Grabiti automjetin dhe u aksidentua, prangoset për 30 minuta
Nga Arkiva
Një shtetasi nuk i eci edhe aq mirë grabitja e një automjeti.
Vetëm 30 minuta më vonë përfundoi në prangat e policisë. Ngjarja ndodhi në Vorë, ku u arrestua shtetasi Musa Xhauri, 21-vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ka grabitur një automjet tip Benz në fshatin MArikaj në pronësi të një 58-vjeçari. Me të marrë njoftimin, policia shkoi në vendin e ngjarjes ku nisi punën për kapjen e autorit.
Pasi ka identifikuar vendndodhjen e makinës është vënë në ndjekje duke e ndaluar pranë mbikalimit në Kamzë.
I riu e ka drejtuar me shpejtësi të lartë automjetin duke përfunduar jashtë rruge. Nuk ka pësuar lëndime nga përplasja e lehtë. Policia e arrestoi më pas. /Dita/
A ka ndonjeri ndonje sapun te lire per Musane?
le te perdori vaj makine te perdorur, shume, shume do e nxije pak atje te vendi, por punen do ja bej njelloj si sapuni