Gramsh, 39-vjeçari vetëvaret në banesë, ndërron jetë rrugës për në spital

August 13, 2018 16:23

Gramsh, 39-vjeçari vetëvaret në banesë, ndërron jetë rrugës për në spital

Një 39-vjeçar nga Gramshi i ka dhënë sot fund jetës, duke u vetëvarur.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L.SH.

Burime zyrtare policore bënë me dije se ndonëse është tentuar që të shpëtohet nga familjarët, 39-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Gramshit.

Eksperti mjeko-ligjor ka bërë të ditur se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut.

Nga veprimet paraprake, shtetasi L.SH dyshohet se vuante nga depresioni.

s.a/dita

August 13, 2018 16:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*