Grabiti dhe dhunoi çiftin në Gjirokastër, kapet autori

March 21, 2018 20:47

Grabiti dhe dhunoi çiftin në Gjirokastër, kapet autori

Policia ka raportuar sot për vjedhjen me dhunë të një banese në Gjirokastër të shtetasit A. Ç., në lagjen Manalat, nga një person i paidentifikuar dhe i maskuar. Të pranishëm në momentin e ngjarjes kanë qenë të zotët e banesës shtetasit A. Ç., 67 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasia L. Ç. 58 vjeçe, me të cilët autori i ngjarjes është konfliktuar.

Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se u bë e mundur zbardhja në kohë e ngjarjes si dhe identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit Arbland Demçaj, 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan dy telefona celular të markës Samsung, disa bizhuteri, një unazë e një varëse, ndërsa sasinë prej 10.000 lekësh autori e kishte shpenzuar në lojëra fati.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, të parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

l.h/ dita

March 21, 2018 20:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*