Një lab në krye të Kuvendit

September 9, 2017 08:53

Një lab në krye të Kuvendit

Bedri Islami

Nga të gjithë liderët socialistë, ai, me të cilin nuk u takova asnjëherë, ishte Gramoz Ruçi. Megjithëse në të njëjtin Kongres ishim bashkëzgjedhur anëtarë të Forumit të lartë Socialist, largimi im që nuk u mirëprit prej tij, siç duket, do të ishte edhe fundi i një lidhje që nuk filloi asnjëherë.

Por, nuk do të thotë se kam qenë i ftohtë ndaj aktivitetit të tij, pasi, nëse ka disa figura politike të cilat janë, si të thuash, pamja e parë e socialistëve, mund të përmblidhet në disa emra, njëri nga të cilët është pikërisht Gramozi.

Sot, e shtunë, ai do të jetë pikëtakimi i parë i opozitës dhe i shumicës qeverisëse. Të parët do të jenë kundër tij, të dytët do e mbështesin.

Në fakt ky është një refren që është përcjellë në çdo fillim legjislature dhe kjo që do të ndodhë sot nuk është asgjë e re dhe asgjë e paditur.

Demokratët kanë refuzuar kandidaturën e Kastriot Islamit, i cili më pas, si shenjë zemërimi donte t’u hapte kafkat, ( kishin qenë të gabuar, pasi ai ishte i gatshëm në një lidhje dashurie politike me ta), ndërsa socialistët e mbështetën, megjithëse ai lehtësisht ua ktheu shpinën.

Ndoshta pak më shumë konsensus kishte me Arbnorin, por, megjithëse nuk ishin të një mendje, socialistët ishin më të lehtësuar me të, pasi edhe ai vetë ishte diçka më i urtë se ish-komunistët që u bënë demokratë. Natyrisht, nuk kishte marrëveshje për Topallin, dhe nuk kishte arsye të ishin në një mendje. Harbutëria, me të cilën ajo e drejtoi parlamentin dhe shpenzimet budallshëm marramendëse, ishin nga ato shenja që të largonin nga statura e saj politike, që kurrë nuk u bë e plotë, kurrë civilizuese dhe e pranueshme.

Tani është radha e Gramozit. Njeriu që për tre dekada është aty, në parlament, një zë i veçantë dhe kurdoherë i njëjtë, në një sallë me disa nga ato që i rrinë ballas, nuk është i panjohur. Ndoshta, nga e majta, është më i njohuri, më i përballuari dhe, duhet saktësuar, në më trimat. Sepse parlamenti kërkon edhe trimëri, sidomos kur të ujkojnë rreth e rrotull.

Gramozi do të jetë sot, nga ora dhjetë, shënjestra e re e opozitës.

Do të ketë përballë dy lloj opozitash: njëra që ka dalë nga e njëjta linjë si edhe Gramozi, dhe, tjetra, që njërën këmbë e ka tek e shkuara dhe tjetrën në një llum korrupsioni banal e tragjik njëherësh.
LSI është opozita bashkëqeverisëse me Gramozin.

Kanë qenë bashkë në të njëjtën strukturë politike, bile në majën e saj, miq prej dekadash dhe e kanë mbrojtur njëri-tjetrin, kanë bërë bashkë punë të mira dhe kanë fshehur gjëra që nuk duheshin bërë, kanë qenë të sulmuar nga Berisha sa herë i ka rënë rasti dhe e kanë sulmuar atë rast e pa rast; nuk ka pasur mes tyre humnerë ndarje, edhe kur opozita e sotme ishte hedhur në krahët e Berishës, edhe kur kishte përfunduar në përqafim me Ramën. Gramozi kishte menduar gjithnjë se mes tyre ka një rrugë që mund të jetë e përbashkët dhe, duam apo nuk duan opozitarët e së majtës, ata janë mbështetur tek ai, ai vetë ka qenë gjithnjë pika e takimit ku janë sheshuar grindjet dhe sherret, jo aq të paktë tek socialistët, sidomos kur janë në pushtet.

Nuk e di përse LSI ka vendosur të bëjë tragjiken ndaj një figure politike, me të cilin nuk e ka ndarë thuajse asgjë dhe që, duke e vënë veten në pozicionin e Nëntë në një fushatë elektorale, dëshmoi se mund të sjellë përmbysjen, duke e nxjerrë veten në sipërfaqe dhe pa mbytur të tjerët.

LSI e ka ditur me kohë se Gramozi ka qenë në një kohë ministër i Brendshëm, e po ashtu, e ka ditur fare mirë se vrasjet e ndodhura në Shkodër, në 2 prill 1991, jo vetëm nuk kanë lidhje me të, por fajtorët dihet se ku duhen kërkuar.

Nëse ky është shkaku i mosmiratimit të Gramozit, atëherë e gjithë qenia e tyre në politikë është një kotësi, e cila ka rrjedhur përmes konfiguracionit politik e jo sipas të vërtetës.

Opozita e majtë ndaj shumicës së majtë, më shumë se gjithçka tjetër, ka dëshirën të tregojë se është një opozitë ndryshe, e fortë, agresive, se ajo do të qëndrojë përballë qeverisë si një shkëmb graniti dhe se, loja e deritanishme parlamentare do të shndërrohet në një fushë beteje. E pranuar kështu, ajo që do të dëmtohet më tej do të jetë vetë kjo pjesë e opozitës, e cila, duke dalë mbi të djeshmen e saj, nuk hedh një themel qëndrese për të nesërmen, por thjesht fillon e bëhet shtojcë e lojës politike të opozitës së djathtë.

Shqupasit nuk e duan Gramozin për një mijë e një arsye. Janë ndeshur me të në 27 vite pluralizëm, i kanë provuar të gjitha, që nga shantazhi politik e deri jetëprerës, janë bërë aluzione rreth ikjeve dhe bizneseve të tij, i janë sjellë në atë sallë gjithëfarë emrash dhe ngjarjesh, e përsëri, ai është aty e tani do të bëhet, si i thonë, i pari i asaj salle.

Alibia e ngjarjeve të 2 prillit është e rënë prej kohe, së paku për tre shkaqe themelore:
-sepse askush nuk e ka sqaruar deri në fund ditën e 2 prillit, kush qëndronte pas tyre dhe kush ishin të vërtetë vrasësit realë,

-sepse, si nuk ndodhte më parë, ai ishte i pari ministër i Brendshëm, i cili, mes rrëmetit, ku të gjykuarit gjuheshin me këpucë dhe thirreshin vrasës, ku salla e kinemasë ishte një kopje e gjyqeve të viteve të para të komunizmit, megjithë kërcënimet, vajti në sallë, tha çfarë kishte për të thënë, u përgjigj në pyetjet e dërguara me faks nga Tirana drejt prokurorit dhe gjyqtarit , dhe askush nuk kishte guximin ta trajtonte si fajtor, -sepse, në këto tre dekada, vetë PD-ja ka ngritur akuza dhe i ka cilësuar vrasësit e 2 prillit, që ishin brenda saj, e njërin nga të cilët, pasi e nxorën në pritë, e bënë Hero, i ngritën buste, ia pasuruan familjen dhe ia bënë pasardhësit deputetë, si për të shlyer mëkatet e tyre.

Shqupasit kanë në kokën e tyre një njeri pjesë të 4 vrasjeve dhe të vjedhjeve masive, i cili i ka mbyllur gjërat me procedurë, nuk është përgjigjur ende për vrasjet e ndodhura, është fshehur pas kurrizit të babait politik dhe i ka bërë gjëmën këtij vendi.

E djathta, e cila në fakt thirret kështu pasi nuk ka asgjë të përbashkët me të djathtën, do të kishte qenë kundër secilit deputet që do të kandidonte në atë post. Pa asnjë dyshim. Ajo ishte kundër “ të vetëve”, që u rebeluan fare pak kur mbetën jashtë listave deputetllëku, e jo më ndaj “armiqve” të së majtës.

Gramozi do të jetë, me shumë mundësi, kryetari i Kuvendit më institucional, më i saktë dhe më i rreptë.
Është e vërtetë se ai vjen nga shkolla e vjetër, por ajo shkollë qeverisje, megjithëse në një sistem sakat, ishte vërtet shkollë e jo strukturë hajdutësh, siç po ndodh në kaq vite. Ajo ishte shkolla e qeverisjes me një kontroll të fuqishëm dhe, edhe kur njerëzit nuk e donin pushtetin, besonin se ka një shtet të rreptë mbi veten e tyre.

Përzgjedhja e tij kthen edhe një herë vëmendjen ndaj atyre që mungojnë në atë sallë dhe që ishin bashkëthemelues të një linje të re të politikës shqiptare. Mungojnë aty shumë nga themeluesit, të cilët nuk janë të përjetshëm në poste, por Gramozi është aty dhe duke qenë, në një farë mënyre sjell edhe miqtë e tij të dikurshëm.

Opozita sot do të vërdalloset ndaj figurës së tij me të gjithë vreret e mllefet që ka. Është e pritshme dhe njëkohësisht e natyrshme që të kundërshtojë, por jo pa mend dhe jo vetëm se është opozitë.
Të jesh opozitë nuk do të thotë të hidhesh përpjetë edhe kur të thonë mirëdita, pasi kjo e fundit është një ditë e gjatë dhe të papriturat e saj kanë nevojë për një urim normal, njerëzor dhe të arsyeshëm.
Nëse opozita do e mbështesë mendimin e veprimin e saj politik vetëm në çjerrjet e zakonshme në Kuvend, të jetë e sigurtë se edhe pas katër viteve do të jetë e detyruar të shohë në rolin e të parit të tyre Gramozin dhe do të jetë krejt ndryshe nga sa janë mësuar.

Deri tani kemi pasur kryetarë Kuvendi mallkastriot, shkodranë, dy herë radhas, kuksian, skraparli, tani do të kemi një lab….

Unë i respektoj lebërit…më ngjaJnë me drenicakët, por me dëshirën e madhe për politikë të zgjuar.
Gramozi është njëri prej tyre. Sot, pas sherreve dhe debateve, ai do të jetë edhe më i afërt për të majtën dhe do ia largojë të djathtës edhe më shumë pushtetin.

September 9, 2017 08:53
Komento

29 Komente

  1. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine July 6, 22:04

    Gramoz Ruci kryetare kunvendi dhe Meta president per Edvinin por……?Fundi uthulla e forte thote populli;thyen enen e saj.Pra ne burg Ruci-rama-meta-berisha dhe basha,partite e vogla si ne Greqi e Itali marrin pushtetin dhe pastroje kancerin e madh PS-PD-LSI nga politikat e dites.Ky do te jete fundi sipas parashikimit te motit per sot dhe neser,diell dhe vende vende re,shi e furtuna,per te pastruar njehere e mire kancerin e madh ne te tre pushtetet,qe nen moton nga i jati tek i birinipi,apo mbesa dhe nje djalle e gjysem po riciklojne boten e krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tri pushtetet,plus opozite i thencin..

    Reply to this comment
  2. Bido Sitica July 6, 22:17

    Ai duhet atje xx jo kurvat gra e burra,si Likja i Dritan Priftit….
    Gramozi ja ve drute mushkes ashtu sic i kerkon.

    Reply to this comment
    • Kris 1 July 7, 00:24

      Kur vendi ishte ne rrezik ja mbathi ne greqi me gjithe mushken e ngarkuar.Ky trim na duhet.

      Reply to this comment
      • NJE QYTETAR SHQIPTAR September 9, 22:07

        Ore Kris 1 ,me keto qe thua , tregohesh fare femije ! Une te pyes , se kush mund ti delte perpara Hitlerit ne kulmin e fuqise se tij dhe te rrihte gjoksin ? Me situaten qe krijuan me mençuri , i dolen perballe Hitlerit dhe e thyen me turp… , siç edhe po i ndodjh fashistit tone te Vicidolit ! Trim nuk eshte ai qe ngrihet me kembe perpara bresherive te mitrolozit , por i del me dredhi nga prapa dhe…., por ti flet me logjiken hitleriane te UDB-ashit te Vicidolit , jo me koken tende !

        Reply to this comment
  3. Arben July 6, 23:06

    LITARI LITARI PER KETA SIGURIMSAT.

    Reply to this comment
  4. Shqiperi July 6, 23:49

    Ore ti qe ve ne nje kandar Ramen me BBkriminelet qe vrane, dogjen e shiten Shqiperine….. je mire ti mo. Apo te ka lene qefelemeja. Ketu jeton apo ben qejf gjekundi edhe c’te besh hajt shkruan edhe ti….mavri

    Reply to this comment
  5. Arber I July 7, 00:59

    Gramoz Ruci i ben nder postit te Kryetarit te Kuvendit te Shqiperise.

    Reply to this comment
    • ELIOT September 9, 17:35

      ARBER ……. SHPRESOJME TE MOS PERFUNDOJE SI DAJA E VET MEHMETI NE VETEVRASJE OSE VRASJE NGA MBRAPA .. SE RAMA ESHTE NPI I ENVERIT …… KUJDES ..

      Reply to this comment
  6. thana July 7, 03:25

    Gramoz Ruci, ish funksionar i diktatures komuniste, nuk ka pasur te drejte morale te ishte deputet i Partise Socialiste ne asnje legjislature te Shqiperise paskomuniste. Zgjedhja e tij per 20 vjet deputet i PS-se e aq me shume tani Kryetar i Parlamentit, do te thote se PS-ja eshte ne krize.

    Reply to this comment
  7. fteri July 7, 07:02

    Gramoz Ruçi e meriton këtë detyrë ,është më serjozi dhe i përgjegjëshmi se Jozefina që zgjodhi PD-ja dhe Ilir Metën që zgjodhi LSI-ja.

    Reply to this comment
    • Emigrant September 9, 16:39

      nuik kemi tjater ke te zgjedhim ,
      Gramozi eshte me i bukri ndermjet te shumtuarve ,
      Problemi eshte si do tja bejme kur te vdesi Gramozi , ke do te zgjedhim ?
      Po saliu ne sallen e parlamentit do na vdese ?
      Mos o Zot , keta kane marre Tapite e te berit Politik .
      Bravo Fteri , te lumte per mendjen qe ke .

      Reply to this comment
  8. Lili July 7, 08:15

    Ndoshta pikerisht ky per mu po eshte ma zi se vete emerimi i nje krimineli e nje vjedhes ne krye te institucioneve ma te rendsishme te Shtetit….Tregon se kryeministri jone nuk e ka problem personalisht jetesen me kriminel e hajdut,se po ta kishte kishte thane pikerisht te kunderten ,per mu jo ,
    Vertet mendoni se shkohet n’evrope me kriminele?kur jo po kete e di kryeministri qe s’i behet vone ka po shkojme ne si Shtet.
    Qe ne hapat e pare me nis mbrapsht punen ,duhet koxha mjeshteri sabotimi te vetvetese.

    Reply to this comment
  9. anticensurë25642654 July 7, 08:27

    sipas të gjithë gjasave,sipas përvojës me palloshin e tironës!?
    nuk ka për tu zgjedhur gramozi!!është vetëm një përkëdhelje që palloshi i bën sedrës së gramozit në këtë rast!!më parë e ka bërë me shumë të tjerë!!vetëm rastin e presidentit kujtoni!!lëshoi një tufë shashkash dhe mohoi atë që bëri në fund!!po ashtu dhe me tahirin!
    ka shumë mundësi dhe për të bërë një ballancë forcash në krye të shtetit shqiptar,që të tre postet më të larta shtetrore të jenë të ndara në të tre partitë e mëdha!!
    LSI-presidentin
    PS-K/ministrin
    PD-K/parlamentarin
    me këtë mënyrë ndarjeje ne i themi europës se jemi në rrugën e duhur!në rugën e qetësisë!!
    pyetja është:kush nga PD duhet të jetë K/parlamentari?????
    një rrugë e shumë punë zgjidhen vetëm me një emër:SALI BERISHA!!
    1-i mbyllet goja për sharjet e përjavshme a të përditëshme!
    2-mund të flasë përditë por për ti mbyllur gojën të tjerëve
    3-dhe ai bëhet një nga rekordmenët e shqipërisë me kapjen e të tre posteve më të larta,president-K/ministër-K/parlamentar!!
    rroftë treshja e kokës shqiptare Ilir-Edi-Sali=IES!!!

    Reply to this comment
  10. Qytetar July 7, 08:54

    Gramoz Ruci kryetar parlamenti? Do qeshi gjithe Europa kur te mesoje se Shqiperia qe pret hapje negociatash anetaresimi ne BE ka ne krye te parlamentit nje minister te diktatures komuniste. Rama po vuri Rucin kryetar kuvendi do vere hurin ne bythen e vet me duart e tij.

    Reply to this comment
  11. shpresa July 7, 11:20

    Te çuditin disa komente ketu qe shikojne se ku eshte partia e tyre dhe jo familja e tyre, femijet e tyre apo mireqenia e tyre. Iku koha e partise, tani eshte koha e ekonomise tregut njerez! Atje ku shikon se te vjen e mira, atje futu se s’do rrosh 200 vjet. Dhe ca dite te kane ngelur, jetoi, ndryshe haje me dhembe. Jo ka qene Gramozi mashkull, jo ka qene femer ! E keni pare 25 vjet qendrimin e tij? Me konsekuenti njeri ne parlament, me i preri, me i rregullti. Le te behet kryetar parlament se parlamenti nuk do kacidhjare e kacidhjare qe e kane mendjen te rroçka apo vrima, por kerkon kryeplak qe ti degjohet fjala. Kjo ka qene dhe tradita e shqiptareit ne shekuj apo nuk u duhet me tradita e mire e hersheme por u duhet tradita e bashibozukeve, krimineleve dhe hajduteve. Gramoz Ruçi njeri me te gjitha kapacitetet dhe qe u jep rruge probleme te kohes.

    Reply to this comment
  12. dritani September 9, 15:13

    e kujt i hyne ne pune gramozi ?
    ka 30 vjete ne politike , ç’fare ka bere gramozi per popullin ?

    Reply to this comment
  13. Ballist i Lodhur nga Injorantet September 9, 15:13

    Mark Uk , Bedriut dhe Intelektualeve u shpjegoje
    GRAMOZERINE e ketyre 27 viteve .

    Ballisti – MARK bedriu i pe lajmet ? 2 + 2 = 4 ?

    Mark B – Tashme nuk i shoh me , sepse e kam kuptuar se kush Komandon nuk shkon Tek Fevziu e tek BEDRIU , pastaj nuk na Thone ASGJE , TJETER eshte te lexosh Gazeten e tjeter eshte te shikosh Realitetin . e 27 viteve .

    Ballisti – Fiks , kjo qe the eshte ajo qe tregon se eshte e rendesishme per te kuptuar Politiken e sotme KOMBETARE .
    FAKT – edhe se ndryshon qeveria asgje nuk ndryshon per POPULLIN .
    Kush komandon nuk eshte ne Tirane , dhe nuk shkon tek Fevziu …. haaaaaaaaaaaaa

    Mark B edriu — po atehere pse politika po na varferon , A nuk eshte si ai qeni qe kerkon te kafshoje Bishtin e tij ?

    Ballisti –Fillon tek Spiralja e krizes ekonomike
    ku politika na DETYRON ”recetat ” e saj ekonomike te ngritjes , qe gjithmone na fundosin gjithmone e me shuime poshte .

    Mark Intelektual Bedriu — Po se ne shkojme duke u shjkateruar gjiyhnje e me shume
    ç’fare fiton POLITIKA ?

    BINGO — Kumandar tajvanisti Bedri ….

    Kjo eshte pyetja qe na duhet .- dhe jo Gramozerirat .

    Shumica e njerzeve dyshojne qe ekonomistet ,
    kane interesa te shkaterojne Ekonomine .
    POR eshte kjo e verteta .- Shkaterojne .

    Ballisti — Si behen LEKAT me lopate ne Ekonomite tradicionale ?
    Shitet ajo qe te gjithe kane nevoje
    Shembulli i pare eshte Coca – Cola .,
    Shembulli i dyte Celularet , me kompanite e telefonave ……………………………

    Mark-Tajvani i Bedrizuar —- Edhe te shesesh patate behen Leka , njof une Angjelinen e zefit qe ka bere miliarda duke shit patate ,
    kete ma ka thone Novruzja Bythe tanga , Gjate eksitimit poshte tek Kallamishtet gjate Epshit jo mekatues femeror .[ haaaaaaaaa

    Ballisti — Jo Mark Bedri tajvani , jo per lekat e patates se Nokes Bythe Tanga ,
    Fjala eshte per Leka 1.000 me shume .
    Njehere e nje kohe KAPITALISTET benin Leka
    duke krijuar te mira Materiale ,
    si Pershembull ,
    Ndertime ,
    Mish ,
    Makina
    Veshje ,
    çelik
    e NDOSHTA edhe TURIZMIN ,
    DHE Televizionin …………………………………………..

    Bedrinjeve Intelektuale te Tajvanuar duhet
    te kujtyojne gjithmone qe ,
    Korrenti , shendetesia , Uje , Treni
    pra Sherbimet EsenCiale deri dje [ ne kohen e Enverit ] ishin 99% ne duart e shtetit . Pra ishin PUBLIK ne duart e POPULLIT .
    Tani intelektuali INFO MarkUkezuar nga DemoNET kapitaliste ,
    qe kane Industrine e Makinave pershembull , 20 vjete me pare Mendonte ?
    Sa klient kam ne Europe ?
    500 MELEON ..
    Kurse Kina , india dhe Brazili jane 3. meleard .
    jANE 6 HERE ME SHUME ,
    Cili treg i intereson me shume do te thoni ju ?

    Apo gramozi eshte i MAJTE [ HAAAAAAAAAAAAAAAA THote — Bedriu haaa

    TE vazhdoje akoma ,
    te flas per te majten …… haaaaaaaaaaaaaa

    Nuk na the Bedri ç’fare ka te majte GRAMOZI edhe Ti ………………….

    Ne duhet te shpjegojme Rinise se ç’fare po ndodh sot ne bote , qe te kuptojne e te studiojne .
    Per te reaguar Rinia sot e ka shume te veshtire .
    Koha e kurajos ka vdekur , si edhe ajo e inteligjences .
    Mendoj gjithmone ata djem e vajza 17 – 20 vjeòare qe luftuan Fashizmin , Duke sfiduar Fashistet edhe kur i torturonin , duke u dhene force Ideali per te shpetuar Attheun .
    ç’fare race ishin ata Komunista prinderit tane ?
    Nga cili pianet vinin ?
    Kush i kishte lindur ?
    Do te kthehen ?
    Ti presim ?
    Por nuk presim Gamozerine , dhe Edvinet
    me çitjane qe Jane ngjyer me Ngjyrat e Ylberit .
    Sa do sheqer ti hedhesh Bedri ,
    Prap Farmak eshte kjo klase Politike e ketyre 27 viteve .
    Kurseje , Lapsin dhe Gjuhen ……..

    Reply to this comment
  14. Arben September 9, 15:22

    NE FAKT, LABUSHET, PER NE KRYE TE USHTRISE

    KANE QENE GJITHMONE, NUK KANE QENE

    NDONJEHERE NE HISTORI, PER NE KRYE TE

    SHTETIT.

    Reply to this comment
  15. intelektuali September 9, 18:12

    NJE KRIMINEL DHE XHELAT I ENVERIT NE KRYE TE KUVENDIT!

    Kjo i pergjigjet me shume te VERTETES o spiuni i Sigurimit Bedri Spahiu qe ke harruar te shkruash:

    PSE E KA TE MBALLOSUR ME VULE TE ZEZE AMERIKANE PASAPORTEN GRAMOZ RUCI?

    Reply to this comment
    • mirel September 9, 19:27

      Hallall, ata bene shtet per popullin dhe jo per kriminelet dhe vemjet qe ju vene pas.
      Megjithese me duket si hipokrizi e Ramiut per ti perkedhelur ne seder leberit thellesisht socialist te elektoratit te majte

      Reply to this comment
    • agroni September 9, 20:57

      Kriminel dhe xhelat eshte Sistemi kapitalist ,
      qe la Pa pune Baballaret e familjeve ,
      dhe belva umane je dhe ti qe ke nje jete qe predikon kete sistem .
      kujt i hyne ne pune pasaporta amerikone ,
      perpara Atdheut ku te ka rene koka o intelektual dallkauku , fashisti

      Reply to this comment
  16. Padrino September 9, 18:50

    Gramoz Ruci, nje person, i repektuar, dhe nderuar.nje majtist koherent.meriton te jete ne krye te Kuvendit.

    Reply to this comment
  17. Paul Tedeschini September 10, 18:07

    E VERTETA per ” vrasjet e ndodhura në Shkodër, në 2 prill 1991″

    Ministri i mbrendhsem Gramos Ruçi i transmetoi me telefon urdhnin e Ramis Alise keryetarit te deges se mbrenshame te Shkodres shokut Çapajev Taçi.

    Urdheri ishte te shtihej me armezjarri ndaj demostruesve paqesor shkodrane qe thirrshin me za te nalte NUK E DUAM KOMUNIZMIN! JO!JO!JO.

    Un isha prezent ate dite ne oren 8.40 te mengjezit para ish Komitetit te Partise Shkoder. Nga porta e komitetit Partise dolen FORCAT SPECIALE me maska dhe te armatosun. Ato zbriten nja 2-3 shkalle dhe shtine me arme zjarri ndaj demostruesve. Kallablleku u shpernda ne forme rrethi dhe ne toke kishte mbete viktima e pare Arben Broci, studenti qe ne takim me Ramis Aline kishte kerkue ndrrimin e sistemit. Mandej, nderkohe qe un ika, u varne edhe tre te tjere.

    Nga nji mik i imi qe kishte lidhje te ngusht me nji nga nderlidhsit e Deges Mbrendshme te Shkodres mora vesht se nderlidhsi kishte ndigjue direkt transmetimin e urdhnit te Gramos Ruçit per te shti mbi demostruesit qe ia kishte dhane kryetarit te deges Çapajev Taçit.

    Gjyqi:
    Per procesin gjyqesor un dij shume gjana te mbrendshme per te cilat nuk po flas ketu.
    Krejtesisht gjyqin e kam ndjeke direkt, po ashtu edhe shume levizje mbrapaskenash te mbrendshme.
    Ne banken e te akuzuemve per ngjarjet e 2 prillit nder te tjere ishin sekretari i pare i Shkodres dhe Xhemal Dymylja dhe kryetari deges mbrendhshme te Shkodres Çapajev Taçi.

    Xhemal Dymylja ne nji takim me Ramis Aline kishte pase nji perplasje me Ramisin persa i perket pergjegjesise per ngjarjen, sepse Xhemali NUK I PRANOI RAMISIT PERGJEGJESINE. Ramisi si gjithmone edhe me shoke te tjere te partise, ia futi Xhemalit dhe e futi ne banken e te pandehunve. Mbas pak kohe Xhemali vdiq ne burg. Mjaftonte te mos i jepeshin ilaçet dhe ai do vdiste.
    Çapajev Taçi natyrisht nuk e pranonte pergjegjesine, se urdhnin ai e kishte marre nga ministri Gramos Ruçi. Çapajev Taçi u denue dhe hupi pa lane as shej as nishan se a asht gjalle o ku asht.

    Kashtu KRIMI i Ramis Alise dhe Gramos Ruçit U MBULUE, U VARROS. Por jo krejtsisht, sepse e TE VERTETEN e ka kallxue nderlidhsi i deges mbrendshme te Shkodres. Sidoqofte kjo s’paraqet asnji problem per Gramos Ruçin.
    Ramisi vdiç e tjetri kryetar kuvendi. Te tjert neper vorre.

    LOJA VAZHDON.

    Reply to this comment
  18. Tom September 11, 13:05

    Or taj Paul Tedeschini

    ” Me ba me ken shkodran te tana i ban ”
    Keto idiotsite qe as vete nuk i beson, por qe i ke me te thena e me te bera, se njehere ishe ti, pastaj me thane mue, pastaj i thane atij, pastaj dega e brendeshme dhe pastaj gjyqi qe sdu me fol etj…Ke 27 vjet tru peshk, i shpelare…Idiot…

    Reply to this comment
  19. Demi September 11, 13:14

    Ty Bedri te kemi thene disa here. Bej pak pushim..Je kaq i lodhur sa ne cdo shkrim flet rroma pertoma dhe nuk e kuptoj se si te boton Ad Thano i cili eshte nje djale intelektual dhe nuk eshte i ketij niveli, nen mesataren e mendimit…
    Gramoz Ruci ne rradhe te pare eshte nje politikan qe nuk arriti asnjehere te behet intelektual..
    Gramozi ka mbaruar institutin 2-vjecar per mesues biologjie ne Shkoder, kur ky institut nuk quehj shkolle e larte..Pra Gramozi eshte pa shkolle te larte…
    Mbas gjithe ketyre viteve a eshte e pranueshme qe nje Kryetar Kuvendi te jete pa shkolle te larte..???? Kaq..
    Pastaj ato te tjerat jo eshte trim, e jo i forte, keni te drejte, se ne nuk i masim drejtuesit se sa te ditur jane por se sa te forte jane, dhe se sa bandite kane nga mbrapa…Pra ai qe eshte mafiozi me i madh eshte edhe personi i duhur per te drejtuar..Kjo eshte nja fatkeqesi…

    Reply to this comment
  20. Golik Kokojka D. September 11, 14:48

    Me te lumte shpresa na thua ate qe vertet shpresojme.
    I shkofte mbare Gramozit.e- mbete GRAMOZ !
    Golik Kokojka D.

    Reply to this comment
  21. Mark uk September 11, 20:43

    Bedri e ke pas minister te mbrendeshem kur ti ishje spiun e deges se mbrendshe ne Shkoder.Pse nuk thuani se kryetar i kuvendit,Ish sekretar i par komitetit te partis Tepelen,si dhe minister i mbrendeshem i PPSH.

    Reply to this comment
  22. info analitike September 12, 13:07

    O shoku Bedri po pse e kaq inat ky ambasadori amerikan Mozin? Ti kete folur keq Saliu per Mozin? Kishte te drejte shoku enferr imperialistet amerikane jane te rreszikshem (Rreziku anglo-amerikan per Shqiperine).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*