Grabitja në Laç/ Zbulohen pamjet dhe kujt i përkisnin paratë që sapo ishin depozituar

December 30, 2017 14:01

Grabitja në Laç/ Zbulohen pamjet dhe kujt i përkisnin paratë që sapo ishin depozituar

Janë publikuar pamjet e autorëve të grabitjes së bankës në Laç, të cilët duken teksa largohen të qetë, pasi nën kërcënimin e armëve morën paratë.

Grabitësit e maskuar janë filmuar nga një qytetar, ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre.

Sipas policisë, pas alarmit në sallën operative, patrulla e parë ka shkuar brenda 3 minutash tek banka. Autorët kanë thyer me vare xhamin e derës kryesore të bankës, që ishte e mbyllur, ndërsa punonjësit ishin duke kryer veprime të brendshme dhe po përpunonin paratë.

Shuma 23 mije euro që u grabit  ishte e një kompanie të kolaudimit të automjeteve po në këtë qytet.

Policia ngriti disa postblloqe për kapjen e autorëve, të cilët u larguan me një automjet, por pa sukses. Po ashtu, janë kontrolluar edhe disa banesa e garazhe si dhe disa persona u shoqëruan në komisariat.

Policia po kqyr të gjitha kamerat e sigurisë, ndërkohë që në pyetje janë marrë edhe punonjës të bankës, pasi nuk përjashtohet mundësia që autorët të kenë patur bashkëpunëtorë të tjerë.

December 30, 2017 14:01
Komento

3 Komente

  1. intelektuali December 30, 14:50

    Ne Rilindje vidhet banka me meleona dollaro ne piste, ne mes te aeroportit ne Rinas, njashtu si ne Cikagon e Al Capones, kjo banka e Lacit eshte per amatoret dru me pre si kaubojsat brekecjerre ne Perendimin e Larget.

    PO LAJM ESHTE KY PER 20 MIJE DOLLARO TE VJEDHURA SI PARE XHEPI PER RILINDJEN ENVERISTE?

    Reply to this comment
  2. drini December 30, 18:41

    Po si mos te ndodhin vjedhje te tilla ne Lac a e dini kush eshte kryetar gjykate atje ? Eshte nje Alfred Gjoni qe diplomen e juridikut e ka me mesatare 5.6.
    Eshte gjyqtari me i korruptuar pervecse i paafte,
    Nuk ka urgjence per drejtesine dhe popullin e Lacit dhe cdo qytetari ne shqiperi se Largimi nga detyra i ketij gjyqtari hajdut dhe te korruptuar.

    Reply to this comment
  3. alphade December 31, 00:33

    Z. “Intelektual” : per dijenine tende dhe te gjithe shqipta-
    reve : K/ministrin aktual, ta kesh mik te prish pune ,ta kesh armik te ha m…..ne dhe faktet deshmojne katerci-
    perisht persa shkruaj. Fufin e PD- e gradoi,gje qe Vici-
    dolasi,miku i thote mik dhe e mbron deri ne fund dhe ar-
    mikut i thote armik dhe e lufton deri ne fund. Tash,te kthe-
    hemi ne teme: nga kallepi i pare me dinamit vene ne shtyllat e tensionit te larte ne Milot ne vitin 2013 kur Vici-
    dolasi la pushtetin e deri ne vjedhjen e bankes se Lacit
    dy dit me pare ,te gjitha hajnite dhe sabotimet ,”strategjia
    e tensionit” qe ka aq shume per zemer Vicidolasi jane ve-
    pra te Sali Ram Berishes dhe askujt tjeter. Bandat e Lacit
    dhe Mamurrasit punojne vetem per Berishen e Lullin dhe
    parate e vjedhura ne Lac do t’i gjeni ne kacafortat e Berishes dhe Lulit. Me se do te paguhen lobistet ne Amerike e gjetke ??? Me parat e taksapaguesve shqiptare ?! Dhe me hajnite e tipit Fullhajnit . Kush e nxorri nga burgu Fullhajnin dhe kush e demshperbleu me
    450 milion leke ? Ju kujtohet se sa me zell e mbrojti Be-
    sha Fullanin ne Parlament ! Dhe si u zgjidh vjedhja me
    Hotel Dajtin !? Te tjerat i dini shume me mire ju vete sepse keni shume njohuri mbi 70 vjetshin shqiptar….!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*