Grabiten pensionet dhe ndihma sociale në Zerqan

February 25, 2016 14:50

Grabiten pensionet dhe ndihma sociale në Zerqan

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë terrorizuar paraditen e së enjtes banorët e njësisë administrative Zerqan në Bulqizë. Nën kërcënimin e armës ata kanë arritur të grabisin 1.8 milion lekë të reja.

Paratë do t’i shpërndaheshin pensionisteve dhe personave që përfitojnë ndihmë ekonomike. Sipas dëshmitarëve autorët kanë hyrë në ambientet ku po shpërndaheshin paratë dhe kanë qëlluar në ajër.

Më pas kanë kërcënuar punonjësen e Postës Shqiptare duke i vënë armën në kokë. Sapo kanë dalë nga ambientet dy të maskuarit kanë gjuajtur në ajër me breshëri. Pensionistët që kanë qenë në radhë për të tërhequr pensionet e tyre, thonë se ngjarja i ka terrorizuar

Po sipas dëshmitarëve ata janë larguar drejt malit në këmbë .Policia e Dibrës, ka nisur menjëherë kontrollet, ndërsa në ndihmë është dërguar një helikopter nga Tirana.

February 25, 2016 14:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*