Grabitësit e 3 bankave, dosja shkon për gjykim në Krimet e Rënda

April 30, 2018 13:20

Grabitësit e 3 bankave, dosja shkon për gjykim në Krimet e Rënda

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka çuar për gjykim dosjen e bandës së grabitësve të bankave, ku nën hetim janë nëntë persona.

Në krye të bandës është shtetasi Admir Nikaj (Murataj), i cili do të përballet me tre akuza;

atë të vjedhjes së bankave më shumë se një herë,

armëmbajtje pa leje në formën e grupit të strukturuar,

krijimin dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

Personat e tjerë nën hetim janë Dash Kupa, Ernes Kupa, Neim Avdulaj, D. M, A. Ç, Fatjon Xhyliu, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj.

Vjedhja e parë ka ndodhur në 3 dhjetor të 2015 në aksin rrugor Qafë Kashar-Rinas, në afërsi të kryqëzimit të fshatrave Bërxullë-Domje, ku u vodhën paratë e një banke të nivelit të dytë në vend. Sipas punonjësve të bankës u vodhën 1.8 milionë paund, 800 mijë dollarë, 200 mijë dollarë australian dhe 200 mijë dollarë kanadezë.

Rasti i dytë i vjedhjes do të ndodhte më 9 shkurt 2017, ku një tjetër bankë ra pre e grabitjes së grupit të strukturuar kriminal. Nga kasaforta e kësaj banke ata mundën të merrnin 8 thasë me para, ku rezulton se kanë qenë 2.4 milionë euro, 200 mijë dollarë dhe 260 mijë paund britanik.

Vjedhja e tretë do të ndodhte vetëm 4 ditë më pas, në vendin e quajtur ish Stacioni i Trenit, ku nën kërcënimin e armës u vodhën 900 mijë franga zvicerane, 800 mijë paund britanik, 16.100 euro.

Vjedhjet në të trija bankat kanë pasur një taktikë të vetme; prerja e rrugës së mjeteve shoqëruese të parave.

s.a/dita

 

April 30, 2018 13:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*