Gramsh, arrestohet 34-vjeçari me 80 doza heroinë

June 6, 2017 08:57

Gramsh, arrestohet 34-vjeçari me 80 doza heroinë

Një 34-vjeçar nga Gramshi është arrestuar nga policia pasi u kap më një sasi heroinë.

Policia vuri në pranga shtetasin Aldi Përfundi gjatë operacionit të koduar “start”  në kuadër të një hetimi proaktiv të ndjekur prej kohësh me metoda speciale të hetimit.

“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe gjatë kontrollit fizik u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Heroinë,  e ndarë në doza”, sqaron policia.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 80 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe  automjetin me targa AA 007 BE.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”  parashikuar nga neni 283/1  i Kodit Penal.

June 6, 2017 08:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim