Gramsh, rrëmbehet dhe tentohet të përdhunohet 21-vjeçarja, 2 në pranga

September 8, 2014 22:32

Gramsh, rrëmbehet dhe tentohet të  përdhunohet 21-vjeçarja, 2 në pranga

Rrëmbejnë 21-vjeçaren dhe më pas tentojnë ta përdhunojnë, por bien në pranga 2 autorët e dyshuar. Policia e Elbasanit bëri me dije se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Gramshit, kur Gramoz Boja, 39 vjeç dhe Alket Beno, 43 vjeç, kanë marrë me forcë në lagjen “Holta” vajzën me inicialet D. T., për të kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Mësohet se mes vajzës dhe një prej autorëve të dyshuar ka pasur njohje dhe së bashku kishin lënë një takim. Më tej ka ndodhur edhe rrëmbimi, pasi dy burrat e futën me forcë në makinë dhe tentuan ta përdhunonin në periferi të qytetit. Kanë qenë të njohurit e vajzës dhe kalimtarët që pasi vunë re lëvizjet dyshuese të agresorëve, njoftuan policinë vendore. Policia sqaroi se autorët nuk kanë mundur të abuzojnë seksualisht me të renë, pasi krimi ishte parandaluar në kohë. Të ndaluarit mohuan akuzat, duke thënë se denoncimi për rrëmbim është sajesë e vajzës. Gramoz Boja është banues në fshatin Shtërmen dhe Alket Beno, banues në fshatin Papër. Akuza ndaj tyre është “heqja e paligjshme e lirisë”, “marrëdhënie seksuale me të rritura e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.

September 8, 2014 22:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*