Grabitja në Rinas, telefoni i grupit të Admir Murataj do çohet në Izrael

April 15, 2019 16:06

Grabitja në Rinas, telefoni i grupit të Admir Murataj do çohet në Izrael

Aparati celular i gjendur brenda furgonit që u përdor në grabitjen e mbi 10 milionë eurove në Rinas, do të dërgohet jashtë vendit për të ç’koduar të gjitha bisedat dhe sms-të e kryera gjatë 6 muajve të fundit.

Burime zyrtare nga organi i akuzës konfirmojnë për Vizion Plus, se ai është një celular i thjeshte dhe i pa-koduar, dhe nga kontrolli paraprak që i është bërë, ka rezultuar se nuk ka pasur të regjistruar asnjë thirrje zanore që do të ishte me vlerë për grupin hetimor.

Për këtë fakt, thanë burimet, aparati celular do të dërgohet në Izrael për të hedhur më shumë dritë mbi bashkëpunëtorët e Admir Muratajt.

Po ashtu, tre prokurorët Besnik Muçi, Arens Çela dhe Klodian Braho kanë sekuestruar të gjitha raportet e shërbimit në aeroport, për të parë nëse janë zbatuar procedurat nga koncesionar dhe komisariati i Rinasit si edhe patrulla e FNSH.

Brenda kësaj jave, prokuroria pritet të marrë në pyetje drejtuesit e kompanisë së sigurisë ICTS-së, si dhe familjarët e Admit Murataj. Nga përgjigjja paraprake e ekspertizës që i është bërë Muratajt, ka rezultuar se ai u qëllua me një plumb në kokë nga policia, gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Ekspertiza verifikoi se edhe vetë Murataj ka qëlluar në drejtim të uniformave blu, për shkak se në duart e tij janë vërejtur mbetje baruti.

Në vendngjarje u fiksuan mbi 100 gëzhoja arme zjarri të kalibreve të ndryshme, ndërsa procedimi penal është regjistruar mbi 4 akuza: shpërdorim detyre, krijim i grupit të strukturuar kriminal, grabitje me armë dhe vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë.

 

b.b/dita

April 15, 2019 16:06
Komento

11 Komente

  1. Pse duhet kaq detaje ku ka shkuar telefoni ?! April 15, 16:15

    Per pipullin lexues nuk ka rendesi ku shkon telefoni ! Nje shpjegim I pa nevojshem!
    Popullit I duhet te njohi kapjen e bandes !

    Reply to this comment
  2. Komentuesi pa pagese April 15, 16:21

    Tani te rrime shtrember te flasim drejt, puna e analizimit te provave jashte vendit eshte pak me spec. Mund te perfundoje si puna e rastit Babale. Akoma nuk ka ardhur pergjigja e laboratorit Anglez a Kinez, per analizimin e pergjimit.

    Reply to this comment
  3. #%&€ April 15, 17:09

    Po ky Person ishte pjese e UCC qe thyen burgjet greke be 2013, qe ishte Fund e krye loje e Izraelit. Bukur fort! Tani po !

    Reply to this comment
  4. Dori April 15, 17:50

    Ky nuk eshte lajm, eshte paralajmerim per ata qe rrezikohen nga permbajtja e tij. Ka Pokurori profesionale ne Shqiperi apo ka bashkepunetore te Perbindeshit te Vicidolit?!

    Reply to this comment
  5. Doni, apo nuk doni ju o mijë kënetash, Drejtësia do të BËHET. April 15, 18:24

    Vetëm në Shqiperi ndodh që grabitësit largohen nga vëndi i ngjarjes bashkë me miljona dollarë, kurse policia ndërpret ndjekjen. Kjo nga mungesa e përgatitjes “profesionale”, jo, por ngase bashkepunuan me grabitësit, me zë, figurë e dëshmi faktike, gjë që e vërteton katërcipërisht ndërprerja e ndjekjes ndaj tyre.C’do përrallë për të justifikuar ndërprerjen e ndjekjes, flet qartë për mungesë profesionalizmi, apo bashkëpunim me grabitësit. Celulari mund të jetë një mrekulli, apo një skenarë ndër skenarët e fëlliqur të bijve të etërve të diktaturës komuniste e mostrave të sajë, që si dje me armët e futura në kisha, me një gurë vrisnin dy zogj. Dacibaho të tilla lexoheshin rëndomtë në organizatat e masave, kur nuk ishte rrealizuar plani, e sot mbledhja e taksave, taksave të papaguara dhe taksave sot. Kjo grabitje vërtetojë katërcipërisht se Reforma në Drejtësi, Vettingu e ligji i Dekriminalizimit janë domosdoshmëri për t’i thënë NDAL binjakëzimit të pushteteve e politikanëve në pozitë, apo opozitë me krimin. Së fundi, historia ka vërtetuar katërcipërisht se një popull që flenë, është bërë varrmihës i varrit të tij. Binduni e besoni se c’do skenarë i pështirë i bijve të etërve të diktaturës komuniste e mostrave të sajë do të dështojë me turp. Nuk do të ketë lekë të pisët e pushtet brënda ligësisë që t’i shpëtojë këta palo pushtetarë e opozitarë të binjakzuar me botën e krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-politik nga banga e Drejtësisë.

    Reply to this comment
  6. demo April 15, 18:37

    Mire beni qe dergoni celularin ne Izrael,por mos harroni te merrni prej Izraeli ca experte te sherbimit te fshehte,se ata dijne si nxirren mijte nga vrymat.

    Reply to this comment
  7. Besi April 15, 19:48

    Mijnte hajne njerit tjetrin……loja vazhdoka.

    Reply to this comment
  8. Adih April 16, 01:03

    Fullani vodhi sa deshi me ze e figure , e nuk u denua ,por perkundrazi e gostisen me disa mlionra demshperblim ,neurozen qe “PESOI ”
    Kurse ju mendoni qe hajduti do kape hajdutin . Mos u lodhni kot o popull kokpalare .E thjesht per tu kuptuar Perse nuk i gjemoi deri ne fund policia ,deri sa kane shkembyer zjarr ??Apo kursenin naften e blere te Kastrati ?? Per mua prokurori te kontrolloje telefonat e policicise ,pse u zmbrapsen policet .??ky eshte pislleku i mafjes komuniste..

    Reply to this comment
  9. bart72 April 16, 11:19

    E dini ca ndryshimi ka ky zotnia na Rama Drogaxhiu se drogaxhiu vjedhur me lapes ky me kallash hahahahahahahahs

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*