Grabitja në Rinas, Gjykata e Krujës arrest me burg për Kujtim Picarin

July 4, 2016 12:17

Grabitja në Rinas, Gjykata e Krujës arrest me burg për Kujtim Picarin

Gjykata e Krujës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për Kujtim Picarin, shoqërues i vlerës monetare, punonjës i “Nazeri 2000”.

Ndërkohë që për Arben Karafili, Drejtor Operacional i kompanisë “ICTS, Bledar Blloshi agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë) dhe Fadil Jonuzaj agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë) ka patur një shtyrje të gjyqit, pasi gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka hequr dorë, sepse ka një konflikt interesi me avokatin që mbron të pandehurit, për një gjyq civil.

Për ta do të caktohet një tjetër gjyqtar dhe gjyqi të zhvillohet brenda ditës së sotme, sipas ligjit.

Në pritje të masës është Vangjel Nikolla, kryetar i Degës Teknike të Aeroportit.

July 4, 2016 12:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*