse të gjithë po e mbyllin gojën

July 1, 2020 17:22

Ngjarje e pazakontë, grabiten deputetët brenda në Parlamentin Europian. Deputeti gjerman: Skandal i madh, nuk di pse të gjithë po e mbyllin gojën

Të paktën 50 eurodeputetëve u janë grabitur sendet personale në zyrat e tyre të Parlamentit Evropian, që ndodheshin të mbyllura për shkak të pandemisë.

‘Politico.eu’ raporton se eurodeputetëve u janë vjedhur kompjuterët, tabletat apo sendet e tjera që kishin në zyra.

Grabitjet duket se kanë ndodhur kryesisht ndërsa ndërtesa ishte e zbrazët dhe hajdutët kanë mundur që të shkatërrojnë dollapët e kyçur në zyrat e eurodeputetëve, për të marrë sende me vlerë.

Deputeti gjerman, Nico Semsrott, të cilit i ishin vjedhur dy laptopë, tha për ‘Politico’ se është i zhgënjyer nga mungesa e përgjigjes nga kompania që merret me sigurinë në Parlamentit Evropian:

“Ky është një skandal i madh dhe nuk e di pse të gjithë po e mbyllin gojën. Jemi shumë të sigurt se grabitësit kaluan nëpër duar të gjitha gjërat tona, pasi ishte rrëmujë”.

Ai tha se, 40 deri në 100 eurodeputetë kanë raportuar se u janë marrë gjërat personale nëpër zyra.

Ai postoi edhe një video në YouTube për të treguar se çfarë i mungonte.

Në mars, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, prezantoi masa të rrepta për të ndaluar hyrjen e vizitorëve të jashtëm dhe inkurajoi eurodeputetët dhe stafin që të punojnë nga vendet e tyre të lindjes, si një masë paraprake kundër përhapjes së virusit.

Parlamenti mbeti kryesisht bosh deri në maj. Një zëdhënës i parlamentit tha se asambleja u informua për vjedhjet dhe ka nisur një hetim për ngjarjen, – shkruan portali Tiranapost

 

l.h/ dita

July 1, 2020 17:22
Komento

11 Komente

  1. Oh sa kom qesh. July 1, 17:31

    Hajdute ilegale kane vjedhur hajdutet me license.

    Reply to this comment
  2. sherbimi ne pension July 1, 17:33

    Hajdute te specia lizuar per raste e qellime te klasifikuara.edhe nje menyre kontrollit indirekt….

    Reply to this comment
  3. KORÇARI July 1, 17:44

    Hahahahaha, tani do dalin të palarat e të gjithëve…
    K&o nuk është vjedhje ordinere, ai apo ata që e kanë kryer , e kanë ditur fare mirë se çfarë kërkonin.
    Ska kuptim të vjedhë dikush laptopë të përdorur.
    Laptopët janë vjedhur për të dhënat që përmbanin .

    Reply to this comment
  4. Mos u mudoni ti kapni se paret qe na keni grabit kane mare July 1, 17:49

    Prit kur te dal edhe ndonje shqiptar midis hajduteve,po u kapen…
    Keta te evropit e kapin lepurin me qerre

    Reply to this comment
  5. Gzim Kulufi July 1, 18:02

    Disa hajdute te medhenj ketu ne Europe une i njof, shteti gjerman, shteti francez, ai anglez, e me radhe; por nuk besoj se kane dore tek kompjuteri i ketij euro-deputeti te ri.

    Reply to this comment
  6. Hosteni July 1, 19:19

    Le te kerkojne ndihme nga Lleshi. T’i cojme OFL dhe SPAK-un urgjent me avionin Lasgushi.

    Reply to this comment
  7. USA July 1, 19:43

    Covidi sjellje e re iku dhe privatia juaj.

    Reply to this comment
  8. Kur Hidheshin Themelet Virtuale te BE-se July 1, 20:45

    NE MBARE POPUJT EUROPIANE SHPERTHEU

    EUFORIA SI CRYRJA E NJI TOLLOMBACE GJIGANDE

    U BEN PLANE – KONTRATA MBI HARTEN E RE TE

    EUROPES -SE SI DO DUKEJ PERANDORIA E RE

    QE DISAVE I KUJTONTE ROMEN ! KISHTE NGA ATA

    QE SHKUAN AQ LARG SA GUXUAN TE

    DEKLARONIN SE DO JET NJI MREKULLI E PAPARE

    DO KET TE HAN E PIN GRATIS JOVETEM PERSONELI INSTITUCIOET E BRUXELIT

    POR QINDRA E MIJRA -EDHE POPULLI I THJESHTE

    DO PUNOJ THJESHTE PER SPORT – SEPSE CMIMET DO ULEN RROGAT DO NGRIHEN

    E DO KET NJI BOOM
    TE PAPARE EKONOMIKE SA VET PARAJSA
    DO

    XHELOZOJE EUROPEN —

    KJO ESHTE EUROPA E BASHKUAR CIRRESHIN IMPOZANTE NGA

    PODJUMET EUROPIANE ARKITETEKTET E BE-se !

    U SHEMB MURI I BERLINIT -TANKET RUSE U KTHYEN NE RUSI – GORBACOVI MORI CMIMIN

    E PAQES NOBEEL – TRONDITJA NE RUSI ISHTE AQ E MADHE SA I RREXOJ BALASHKEN GORBACOVIT NGA FYTYRA ME TE CILEN EDHE DORHEQJEN

    JELSINI DEMOKRATI RUSE ERDHI NE KRYE TE SHTETIT DHE E SHIJON DEMOKRACINE E TIJ
    ME VODKA DHE RROK AND ROLL

    [ Dikush ne prapaskene gjithe ktij shperthimi Euforik

    qeshte me te madhe ! ]

    Demokrati – Liberta – Freiheit

    ishte Passworti – nga prapa °!°
    —-
    Emisare kollareBlu mesyne vendin tim !

    Kta Europiane do na mesonim ne shqiptareve , te derrmuar nga Komunizmi se cdo te thote Demokraci .

    Diten flisin per parimet Njerezore te Drejtat Humane ,

    naten shikonin se ku te mbushnin thaset me Miljona

    ne emer te Demokracise .
    Na mesuan shume gjera .
    Na mesuan Drogen Demokratike
    Prostitucionin Demokratike
    Kriminalizimin e shoqerise
    KRIMIALIZIMIN E POLITIKES
    Korrupsionin Galopante
    Nxoren nga Varri – veset e huqet me te ndyra te shqiptareve te epokes se mesjetes dhe Zogut te Rruspes ,

    pra gjithcka Negative mban nji popull brenda tij dhe

    i dhane jete e zhvilluan dhe luluzuan .
    Be edhe Ligje qe askush mos te guxonte te prekte
    kto Poshtersira Njererzore ardhur nga shekujt e kaluar !

    Me kujtohet ishin vitete e para te Demokracise ne Shqiperi .
    Shifje njerez ga te gjitha rracat e Botes dhe pyesje i cuditur ; Pers cfar kane ardhur ne Shqiperi

    gjithe kto lloj rracas ,qe me Shqiperine si lidh asgje ?

    Vijne per Biznes u pergjigj dikush ke Kafe Flora
    ku ne prisnin te merrnim Biletata e fluturimin ke Agjensia e Rinasit dikur perball Flores .
    Do shkonim me Malevin ne Ungari .

    C’po ndodh me kte vend -degjova nji psheretime ne tavolinen perball nji burre i moshur qe kishte varur nji k´Kryq te madhe ne qafe !

    Kjo s’eshte Demokraci – kjo eshte Dreqi vet turfulloj

    sikur fliste me dike Lart dhe u ngrit e doli nga lokali .

    Ne kte Toke te Lashte u perkul dhe Papa Gjon Pali II

    Dhe un , cuditem akoma sot kur e kujtoj –

    Perse ????????????????????????

    Perse valle ?

    ´Ndjeu i ndjeri Gjon Pali se Satani kishte shkelur

    Shqiperine dhe nxitoj te lutej Zotit qe Shqiperia te shpetoj ???

    Reply to this comment
  9. tomorraku July 1, 20:53

    Dhe ju shtoni “kushtet”per Shqiperine per tu pranuar ne BE ,duke e vene theksin tek korrupsioni:Por ju te gjithe jeni zhytur ne korrupsion;Ky shembulli i ”grabitjes” brenda PE e tregon me semiri kete!

    Reply to this comment
  10. Doda July 2, 15:15

    Bravo shume mire e kane bo ato nuk kane vjedhur kane marre ate qe i eshte vjedhur nga kto shkerdhata qe vetem pastruesi ne parlament merr 5 mije eur ne muaj. Ju jeni foleja e korrupsionit

    Reply to this comment
  11. Doda July 2, 15:17

    Bravo shume mire e kane bo ato nuk kane vjedhur kane marre ate qe i eshte vjedhur nga kto shkerdhata qe vetem pastruesi ne parlament merr 5 mije eur ne muaj. Ju jeni foleja e korrupsionit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim