Grabitja në Rinas, TIA: Në respekt të hetimeve s’kemi koment

July 1, 2016 17:36

Grabitja në Rinas, TIA: Në respekt të hetimeve s’kemi koment

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nuk ka asnjë koment në lidhje me grabitjen spektakolare të parave, një ditë më parë në Rinas. Drejtoresha e komunikimit në TIA Arlinda Çausholli thekson se në respekt të hetimeve rreth ngjarjes, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nuk ka koment.

“Duke vlerësuar maksimalisht rëndësinë e ngjarjes dhe në respekt të hetimeve rreth saj, TIA nuk ka koment. Çmojmë mirëkuptimin publik dhe mediatik për këtë qëndrim.”, deklaroi Çausholli.

Një shumë e konsiderueshme parash të një banke të nivelit të dytë u grabit dje në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, teksa do të transportohej jashtë Shqipërisë me avion.
Dyshohet se autorë të kësaj ngjarjeje kanë qenë tre persona të maskuar e të armatosur. Grabitja ndodhi në pistën e aeroportit, edhe pse dy ditë më parë policia njoftoi se në aeroport kishte rritje të parametrave të sigurisë, pas sulmeve terroriste të ndodhura në Stamboll.

Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes, Policia e Shtetit tha zyrtarisht se grabitësit mundën të hynin me makinë në pistën e aeroportit duke prerë menteshat e një prej portave hyrëse. Pas grabitjes së parave, autorët i vunë flakën dhe e braktisën makinën në Fushë Prezë.

July 1, 2016 17:36
Komento

1 Koment

  1. kujtesa July 1, 19:47

    Po ckoment kerkoni te beni!
    Ne kohen e xhaxhit,dyert kryesore ku mund te ndothte dicka,lidheshin me sistem elektrik me vetem nje zile ne dhomen ku qendronte oficeri i rojes.
    Kjo,sepse ato ishin mundesite dhe cdo gjer ruhej per bukuri.
    Sot,me kete zhvillim te madh te teknologjise,te huje hajduti si ne shtepine e vete,dhe te vjedhi miliona,eshte e padegjuar.
    Kane ndodhur grabitje bankash edhe ne bote,por hajdutet jane perpjekur pa fund per tja arritur qellimit.
    Keta lamashet,vetem per tre minuta,vodhen 3 miljon Euro.
    Dhe na del TIA per te sqaruar se do te flasi pas hetimeve.
    Po hic mos flisni.Paguani demin dhe kaq!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*