Grabitësit qëllojnë bashkëshortët, vritet burri, plagoset gruaja

April 25, 2018 22:13

Grabitësit qëllojnë bashkëshortët, vritet burri, plagoset gruaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të mërkurës në rrugën “OSBE”, në Kamzë.

Janë qëlluar me armë zjarri dy shtetasit Agim Buci, 52 vjeç, dhe Merita Buci, 44 vjeçe, burrë e grua.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se dy grabitësit kanë kërkuar shumën e parave dhe sende të tjera me vlerë. Ata kanë hasur rezistencën e pronarit të dyqanit ushqimor, i cili  më pas mbeti i plagosur sëbashku me bashkëshorten e tij.

Menjëherë pas sulmit me armë, çifti është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por duket se burri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa gruaja gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje -dalje të Kamzës, si dhe në pika të tjera.

Grupi hetimor në vendngjarje sakaq po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

s.a/dita

April 25, 2018 22:13
Komento

4 Komente

  1. ??? April 25, 22:28

    Tani qe ka ik Berisha nga pushteti jane bere te uritur kafshet dhe po dalin jashte kontrollit.

    Reply to this comment
  2. kRIST April 26, 00:33

    More komentues i me siperm,ne qofte se ti nuk e din vete se kush je,megjithese na paske bere edhe tre here kerkime per te gjetur -identitetin-duhet ta dish se :Nuk dike as per te shkruajtur,ato budallelleqe,qe mund te te vijne nder mend.

    Reply to this comment
  3. C'a bohet kshtu April 26, 02:26

    Kamzes duhet ti hiqen te gjitha emrat e rrugeve te vena nga idioti Mziu Daullexhiu.
    Emrat e tyre duhet te zevendesen me emra kafshes, me emrat e anetareve Korpus-koqeve te Azem Carit dhe me ata te udheheqjes se Shqu-pisave.

    Reply to this comment
    • Doni apo nuke doni ju o mije kenetash,Drejtesia do te BEHET. April 26, 17:07

      Jo te kerkohet heqja e emertimeve te rrugeve pa merite ne Kamez,por te kerkohet qe grabitesit e bashkepuntoret ne vrasje per grabitje apo bere te fortin ne raste perdhunimesh qofshin femra apo meshkuj vrases te denohen me burgim te perjeteshem.Askush nuke ka privilegjin te toleroje vrasje te tilla.Jeten e ka dhene Zoti fale dashurise se prinderve dhe askush nuke ka te drejte qe ta marre.Te gjithe ato gjykates e prokurore qe kane dhene denime te leta,apo i kane nxjerre te liri keta vrases,duhet te ndeshkohen si stimulues,te korruptuar e bashkepuntore me vrasesit.Vetem keshtu minimizohen vrasjet dhe ndertohet shteti i se Drejtes.Tolerance zero ndaj botes se krim-korrupsionit-ekstremisto-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet,plus ate pjese te biznesit apo medjas qe vazhdon te pastroje si lavatrice leket e piset.C’do skenare i peshtire i bijve te eterve dhe mostrave te diktatures komuniste me nje barre krimesh mbi supe,vetem se ua shtoje vitet e heqjes se lirise .Besoni,binduni dhe rrefehuni qe SOVRANI,SHBA,BE e Ligji dhe ZOTI t’ju meshirojne,se kthim prapa nuke ka.O te pa breke qe ju la dita dhe miljonere ju ngrysi nata.Po vjen minuti qe nga trasta pemen e kalbur jasht do t’hidhet.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza dhe mijra femije te mbetur jetime,si dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga politikat korruptive e kriminale te Tiranes zyrtare ne dite e vite qe kerkon Drejtesi dhe jo lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt,si dikure me millishevic e karaxhic me shoke e shoqe ne ish Jugosllavi etj.Mjaft eshte MJAFT.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim