Grabova e Sipërme, mister dhe magji turistike

February 21, 2016 17:14

Grabova e Sipërme, mister dhe magji turistike

Për specialistëte fushës ëshët e njohur, por për shumë qytetarë të thjeshtë, Grabova e Sipërme e Gramshit, 44 km larg nga Gramshi dhe 170 km nga Tirana, është mister. Është një fshat i hershëm, i banuar nga arëmënët (vllenjtë), që në shekuj është braktisur dhe sot në të jetojnë vetëm pak familje të këtij komuniteti. Duhet thënë që në fillim se Grabova ka një histori interesante shekullore, por edhe një natyrë të bukur, të virgjër, për shkak të rrugës që nuk është rregulluar kurrë qysh nga mesjeta, kur aty kalonte një nga degëzimet e Egnatia-s që e lidhte me Voskopojën dhe zonat për rreth.

Është për të përshëndetur historiani gramshiot, Meçan Hoxha, i cili nëpërmjet një libri ka sjellë mjaft informacion për historinë e Grabovës, por edhe për resurset e saj turistike. Sidoqoftë ka nevojë akoma më tepër për t’u studiuar, mbi të gjitha, për t’u shkelur. Pra, ka nevojë për rrugë, për të cilën banorëte këtyre anëve janë ngjirur, por nuk i ka dëgjuar askush. Një rrugë bashkëkohore nga Gramshi në Grabovë do ta bënte këtë perlë turistike një nga atraksionet turistike më të bukur në Shqipëri.

Sipas të dhënave historike, por edhe tregimeve të moshuarve në kohë të ndryshme, në kohën e lulëzimit Grabova kishte rreth 2000 familje dhe një e katërta e ka braktisur zonë brenda një dite në shekujt XVII-XVIII. Braktisja e Grabovës ndër shekuj do të ishte më e keqe në vitet e socializmit kur vlerat, me krijimin e kooperativave bujqësore, u bënë unike dhe grabovarët nuk mund të shpalosnin dot zakonet dhe traditat e tyre të lashta. Mbas heqjes së fesë, ndryshe nga çdo vend tjetër në Shqipëri, grabovarët autoktonë mbrojtën pjesën më të rëndësishme identifikuese të tyre, ritet fetare në fshehtësi, emrat ortodoks sipas shenjtorëve si dhe martesat brenda etnisë.

Urat me harqe kanë qenë një tjetër element i veçantë i mjeshtërisë së grabovarëve. Të ndërtuara përgjatë degëzimit të rrugës së vjetër Egnatia që shkon drejt Voskopojës rreth vitit 997 të mijëvjeçarit të sapombyllur, urat e mbetura jo vetëm mbartin mbi shpinën e tyre tërë historinë e Grabovës, por ç’është më e rëndësishmja, ato ende sot vazhdojnë të shërbejnë për kalimin e udhëtarëve dhe transportin e mallrave. Një nga këto ura me hark është ajo mbi përroin e Sharrës që ka një hapësirë drite mbi 15 metra dhe është e ndërtuar me gurë të skalitur. Në mesin e qemerit, nga ana e poshtme, varej një kambanë e cila tundej kur frynte erë e fortë, duke lajmëruar udhëtarët për rrezikun nga era e fortë.  Edhe pse të ruajtura për më tepër se një mijë vjet, tri nga shtatë urat karakteristike të Grabovës rrezikojnë të shemben.

Largimi i madh i grabovarëve nga vendlindja mund të quhet edhe ai i këtyre kohëve të fundit, i cili është kushtëzuar nga mungesa e infrastrukturës rrugore, i kostove të larta të transportit të produkteve, i të ardhurave të pakta edhe nga prodhimet e tyre bio. Megjithatë shumë prej familjeve të vjetra vazhdojnë ta ruajnë dhe mbajnë Grabovën, pasi e dinë vlerën e saj. E ardhmja mund të vonojë në kohë, por është optimiste. Shanset janë që, me historinë, traditat, pasuritë materiale dhe shpirtërore, Grabova të kthehet në qytetërimin e turizmit malor dhe të kënaqësive që sjell natyra. Shkëndijat e para janë disa investime të vogla, por frytdhënëse: dy baxho të prodhimit të djathit vizé me shije të veçantë dhe shumë të kërkuar, një lokal në qendër të fshatit si dhe një numër objektesh fetarë dhe historikë që mund të vizitohen në çdo kohë.

Në Grabovë, për shkak të latësisë, mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, ndryshimet e elementëve klimaterikë, të  masave ajrore, kapriciot e befta të motit janë aq të shpeshta, sa që këtu stinët e vitit nuk kanë atë ndarjen klasike, por nga katër ato ngushtohen në dy: në pranverë dhe dimër. Eshtë kjo arsyeja që këtu vegjetacioni është shpërthyes dhe i gjithllojshëm, burimet e ujit janë të ftohtë, me ngarkesa minerale, kurativë dhe shumë të mirë për një shëndet normal. Ndërsa dimri këtu është një mrekulli më vete. Pllajat dhe sheshet e bukura sipër fshatit, që në vijë ajrore janë vetëm një kilometër larg, mbulohen nga bora në nëntor dhe zbulohen në prill, duke numëruar plot gjashtë muaj nën petkun e bardhë mbi një metër të trashë, duke e bërë Grabovën një vend romantik dhe të mistershëm. Pjerrësia e tyre herë e butë dhe herë e theksuar, si e vizatur me dorë, me mbi 2000 ha sipërfaqe (800 ha pllajë) krijon mundësi ideale për lojëra dimërore të të gjitha llojeve. Kush e njeh këtë sport dhe kush njeh turizmin malor do të tubullohej nga pamjet dhe resurset që të ofron Grabova në dimër. Ndoshta në këto aspekte, ajo është e vetmja në Shqipërinë Jugut. Por, fatkeqësisht, larg, të izoluar nga civilizimi, me një rrugë të lodhshme, të pashtruar dhe të stërmundueshme.

Udhëtimi për në Grabovë

grabova 3Ndodhet 44 km larg Gramshit në lartësinë 1250 m mbi nivelin e detit. Vendbanim i hershëm që vërtitet rreth dy perandorive, asaj Romake e Bizantine, por e njohur për zhvillimin e madh që mori në shekujt XIV- XVII. Përmendet për bukuritë e saj natyrore, kishat, urat, kalldrëmet e çezmat e vjetra. Udhëtimi për në Grabovë është një aventurë e bukur për njerëz që përdorin makina 4×4, sidomos atat të garave Rally, ndërsa për njerëz delikatë është paksa i mbundimshëm që gjithsesi ia vlen kur shikon rreth e rrotull atë mjedis aq interesant dhe ku kalohet nga një befasi natyrore në tjetrën, nga fusha në mal, nga lumi në pyll, nga shkëmbi në ara plot prodhim, nga burimet me ujë të ftohtë në lëndina me bimë të egra të të gjitha llojeve. Nga Gramshi për në Grabovë shkohet me autobus deri në Lenie, nisja bëhet para spitalit të Gramshit çdo ditë në ora 13:00 dhe nga Lenia për në Gramsh në orën 06:30. Në këtë rast nga Lenia duhet të udhetohet në këmbë rreth 1 orë e 30 minuta për të shkuar në Grabovë dhe anasjelltas. Me foristradë shkohet edhe më tej, deri në Grabovë dhe bileta dhe udhëtimi kushton 6 000 lekë, vajtje-ardhje. Nisja bëhet para spitalit. Në Grabovë ka edhe një hotel.

Grabova – Histori

Kisha-GrabovesGrabova ka në mesjetë ka qenë kryeqëndra e kësaj trevave të Vërçës, Sulovës dhe Lenies të Gramshit krahas Voskopojës, Shipskës, Nicës, Vithkuqit, Llëngës, Nikolicës etj. Që në vitin 1431 barinjtë vllehë që nuk pranuan ndryshimin e besimit fetar, u shtynë deri këtu me një indetitet të vetin, me karakteristika të veçanta etnokulturore, Grabovën e Sipërme, e cila luajti një rol të rëndësishëm si qendra e dytë mbas Voskopojës në një status të veçant me varësi direkt nga Valide Sulltani. Grabova në shekullin e 17-të arriti stadet e plota të një qyteti. Zhvillimi i marrdhënieve tregtare dhe zejtaria arriti që me produktet e saja Grabova ta kapërcej kufijt e Gramshit, duke u shtrirë nëpërmjet katër rrugëve dalëse në Shqipërinë e mesme në atë juglindore, mandej gjer në Maqedoni e Greqi. Në këtë proces zhvillimi rëndësi mori kultura dhe arsimi. Nën shëmbullin e Akadimisë të Voskopojës u ngrit shkolla për arsimimin e pajisjen me dituritë e kohës të fëmijëve Grabovarë. Prej këtej dolën mjeshtar në arkitekturën ndërtimore dhe në pasurimin piktoral të objekteve të kultit. Tradita në fushën e ndërtimit do të përbënte një ndër krenaritë e grabovarëve duke përmendur kishën e Shën Kollit me afresket dhe ikonostasin prej druri të gdhendur duke vazhduar me kambanoren që zë një pjesë të madhe të kishës. Por edhe kisha e Shën e Premtes ose e Shën Parashqevisë paraqet edhe njëherë numrin e madh të banorëve të dikurshëm. Piktorët e familjes Çetiri, Gjergj Nikolla, Johani, Gjergji dhe Nikolla janë quajtur pinjollët e familjes së piktorëve që kanë gdhendur dhe pikturuar në shumë kisha të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut.

 

grabova 10 grabova 11 Grabova e Siperme gramsh okok grabova hotel grabova-7 Grabova-1970

 

 

February 21, 2016 17:14
Komento

1 Koment

  1. gjeramadhi February 21, 17:40

    s ‘kam qene por kam degjuar shume per graboven kam pasur dhe nje shok me origjine nga grabova lad kaurrin qe jeton ne elbasan marangos

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*