Grabitet furgoni i blinduar me 2.5 milionë euro, e hapën me eskavator

January 2, 2019 14:31

Grabitet furgoni i blinduar me 2.5 milionë euro, e hapën me eskavator

 

Grabitet furgoni i blinduar me 2.5 milionë euro, e hapën me ruspë

Katër persona të maskuar dhe me armë kanë arritur të grabisin  një furgon të blindur që transportonte rreth 2 milionë e gjysëm euro.

Grabitja është shënuar rreth orës 07:30 e mëngjesit të sotëm në autostradën 96 në provincën e Barit në afërsi të komunës Mellitto

Për të realizuar grabitjen e tyre , banditët kanë bllokuar rrugën me dy automjete të rënda të cilëve i kishin vënë zjarrin duke vënë kështu në kurth furgonin dhe penguar mbërritjen e forcave të policisë.

Për të hapur furgonin e blinduar banditët kanë përdorur ruspën e më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Furgoni po trasnportonte para për të furnizuar zyrat postale të qytetit të Matteras dhe brenda thuhet se ka pasur mbi 2 milionë e gjysëm euro.

Hetuesit thonë se flitet për një grabitje të mirëorganizuar në çdo detaj.

Autostrada 96 në afërsi të qytetit të Altamurës vazhdon të jetë e mbyllur.

l.h/ dita

January 2, 2019 14:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim