Gramsh, me eksploziv dhe drogë në banesë, pranga 24-vjeçarit

October 6, 2014 22:35

Gramsh, me eksploziv dhe drogë në banesë, pranga 24-vjeçarit

Policia e Elbasanit ka bërë me dije se arrestoi në flagrancë 24-vjeçarin Mariglen Musaj, në fshatin Kukër të Gramshit, pasi i janë sekuestruar një sasi e madhe eksplozivi. Nga kërkimet e policisë, atij iu gjetën 15 kallëpe tritoli dhe 5 kg eksploziv i tipit amonit malor, ndërkohë që në banesë i janë gjetur edhe 18 rrënjë kanabis sativa. Policia mori informacione për aktivitetin e të dyshuarit dhe rrezikshmërinë e tij, duke siguruar fillimisht edhe provat. Musaj akuzohet për mbajtje dhe shitje të lëndëve plasëse dhe lëndëve narkotike.

October 6, 2014 22:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*