Gracka e nënës ideale

March 11, 2018 12:30

Gracka e nënës ideale

Çapajev Gjokutaj

Në ligjërimet tona nëna është e dashur, e shtrenjtë dhe gjithnjë mundohet e sakrifikon deri në vetmohim për fëmijët dhe familjen. Jeta e përditshme dëshmon se jo të gjitha nënat janë të tilla.

S’do shumë mend ta kuptosh se, si shoqëri, kemi qenë dhe mbetemi të interesuar të krijojmë një model ideal të nënës.

Ky veprim ngjan  si vlerësim, si shpërblim e respekt. Në fakt, para se të jetë i tillë, është nxitje që gruaja të sakrifikojë nga jeta profesionale e shoqërore, të vetmohohet si kolege, si aktiviste e si shoqe, për t’i shërbyer sa më mirë burrit. Po të jetë për fëmijën, duhet të kujdesen e të sakrifikojnë si nëna dhe babai.

Gjatë qindvjeçarit të fundit shoqëria shqiptare është munduar sadokudo ta çlirojë gruan duke filluar me ligjet modernizuese të monarkisë, duke vazhduar me emancipimin e periudhës totlitare e duke ardhur tek koncepti i barazisë gjinore, aq i hasur në mediat e sotme.

Përkundër këtij trendi gjithëkohor, miti i mëmësisë ideale ka mbetur i paprekur, paçka se në thelb synon robërimin e gruas.

Duket se këtu kanë ndikuar tre faktorë: tradita e theksuar patriarkale, çështja e pazgjidhur kombëtare dhe ideologjia totalitare.

Kur është fjala për gruan këta tre faktorë gjenerojnë imazhe të ndryshme, por në thelb synojnë të njëjtën gjë, tjetërsimin total të saj.

Mentaliteti patriarkal e arrin tjetërsimin nëpërmjet diskriminimit të gruas deri në dehumanizim. Gruaja shihet gati gati si kafshë ngarkese, a si ‘calik me frymë’, dmth thes që mbart fëmijën e burrit, por ndryshon nga thesi se frymon.

Nacionalizmi dhe totalitarizmi e arrijnë tjetërsimin e gruas duke sfumuar feminitetin në emër të forcës, qëndresës dhe … burrërisë.

Rolet sociale që mund të luajë një grua reduktohen tek luftëtarja, krahu i punës dhe sidomos tek nëna. Vetë mëmësia thjeshtëzohet e varfërohet, fryti i saj nuk është aq fëmija, si qenie humane a si qytetar i ardhshëm, por punëtori dhe sidomos ushtari.

Kjo logjikë bën që në panteonet  nacionaliste dhe totalitare versioni më i respektuar i mëmësisë të jetë nëna e dëshmorit. Gatishmëria e nënës për t’ia falur bijtë adheut a dogmës totalitare çmohet shumë më tepër se sa mundimet fisnike për lindjen dhe rritjen e fëmijës.

Glorifikimi që përshkon këto lloj narrativash ngjan si shpërblim për nënën dhe dhimbjen e saj, por në esencë është instrument për të legjitimuar vrasjen e bijve. Jo pa ironi Simone de Beauvoir shkruan se, kur shoqëria arrin të bindë nënat që t’ia falin djemtë vdekjes, ka siguruar lejen për t’i vrarë ata.

Do të mjaftonte njëri nga tre faktorët e mësipërm që miti i mëmësisë ideale të lëshonte rrënjë e të hidhte shtat në çdo kulturë.

Për ironi të fatit historia jonë moderne shenjohet nga të tre. Ndaj ka gjeneruar një mit me doza trallisëse që edhe sot e kësaj dite ka mbetur i paprekur nga çdo lloj dekonstruktimi.

Botuar në DITA / Nga cikli ‘Djerrinat e shpirtit’

March 11, 2018 12:30
Komento

6 Komente

  1. shushica March 11, 14:03

    Kameleonizmi i Capajevit te habit ,aq me teper kur ne vend te nje ideje,shkruan fraza duke shfrytezuar germat shqipe.Se cdo te thote ..nene ideale …askush nuk mund jape nje percaktim .Por …nena….duke qene qenie njerezore dhe pjese e shoqerise ,eshte pasqyre e drejteperdrejte e saj ,natyrisht me rolin specifik si grua .Çapajevi ,qe ka jetuar dy sisteme,sepse ate …modernin ..e mbreterise primitive nuk e ka jetuar ,harron te theksoje se vetem shkolla dhe puna jane kushtet themelore te clirimit te gruas pra edhe te nenes ,duke krijuar nje moral te ndryshem edhe per …nenen .Dhe keto kushte gruas ,pra nenes shqiptare ia solli ai sistem qe Gjokutaj e quan totalitarizem .Natyrisht ketu nuk diskutojme per diktaturen politike ,por kudo ne perendim ,ne studime dhe shkolla pranohet se ne vendet lindore gruaja ,edhe si nene ,arriti nje clirim te jashtezakoneshem ,me te avancuar se perendimi liberal .Kaq per sot …Natyrisht ,duke i matur gjerat me provincializmin dhe boshllekun kulturor shqiptar ,edhe Gjokutaj nuk mund te shprehe me shume …Ose mund te shprehe ,por nuk e ben per te qene i pranueshem …Me shume besoj ne aresyen e fundit .

    Reply to this comment
  2. mirel March 11, 17:09

    shushica, respekte. Komenti shume i sakte dhe i vertete.

    Reply to this comment
  3. mirel March 11, 17:11

    jam vetem kurioz per kete pikturen. Kush e ka bere?
    Ky tipi duket si Arnold Schwarzenegger

    Reply to this comment
  4. TOTA LITARI I JORGO SORRES March 12, 02:24

    Nuk do komentoja te artikulli I
    Chapayev-it te Gjinokastres
    po te mos ishte shkruar
    kjo fjali perverse ne kete artikull
    diku nga fundi

    ku thote shprehimisht:

    “””Glorifikimi që përshkon këto lloj narrativash ….në esencë është instrument për të legjitimuar vrasjen e bijve.””
    ..
    Jo vetem kaq por te lexosh dhe artikullin e tij
    NENA E DESHMORIT
    (5 MAJ 2016 PANORAMA )
    me vogla qe duhet te mendosh per kete
    “zeripopullist-xhorxhzorreist”
    eshte se eshte
    njeri I c’fazuar
    ne kohe te gabuar
    dhe kone(ZAGAR) I paguar
    ::
    Me sa me kujtohet emri I ketij Capajevi ishte I salduar ne faqet e Zerit te Popullit dhe kur ndegjoj kete “pika pika” te quaje ate kohe ‘REGJIM TOTALITAR” eshte kriminale….si ka mundesi qe keta gazetaruce te kalojne dhe te burgosurit e Spacit duke “demaskuar kohen e Enverit te tyre…pse nuk quhet sistemi socjalist periudha 1945-1990 qe eshte emertimi me korrekt ??
    .
    Per kuriozitet” lundrova ne internet” per te pare metamorfozen e ketij reptili mediatik:

    ..

    …..
    1969-1972 mbaron Filoqylin
    .
    1972 emrohet direkt “professor” ne Filoqyl deri ne 1976….qe te emroheshe direkt professor pas mbarimit te asaj shkolle..ose duhej te ishe shume I afert me kupolen e Byrose Politike..ose duhej te ishe komunist ekstremist ‘TOTALITAR…..ose ndonje lloj spiuni me rendesi..
    .
    Nga 1976-1985 totalitoristi-turbo-komunist Capajev punon ne Zerin e Popullit
    *
    1985-1988..Akademia e shkencave (Art Reaserch Center) hajde palle ariu totalitariste
    .
    1988-1992..zv/minister culture
    .
    1992-1996 Lektor ne U.T
    .
    1996-2010 Drejtor Egzekutiv I Fondacjonit SORROS..pra 14 vjet qe nje turbokomunist u kthyen n xhorxhsorrist komunistofagos
    .
    2007-2014 profesor ne Universitetin Europjan te Tiranes
    .
    2014 e ne vazhdim…..gazetar I lire..dhe I peshtire
    “”””
    Ketu nu shtrohet problemi I vetem I nje Capajevi por I nje hordhie ish komunistesh- interesaxhinj-servile e deri spiune te felliqur te cilet sapo e nuhaten qe Anija e Enverit te tyre po permbysej..ato per 24 ore u kthyen nga bythelepires te enverit ne koqethithes te makartizmit-xhorzhsorrismit dhe elezbiberizmit..
    .
    Keto zombie I ngriten gracken nje nene te perbashket me emrin Shqiperi sepse kjo nene qe ka lindur heronj ne historine saj per fat te keq ka lindur dhe keto soj Hamzakastriotesh dhe Ballaban Pashes qe bene tradheti me turqit atehere njelloj si me keto Sorristat dhe salibiberistat sot

    Reply to this comment
  5. njerezit te zbulojne March 12, 10:46

    Mua keta njerez si Capajev Gjokutaj me duken te lajthitur nga ana evolucionare se u duket zhvillimi botes vjen nga tipa Gjokutaj. Dhe per te ndihmuar diçka doja te thosha; Nena eshte femer dhe si e tille nuk eshte e njellojte me mashkullin apo burrin. Sepse nena femer mban ne bark 9 muaj femijen, pastaj e lind dhe e largon nga trupi saj si pjese te tij, ndersa mashkulli, burri, vetem ka leshuar diçka fare ne toke dhe mbiu bima, por nga trupi i tij nuk u nda femija 9 mujor. Pra, kjo eshte diferenca e pamohushme kategorike. Te mos spekullojme tani me teknollogjine e uzines moderne te prodhimit njerezor, tjeter kapitull ky. Prandaj nuk mund te njesohet kurre dhe s’ka per te ndodhur qe femra te barazohet me mashkullin. Tjeter gje , pastaj, ne fushen sociale dhe ne organizimin e jetes. Termat qe hedh Gjokutaj, jane sorollatje te mendimit te tij qe si duket qenka elifmatrak ne jeten e tij, pavaresisht se çfare shkolle ka dhe pikpamjet qe shtron, shume te turbullta ashtu si mendimi tij, per totalitarizmin apo liberalizmin, nuk merr fare parasysh raportet qe duhen ndertuar dhe ne fenomenet shpirterore apo materiale ne kete bote qe jetojme, problemi kyç eshte MASA. Ne ç’mase i nderton raportet?! Dhe sa me mire te ndertohen raportet ne masen e pershtateshme, aq me e mire eshte jeta edhe midis nenave e baballareve qe Capajevi , si duket s’eshte as baba, po ka harruar dhe nenen.Ndersa per konklyzionin e vrasjes, gabon rende. Nuk kane nevoje citimet e kujtdo qofshin. Fjalet kane dale pas ngjarjes dhe jo para ngjarjes, keshtu qe ato kane me teper karakter bashkimi patriotik dhe nuk bejne keq. Jeta i ka mesuar njerezit se si te veprojne qe kemi ardhe deri ketu dhe , besoj nuk eshte e nevojshme te kthehemi perseri atje ku ishim: tek kafshet, mbasi gjithe kjo eksperience miljona vjeçare do te shkonte dem.

    Reply to this comment
  6. Haka Tekizoti March 12, 20:58

    Ky Çapoja, meqë qenka specialist për të kuptuar qëllimin e fshehtë (të tërëve pa përjashtim) e qëllimkeq të atyre që u blatojnë lëvdata e dashuri nënave, do bënte mirë të mundohej pakëz për të na sqaruar ne të paditurve se si e kur mund të zbulojmë ndopak sinqeritet njerëzor në dashurinë e shprehur për nënën, apo duhet t’i heqim shpresat si për një gjë të pamundur, meqë te ai vet mund të jetë kështu. Të gjithë ata që përpiqen të tregohen si mendje të sofistikuara, që bëjnë zbulime të mëdha, nga ato që s’u shkon dot mendja atyre me tru të zakonshëm, do bëjnë nga do bëjnë e do ta shfaqin atë damarin prej idioti, i cili atyre vetë u duket damar moderni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*