Grand Prix i Malajzisë, Hamilton niset i pari

March 30, 2014 11:22

Grand Prix i Malajzisë,  Hamilton niset i pari

Lewis Hamilton ka regjistruar kohën më të shpejtë dhe do të startojë i pari sot në mëngjes në Çmimin e Madh të Malajzisë. Piloti anglez niset për të dytën garë radhazi në pole position, por në Australi nuk arriti ta përfundonte atë, ashtu si Sebastian Vettel, që dje ka arritur rezultat më të mirë, duke u renditur i dyti. Piloti i Mercedesit arriti kohën 1 minutë 59 sekonda e 431 të mijtat, ndërkohë që edhe shoku i skuadrës, Niko Rosberg, u rendit i treti. Fernando Alonso me Ferrari regjistroi kohën e katërt, i ndjekur nga Daniel Riçardo. Kimi Raikonen niset i gjashti, ndërsa McLaren do të jetë në pozicionet tetë dhe dhjetë. Pas garës së Australisë, e para e sezonit, kampionati kryesohet nga Niko Rosberg.

 

March 30, 2014 11:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim