Grabitja e Rinasit, lëshohen 5 urdhërarrestet e para

July 1, 2016 21:35

Grabitja e Rinasit, lëshohen 5 urdhërarrestet e para

Grabitja spektakolare e parave të një banke të nivelit të dytë në Aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” vetëm një ditë më parë, ka sjellë mbrëmjen e kësaj të premteje edhe urdhërarrestet e para të firmosura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Mësohet se 5 urdhërarrestet janë firmosur për funksionarë të lartë dhe punonjës të aeroportit, sikurse edhe për punonjës të firmës së kontraktuar të sigurisë, “ICTS”.

Personat e dyshuar ndoshta si bashkëpunëtorë të 3 personave, autorë të grabitjes më spektakolare të ndodhur ndonjëherë, për të cilën është vënë në pikëpyetje edhe siguria kombëtare, mendohet të jenë arrestuar tashmë pasi rezultonin të shoqëruar nga forcat blu për llogari të hetimeve.

July 1, 2016 21:35
Komento

1 Koment

  1. Arber July 3, 06:54

    Gazetare e politikanë që çorientoni publikun e mbillni dizinformacion, mos u bëni specialistë në një profesion që kërkon arsimimin e duhur. Ju duhet të kërkoni falje publike se keni shkatërruar institucionet, keni politizuar dhe atrofizuar shërbimet sipas specifikave të fushave të tyre, mos ndërhyni në kompetencat e hetimit. Një profesionist që e njeh mirë atë fushë e di se sa kohë është dashur për të përgatitur atë sulm dhe se ata që guxuan të kryejnë atë akt nuk janë grabitës të thjeshtë, ndaj mos dekurajoni por inkurajoni policinë e prokurorinë të punojnë të qetë për të zbardhur të vërtetën për këto ngjarje që po përhapen rrezikshëm.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*