Grabitja me vdekje në Fier, autori qan në gjykatë: I kërkoj falje popullit…

March 5, 2018 11:10

Grabitja me vdekje në Fier, autori qan në gjykatë: I kërkoj falje popullit…

 

Gjykata e Fierit ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg për Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali, 3 autorët e dyshuar të grabitjes me armë, ku mbeti i vrarë një person dhe një tjetër i plagosur.

Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali, dy prej autorëve të grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Fier nuk kanë folur fare në seancën e sotme në Gjykatën e Fierit, ku u dha vendimi për masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ndërsa Demiraj ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar falje. “Jam penduar. I kërkoj falje popullit dhe drejtësisë”, tha ai.

Autori i dyshuar për vrasjen e Agur Vrenozit gjatë grabitjes së pikës së këmbimit valutor në qytetin e Fierit, teksa futej në sallë të gjyqit nuk i ka mbajtur dot lotët dhe ka deklaruar para hetuesve se nuk ka qenë ai që ka qëlluar me armë.

Lulzim Demiraj, 43 vjeç, nga fshati Vajzë në Vlorë, shkoi për të grabitur mesditën e së premtes dyqanin “Exchange” të 64-vjeçarit Gëzim Hoxha. Në momentin që po detyronin të moshuarin t’u dorëzonte paratë, ndërhyri për t’i ardhur në ndihmë 54-vjeçari Vrenozi.

Por, ky i fundit u qëllua me plumb në kokë me kallashnikov dhe ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spital. Grupi hetues dyshon se personi që ka shkrehur armën është 43-vjeçari nga Vlora.

Lulzim Demiraj ka thënë për hetuesit gjatë marrjes në pyetje se, bashkë me dy të arrestuarit e tjerë, Zini Fyraj, 37 vjeç banues në Sevaster, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç banues në Zhupar, Fier, kishin për qëllim vetëm grabitjen e pikës së këmbimit valutor për shkak të gjendjes ekonomike dhe situata u doli nga kontrolli.

Nuk e kam qëlluar unë. Nuk mbaj mend se si ndodhi. Unë di që gjerat ndodhën shpejt. Ne nuk kemi shkuar atje me qëllim të lëndonim ndonjë. Situata erdhi ashtu dhe nuk e mbaj mend se si ka ndodhur”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Lulëzim Demiraj, i cili është shprehur i penduar në sytë e hetuesve.

Edhe Zini Fyraj, i cili bashkë me 43- vjeçarin hyri në pikën “Exchange”, ka deklaruar se është detyruar të kryejë grabitje, pasi gjendet në vështirësi ekonomike. 37-vjeçari nga Vlora rezulton se është arrestuar dhe në korrik të vitit 2017 për vjedhje, por në rrethana krejt të paqarta ka rifituar lirinë.

Dalja e tij nga burgu erdhi për shkak se nuk faktohej me prova përfshirja e tij në një vjedhje të ndodhur më 30 qershor në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit, disa persona mes të cilëve dhe Fyraj, i kanë vjedhur 29-vjeçarit A.B. 4000 euro.

Ndërkohë, Gëzim Hoxha, pronari i pikës “Exchange”, ndodhet ende në gjendje të tronditur nga ngjarja. Fqinjët e tij shprehen se 64-vjeçari ka pësuar goditje të rëndë psikologjike bashkë me të shoqen, sidomos kur kanë marrë vesh për vdekjen e Vrenozit.

l.h/ dita

March 5, 2018 11:10
Komento

9 Komente

  1. Lexues March 5, 11:30

    falenderoj ilir meten per dekoraten e dhan venozit pas vdekjes.
    Po ai ta shikojm se cfar dekorimi do ju japi hajdutve qe e vran.
    Per keto raste sduhet te vazhdoi gjykata ma shume 24 ore.
    duhet pushkatim.
    Perndryshe sdo ndalojn hajdutet.

    Reply to this comment
    • Arben March 5, 13:13

      Njerezit e ndershem nuk pranojne dekorata nga

      kriminele, nderim per ta do te ishte qe edhe politikanet

      ti kemi te ndershem

      Reply to this comment
  2. Populli March 5, 12:25

    Populli nuk do falje nga ti ore zagar,
    falje duhet te kerkoje kjo politika mbare,
    se ka hequr Denim me Vdekje per kriminele,
    qe atehere ky Popull eshte bere fertele,
    Denimi me Vdekje per vrases eshte ilaci,
    per kurriz te te ligut, duhet Kerbaci,
    beni Sondazh ne Popull o politike e dhjere,
    per Denimin me Vdekje, jane dakort te tere,
    vetem ai Denim e shpeton kete Popull,
    qe po vritet kot, nga Vermoshi ne Dropull,
    mos degjoni Europe, mos degjoni njeri,
    degjoni vetem Popullin ketu ne Shqiperi,
    provoni e pyeteni kete Popull te mjere,
    Denimin me Vdekje e kerkon menjehere,
    vetem me plumb ballit krimi sherohet,
    me “Arrest shtepie”, krimi vetem shtohet,
    sa kohe qe Denim me Vdekje nuk ka,
    Vrasesit kendojne kudo tra-la-la…

    Reply to this comment
  3. perkthyesi March 5, 12:38

    Te gjithe jane te bindur se, ne se do qendronte ne fuqi ligji me pushkatim, pothuajse te gjithe te vraret e pas 1990 sot do ishin gjalle! Kjo te pakten eshte e sigurte, pavaresisht klithmave se keshtu e do Europa, se ndryshe nuk behemi pjese e saj! Me fjale te tjera, lereni kriminelin te vrase, se nuk e do i bej kush gje! Hajde logjike hajde!

    Reply to this comment
  4. ts March 5, 12:39

    Po ,pushkatim per kta vrases te ftoht e te papergjegjshem !Te rikthehet denimi me vdekje, se spo mbarojn krimet ordinere te ktyre kafsheve ! Te vriten kta qe vrasin per nje llaf goje e per kto motive aq te ndyra e tmerrojn shoqerin

    Reply to this comment
  5. qwerty March 5, 14:00

    E dine zbavitje Vjedhjen fshataret e laberise, e biles mburren se jane te zote te vjedhin. Njerez idiote kujtuan se myzeqare, e do priten me lule hajduti ne dyqan.
    U ngeli tjetri ne dore, bastarde.

    E prape megjithate shqiperia mban kriminiele shume here me te keqinj sesa juve, dhe jane jashte burgu..

    Reply to this comment
  6. H March 5, 14:06

    Dënim kapital !

    Reply to this comment
  7. AM March 5, 16:54

    Denimi me vdekje do sistem drejtësie perfekt. Kush do vendose kush do pushkatohet Gjin Gjoni apo Shkelzen Berisha?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*