Vlorë – Maskat vjedhin bankën në mes të ditës dhe largohen

July 11, 2016 14:22

Vlorë – Maskat vjedhin bankën në mes të ditës dhe largohen

 Grabiten paratë e Bankës Kombëtare Tregtare në Vlorë.

Dy persona me maska dhe të armatosur kanë hyrë në arkat e bankës ku kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ata kanë përshkuar një rrugë prej gati 30 metra në këmbë, ku i priste një automjet.

Policia e Vlorës ka stacionuar 10 postoblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit.

Ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura.

Deklarata e Policisë së Vlorës:

Policia e Vlorës ka marrë njoftim se në orën 13:56 minuta, 2 persona të paidentifikuar ende kanë vjedhur një Bankë të nivelit të dytë. Banka ndodhet pranë “Sheshit të Flamurit”.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se grabitësit mbanin të veshur rroba me kamoflazh dhe kapele me strehë. Ata kanë marrë nën kërcënimin e armëve, shumën e xhiros ditore, por ende nuk është e qartë sasia monetare e vjedhur.

Gjatë grabitjes nuk ka patur asnjë person të lënduar. 

Policia e Vlorës sapo ka marrë njoftimin ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Dhjetëra efektivë të Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë sekuestruar ndërkohë pamjet e kamerave të sigurisë së Bankës si dhe të disa bizneseve përreth vendit ku ndodhi grabitja.

Vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

3 4 5 6

July 11, 2016 14:22
Komento

11 Komente

  1. info analitike July 11, 16:31

    Bravo cuna! Ore sa grabitje bankash ne vendet me te ruajtura ose ne qener te qyteteve duhen bere perpara se te shkarkohet Tahorri!

    Reply to this comment
    • kujtesa July 11, 18:44

      Bravo info bytha!

      Se cfare lidhje ka Tahiri me bankat,vetem ti e di!
      Cdo banke ka nje kontrate me polici private qe i ka dale per zot ruajtjes se vlerave monetare.
      Pra kuptoje:POLICI PRIVATE!
      Nese nuk e di se cfare shte policija private,shko futi nje tas me grosh dhe hajde prap se ketu jam!

      Reply to this comment
      • info analitike July 12, 05:20

        O i mjere te grabitesh ne qender te qytetit e te mos kete hije polici eshte pergjegjesi e Tahorrit. Po te kam thene qe ti ke nevoje te shohesh akoma se nuk mbush fare. Kaq di kaq ben, helbete tashme Rames i shkojne pas vetem keta te seres tende. Ku eshte siguria e suksesshme e propaganduar nga Tahorri? Perse e ka mbushur Ministrine e brendshme me kriminele e trafikante e refuzon te jape llogari ne kuvend?

        Reply to this comment
  2. Mark uk July 11, 17:16

    Kjo eshte shpifje shpifjeeee.As ktu policia nuk do fajsohet.Grabitsit ne drejtim te pa ditur te pakten per popullin,per policin nuk mund ta themi…

    Reply to this comment
  3. perkthyesi July 11, 17:21

    Fakti qe keto vjedhje ndodhin ne diten me diell, dhe pas dy a tre ditesh, cdo gje harrohet, te cudit dhe te trondit! Ketu ka dicka qe nuk shkon! Ekziston mundesia qe skenaret pergatiten dhe realizohen nga brenda!

    Reply to this comment
    • Arben July 11, 20:53

      NE DITET E SOTME, AJO QE KERKON TI, E NUK PO E GJEND DOT SE CFARE ESHTE QUHET

      KORRUPSION DERI NE PALCE.

      SHPRESOJ TE JESH NDRICUAR NDOPAK TANI.

      Reply to this comment
    • Arben July 11, 21:54

      NE DITET E SOTME, AJO QE KERKON TI, E NUK PO E GJEND DOT SE CFARE ESHTE QUHET

      KORRUPSION DERI NE PALCE.
      SHPRESOJ TE JESH NDRICUAR NDOPAK TANI.

      Reply to this comment
  4. Arben July 11, 19:38

    SA PER STATISTIKA, SE NUK NA BEN ME PERSHTYPJE.

    Reply to this comment
  5. VANDALET E PD-se July 11, 19:48

    BANDA KRIMINALE ANTIKOMBETARE E MONSTRES SERBO-VICIDOLASE ESHTE NE KULMIN E AKTIVITETIT TE SAJ….,AJO KERKON ME CDOKUISH DESTABILIZIMIN E KREJT JETES SE VENDIT , VETEM . E VETEM TE MOS MIRATOHET , AJO QE QUHET “REFORME NE DREJTESI “,TEK E CILA SHEF VDEKJEN E SIGURTE .
    SHIKONI EDHE MINJTE E GJIRIZIT , SI MARK UK , E SOJIN E TIJ , SE SA TE ENTUSIAZMUAR DUKEN.

    Reply to this comment
  6. Bato Mokra July 12, 06:13

    Padyshim eshte veper e mirefillte e SHQUP-it e krahut te armatosur te tij (se mos krahe te tjere banda me e ndyer alkaponiste qe ia rrenoi jeten ketij populli), jo me pretekst i radhes: vjedhje, nga tritolistet etj, kombetarja e tyre eshte grumbulluar te vendi prej kohesh. Sali Berisha te ka ardhur fundi i shumefishte, e kam fjalen edhe te pasardhesi dhe e tere banda me Jozepidhen etj!

    Reply to this comment
  7. Bledi July 12, 07:30

    Keta tipat qe vodhen nuk Jane kalamaj.E morren guximin rrezikuan per leke.Nuk Hyn politika ketu.Jo po ishin te futur nga partia i futi serbi etc.Edhe ne kryeqytete te Evropes vidhen bankat.Harrojeni politiken.Cunat ti gezojne leket me familjet e tyre.Bankat kane leke boll se jane te siguruara.Po te kishin vrare dike ishte haram po keshtu hallall i kane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*