Grantet për bujqësinë, kriteret që duhen plotësuar

March 10, 2016 09:15

Grantet për bujqësinë, kriteret që duhen plotësuar

Është përcaktuar fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2016, nga ku janë bërë me dije procedurat dhe kriteret bazë për të përfituar nga këto fonde. Sipas vendimit, mbështetja financiare për vitin 2016 bazohet në rajonizimin e aktiviteteve sipas hartës bujqësore. E ndarë në sektorë, mbështetja financiare që përfitojnë aplikantët për përmirësimin e teknologjisë së kultivimit dhe mbrojtjes së bimëve, sipas fushave dhe që kanë të bëjnë me:

– përmirësimin e teknologjisë së mbjelljes së vreshtave me fidanë të kultivarëve autoktonë, në vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë/ha dhe me fidanë të kultivarëve të tjerë, në vlerën 500 000 (pesëqind mijë) lekë/ha;

– përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes së mollëve, dardhave, kumbullave, qershive, pjeshkëve, nektarinave, fiqve, ftonjve, shegëve, kivit, luleshtrydhes dhe agrumeve, në vlerën 200 000 (dyqind mijë) lekë/ha;

– përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes së arrave, lajthive dhe bajameve, në vlerën 200 000 (dyqind mijë) lekë/ha për format intensive dhe ekstensive të kultivimit;

– përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes dhe kultivimit të bimëve medicinale të kultivuara, si: lavanda, timus, rigon, gjethe qumështore, rozmarinë, mullagë e bardhë, mullagë e zezë, valeriane, mollë e egër, tërfili i kuq, bar blete, lule kalendule, lule dielli (për petale), hithër, helichrysum italicum dhe kokoçeli (lule ciani), në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha;

– përmirësimi i teknikave të ujitjes nëpërmjet mbështetjes financiare të instalimit të ujitjes me pika, në ullishte, vreshta, pemëtore, agrume, arrore dhe shegë (vetëm për format intensive të kultivimit të tyre), kundrejt faturës tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha, por financimi të bëhet për jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha;

– mbrojtja e ullishteve nga dëmtimi i mizës së ullirit në bllok dhe sipas zonave prioritare të prodhimit, në vlerën jo më shumë se 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë/ha;

March 10, 2016 09:15
Komento

2 Komente

  1. lom deliu March 10, 10:01

    quhen GRANTE dmth para qe jepen si favor nga dikush dhe jo GRANDE.

    Reply to this comment
  2. Arben March 11, 08:24

    BUJQESIA NUK KA NEVOJE PER GRANTE, QE NE FUND TE FUNDIT JANE PARATE E TAKSAVE TONA QE I NDAN NJE POLITIKAN HAJDUT SIPAS OREKSEVE TE TIJ HAJDUTERORE.

    BUJQESIA NUK DUHET TE PAGUAJE TAKSEN E AKSIZES PER NAFTE, PASI MJETE BUJQESORE NUK KONSUMOJNE RRUGET E ASFALTUARA.

    KJO GJE DUHET TE RREGULLOHET NGA ATA QE PAGUAJME PER KETE GJE DHE BUJQESIA E KA MARRE ATE QE I TAKON.

    VDEKJE HAJDUTAVE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*