Grabitje me armë në Durrës, hajduti pikaset nga pronari dhe e plagos në këmbë (Emri)

February 10, 2020 22:13

Grabitje me armë në Durrës, hajduti pikaset nga pronari dhe e plagos në këmbë (Emri)

Një person i identifikuar si Rexhep Tereziu ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person që iu fut në banesë për ta vjedhur.

Sipas informacionit zyrtar, 42-vjeçari e ka pikasur hajdutin në momentin që iu fut në banesë në orën 20:30 në zonën e plazhit në Durrës.

Hajduti në momentin që është pikasur nga të zotët e banesës, ka qëlluar me armë drejt Tereziut duke e plagosur atë në këmbë.

Më pas, hajduti dhe autori i plagosjes është larguar nga shtëpia, pa pasur mundësi të realizojë vjedhjen që kishte planifikuar.

42-vjeçari i plagosur është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, policia ka ngritur një grup hetimor dhe është vënë në ndjekje të autorit, për ta vënë atë në pranga.

Deklarata e policisë:

Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T. Në tentativë për të vjedhur por që është  diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e  banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë kanë mburritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të  bërë të mundur kapjen e autorit Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit  dhe kapjes së autorit.

 

d.a. / dita

February 10, 2020 22:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim