Grabitja e bankës në Durrës, arrestohet autori i tretë. Po kthehej nga Italia

July 21, 2015 09:40

Grabitja e bankës në Durrës, arrestohet autori i tretë. Po kthehej nga Italia

Arrestohet duke u kthyer nga Italia, autori tjetër i grabitjes së bankës në Durrës. Altin Aliaj, 37-vjeç është arrestuar mëngjesin e sotëm në Portin e Vlorës, teksa kthehej nga Italia.

Grabitja ndodhi ditën që kancelarja Merkel vizitoi Tiranen. Ne mesdite, dy persona me motor, njëri prej të cilëve shtetasi Alban Duka, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe bashkëpunëtori i tij, të maskuar me maska të një cilësie shumë të lartë që kishte portretin e një të moshuari, kanë hyrë në ambientet e brendshme të filialit të bankës.

Për shkak të maskave të sofistikuara që autorët përdorën, roja i sigurisë ka menduar se ishin dy të moshuar.

July 21, 2015 09:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*