Grabitet “Varri i çifutit” në qytetin antik të Amantias në Vlorë

October 10, 2013 08:34

Grabitet “Varri i çifutit” në qytetin antik të Amantias në Vlorë

Qyteti antik i Amantias është dëmtuar shumë rëndë nga gërmuesit ilegalë të varrezave dhe të vendeve arkeologjike. Arkeologët në këtë qytet antik kanë kryer gërmime për evidentimin e vlerave, por prej vitit 1960 kjo zonë është lënë në harresë. Qetësinë e varreve monumentale e kanë prishur grabitësit. Gërmimet tregojnë qartazi se aty së fundmi kanë qenë persona që pothuajse kanë shkatërruar gjithçka. Dy arkeologë që do nisnin punën në këtë zonë janë tronditur nga ajo që kanë gjetur dhe nga shkatërrimi. “Varri i Çifutit” një varr monumental, aktualisht objekt i punës së tyre arkeologjike, është dëmtuar aq rëndë saqë tashmë mendohet që të jetë i parikuperueshëm në tërësinë e tij si monument. Puna në të filloi që në korrik të këtij viti, por pa mundur të vazhdonte, ngaqë vandalet jo vetëm kanë thyer blloqet e gurit, por edhe kanë gërmuar në disa pika në të me qëllim grabitjen. Fatkeqësisht mania e “thesarkërkuesve” që po bëjnë kudo dëmtime masive të trashëgimisë kulturore në Shqipëri po shkatërron çdo gjë arkeologjike jo vetëm në Vlorë por kudo në Shqipëri.

October 10, 2013 08:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim