Grabitet banesa, burrë e grua: Na morën lekët e pensionit

April 15, 2019 15:52

Grabitet banesa, burrë e grua: Na morën lekët e pensionit

Grabitet në mes të ditës një banese në fshatin Peshtan të Fierit. Autorët e vjedhjes kanë hyrë nga dritarja në banesën e shtetasit me inicialet L.F 66 vjeç nga Peshtani Fier dhe kanë arritur të marrin një sasi prej rreth 500 mijë lekësh te vjetra dhe disa sende me vlerë.

Mësohet se hajdutet kanë shfrytëzuar orarin kur dy bashkëshortët nuk kanë qenë në shtëpi, pasi sipas tyre ishin duke punuar bahçen.

Burrë e grua thonë se paratë që u kanë vjedhur janë pensioni i tyre mujor. Pasi kanë konstatuar se të panjohur u kishin bastisur shtëpinë, e u kanë marrë paratë, ata kanë denoncuar në polici.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

 

b.b/dita

April 15, 2019 15:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*