Grabitësit e dhunuan më 3 janar, ndërron jetë gruaja e bukëpjekësit të famshëm

January 11, 2016 15:37

Grabitësit e dhunuan më 3 janar, ndërron jetë gruaja e bukëpjekësit të famshëm

Një grua e dhunuar barbarisht nga grabitësit ka ndërruar jetë sot.

Ajo ishte bashkëshortja e bukëpjekësit më të famshëm të qytetit të Elbasanit, të cilët edhe pse të dalë në pension punonin me përkushtim.

Disa ditë më parë, grabitës të maskuar shkuan dhe u rrëmbyen paratë të moshuarve, ndërsa i dhunuan.

Gruaja ka ndërruar jetë në ambientet e një spitali privat në Tiranë nga plagët e marra në kokë.

Ngjarja ndodhi më datë  03.01.2016,  në orët e para  të  mëngjesit,  në banesën  dykatëshe  të shtetasit Xhevat Koburja, 80 vjeç.

Dy  persona të paidentifikuar hynë në banesë dhe goditën me sende  të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Zaje Koburja  66 vjeç,  e  cila u dërgua  menjëherë  në  Spitalin  Kirurgjik, Elbasan, në gjendje të rëndë për jetën. Personat e  maskuar, dyshohet  të kenë vjedhur rreth 140.000  lekë në banesën e dy të moshuarve.

January 11, 2016 15:37
Komento

1 Koment

  1. labinot January 11, 16:07

    Xhevati punesoi nje te afermin e tij hajdut ne furre.Ai mund te jete kallauzi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*