Grabitje spektakolare e bankës në qendër të Berlinit, lëndohen 11 persona

July 31, 2020 18:13

Grabitje spektakolare e bankës në qendër të Berlinit, lëndohen 11 persona

Një bankë është grabitur disa minuta më parë në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Sipas televizionit lokal “RBB” grupi i grabitësve ka hedhur gaz lotsjellës në degën e një banke pranë “Hermannplatz” në qendër të Berlinit. Nga gazi lotsjellës janë lënduar 11 persona.

Shuma e parave të grabitura nga banka është e paqartë. Një zëdhënës i policisë tha se autorët u larguan me një furgon ndërsa forca të shumta policie janë vënë në ndjekie të tyre, raporton newsbomb.al.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe disa ambulanca që po trajtojnë të prekurit nga gazi lotsjellës.

 

l.h/ dita

July 31, 2020 18:13

Njoftim

Njoftim

Njoftim