Grabitja në Rinas, zbulohen dy shuma të parave të vjedhura

November 19, 2019 09:58

Grabitja në Rinas, zbulohen dy shuma të parave të vjedhura

Policia ka zbuluar dy shuma të tjera parash të grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit, më 9 prill 2019.

Policia i ka gjetur shumën prej 5 mijë eurosh shtetasit Elton Pikli.

Ndërkohë, një shumë tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës, edhe ky i arrestuar për grabitjen.

Paratë e gjetura kanë rezultuar se i përkasin një prej bankave të nivelit të dytë.

Nga ana tjetër, raportohet se Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen e kampionit për analizën e ADN-së për Elton Piklin dhe Oltian Veselin.

Super-grabitja ndodhi më 9 prill të këtij viti brenda aeroportit të Rinasit, teksa lekët ngarkoheshin në avion.

Gjatë përplasjes, mbeti i vrarë Admir Murataj.

j.l./ dita

November 19, 2019 09:58
Komento

2 Komente

  1. anticensurë25642654 November 19, 10:13

    me këtë ritëm brënda 500 vjetëve të ardhshme do ti kemi të gjitha paratë(jo lekët) në dorë!!
    sa për Admir Murataj asqë bëhet fjalë për të vërtetuar se si e kanë vrarë!!
    ma merr mëndja se po u gjet se si e kanë vrarë!?
    nuk do të duhen 500 vjet për të gjetur paratë e grabitura!
    5 ditë mjaftojnë!!

    Reply to this comment
  2. Lala November 19, 11:53

    Edhe Berishën pas vdekjes do e dënojnë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*