Grabitet argjendaria, autorët godasin qepenin më makinë për të kryer vjedhjen

February 3, 2018 09:21

Grabitet argjendaria, autorët godasin qepenin më makinë për të kryer vjedhjen

 

Një argjendari është vjedhur mëngjesin e së shtunës në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, me pronar shtetasin E. D.

Shërbimet e policisë  kanë shkuar në vendngjarje, ku në afërsi të objektit autorët kanë braktisur  automjetit që dyshohet se  kanë  kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq munden  të largohen.

Mjeti Wolksvagen, pa targa, i goditur në pjesën e përparme  dyshohet të jetë mjeti i përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjendarisë.

Grupi hetimor në  vendngjarje ka fiksuar dhe administruar çdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

a.s/dita

February 3, 2018 09:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*