Grabitet furgoni i transportimit të parave në autostradën Tiranë-Durrës, por ishte bosh

December 2, 2019 13:48

Grabitet furgoni i transportimit të parave në autostradën Tiranë-Durrës, por ishte bosh

Një grabitje ka ndodhur në zonën e Kasharit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku grabitësit kanë ndalur një furgon që përdoret për transportimin e vlerave monetare, duke menduar se në të ka para.

Ata pasi kanë nxjerrë jashtë dy punonjësit e sigurisë që udhëtonin me mjetin e punës, kanë marrë furgonin dhe janë larguar me shpejtësi.

Ndërkohë duke menduar se në makinën që kanë grabitur ka patur para ata janë larguar në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës ku në afërsi të një qendre tregtare kanë bërë të mundur edhe kontrollin e furgonit në fjalë.

Por furgoni nuk po transportonte vlera monetare dhe në brendësi të tij nuk ka patur asgjë për të marrë. Kështu grabitësit kanë braktisur furgonin, i cili tashmë është rrethuar nga policia që po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

o.j/dita

December 2, 2019 13:48
Komento

2 Komente

  1. Xhuxhumaku December 2, 13:54

    E tha edhe kryeministri, nuk ka me leke andej ketej neper furgona, i mban kryeministri te gjitha per vehte.

    Reply to this comment
  2. Tironsi December 2, 21:41

    Ajo ishte lojaaaa

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*