Grabitja në Rinas, gjendet një sasi parash, miliona, ende të zhdukura
Nga Arkiva
Kur kanë kaluar 5 muaj nga grabitja në Rinas, bëhet e ditur se janë gjetur një pjesë e parave të grabitura.
Mësohet se paratë e sekuestruar të disa prej të arrestuarave korrespondojnë me numrin e serive që bankat e nivelit të dytë do të transportonin jashtë vendin mesditën e 9 prillit.
Ato janë në prerje 50 euro, duke bërë kështu që hetuesit të sigurojnë një provë të fortë që lidh të arrestuarit me grabitjen. Deri më tani janë sekuestruar 300 mijë euro, nga këto 100 mijë euro në banesën e agjentit të cargos në Aeroportin “Nënë Tereza”, Hasan Kanaçi, të konvertuara në kartëmonedha të ndryshme.
Referuar të njëjtave burime, mësohet se Prokuroria ka kërkuar ADN e të arrestuarve, për t’i krahasuar ato me gjurmët e gjetura në furgonin e pa djegur. Por, të arrestuarit kanë refuzuar dhe do të jetë gjykata e Krimeve të Rënda e cila do të vendosë nëse do të lejojë që t’u bëhen analizat e ADN-së 7 të arrestuarve.
Për grabitjen e ndodhur më 9 Prill në qeli ndodhen7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj. Në kërkim janë dy vëllezërit Klemend e Eldi Cala si dhe bashkëpunëtori i tyre Talo Cela për të cilët policia ka vënë në dispozicion shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo që jep informacion që çon në gjetjen e tyre.
b.b/dita
Informacioni me i sigurte duhet te dergohet vetem tek “bashkeqeverisja me qytetaret”!
Aty do ta keni te sigurte leven pas koke!
Fjal me ven, si ka mundesi qe su esht kujtu!
lajm e kaluar lajmit!!
5 muaj nga grabitja dhe akoma nuk ka asnjë lloj lajmi për atë që është fakti më i saktë dhe më i pandryshueshëm në këtë çështje!!
asnjë lloj lajmi për autopsinë që i është bërë tafilit dhe rezultatet e saj!!
nuk thuhet se nga çdrejtim është qëlluar tafili!
nuk thuhet se me çfarë arme është qëlluar tafili!!
nuk thuhet se ku është vrarë tafili!
nuk thuhet se përse është hedhur në rrugë e sipër tafili!
nuk thuhet se gjatë autopsisë kufoma e tafilit është kontrolluar dhe për substanca barbiturike ose ilaçe të tjera qetësuese dhe nuk ka patur asnjë lloj prej tyre!!
pastaj shkruhet ky lajm idiot që ska kapterr që e kupton!!”prerje 50 euro me numër serie të njëjtë”pra të fallcifikuara??
nuk mund të ketë një prerje kartmonedhe me numër serie të njëjtë!kartmonedha ndryshon nga tjetra,me prerje të njëjtë,nga numri i serisë!është o ngjitës o zbritës!!
“nga këto 100 mijë euro në banesën e agjentit të cargos në Aeroportin “Nënë Tereza”, Hasan Kanaçi, të konvertuara në kartëmonedha të ndryshme.”
nëse janë”të konvertuara në kartëmonedha të ndryshme.”kush e vërteton se janë pjesë e grabitjes??
pra janë gjetur kartmonedha që nuk kanë qënë në thasët e grabitura??
nuk mund të jenë para të përfituara më parë??
ndoshta dhe në mënyrë të paligjëshme,por jo pjesë e grabitjes??
Ua tregoj une emerin e kryehajdutit, por u lutem mos me permedni mua: Ai eshte Edi Rama
lali duhen prova se sa për emrin e dimë fare mirë!!
Edhe ju plehrat e tjere te politikes nuk jeni me mire
dulle
e gjithë politika është plerë!!
nuk ka ju dhe ne!!
ka ata dhe ne,nëse ti e quan veten jashtë politikës!njësoj si unë!!
përplasja është ndërmjet nesh dhe atyre!popull#sundues!