Grabitja në teatrin “Skampa”/ U vodhën 4.500 euro, arrestohet roja

November 20, 2017 11:04

Grabitja në teatrin “Skampa”/ U vodhën 4.500 euro, arrestohet roja

Teatri “Skampa” në Elbasan ishte pre e vjedhjes një ditë më parë.

Policia bën të ditur se për këtë ngjarje ka arrestuar rojen e planizuar në shërbim për neglizhencë të detyrës.

Sipas burimeve zyrtare Sokrat Thano, 48 vjeç është i punësuar pranë një firme private dhe ka qenë i planizuar me shërbim roje objekti pranë Teatrit “Skampa” dhe dyshohet të mos i ketë përmbushur detyrat e tij funksionale duke neglizhuar në kryerjen e kësaj detyre.

Nga veprimet e para hetimore dhe bazuar në deklaratën e financieres së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e zyrës së Financieres së këtij institucioni dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrën e saj.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

November 20, 2017 11:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*