Grabitja në Rinas, policia flet për dekonspirimin e operacionit

July 24, 2016 13:59

Grabitja në Rinas, policia flet për dekonspirimin e operacionit

Policia e Shtetit ka dalë me deklaratë për shtyp këtë të dielë në lidhje me grabitjen e ndodhur disa javë më parë në Rinas.

Ajo hedh poshtë pretendimet se po hetohen efektivë policie me dyshimin se kanë dekonspiruar operacionin që Policia e Tiranës po kryente disa ditë më parë për arrestimin e autorëve të grabitjes spektakolare në Aeroportin e Rinasit.

“Nisur nga disa shkrime në media, Policia e Shtetit konfirmon se nuk ka asnjë hetim për dekonspirim të operacioneve policore në kuadër të këtij hetimi, ashtu siç janë të pavërteta e thjesht shpifje, pretendimet për veprime të pasakta nga ana e policisë.

Çdo veprim i policisë është pjesë e një plani hetimor të detajuar e të koordinuar me të gjitha strukturat përkatëse.

Për shkak të natyrës së hetimit, policia nuk mund të japë më shumë detaje për publikun, por fton këdo që ka informacion në lidhje me autorët të bëhet bashkëpunues dhe të ndihmojë autoritetet”, thuhet në njoftim.

July 24, 2016 13:59
Komento

2 Komente

  1. info analitike July 24, 17:42

    Po mos e dekonspironi more policine e cunave te Tahorrit! Ore po nje video me ate kunatin delenxhi si nuk na doli. Ashtu thjesht per transparence meqe u harxhuan gjithe ato para per kamerat e trupit dhe u be gjithe ajo reklame.

    Reply to this comment
  2. Mark.uk July 25, 07:13

    Si te gjith te tjerat krime edhe kjo.Tesh jan ba njesh grabitsit e policet.Her pas here ndrroj vendet.Tani lehtesisht mund te perdoret ajo shprehja qe perdorej ne fillimet e demokracis qe populli thoshte:POLICIA ESHTE ME NE,po ket nuk e thot populli po banditet.Sa kuptim plote jan fjalet e poetit Migjeni nese nuk jam i gabuar per emrin: SHQIPTARI TRASHIGIMTAR I VUAJTJES E I DURIMIT.Cili popull ne bote e duroj turkun sa shqiptari.Cili popull ne Europe e duroj komunizmin sa ne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*