Grabitet çifti i të moshuarve
Nga Arkiva
Një çift të moshuarish janë grabitur në fshatin Drenovë, të Korçës. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 7:00. Pre e dhunës kanë rënë 74-vjeçari L. M dhe bashkëshortja e tij.
Të moshuarit kanë thënë se dy persona të maskuar janë futur në banesë dhe nën kërcënimin e një thike iu kanë marrë një sasi lekësh. Në momentin që ndodhi ngjarja në banesë ishin vetëm çifti i të moshuarve. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento