Granoff-Nishanit: Fondi shqiptaro-amerikan, katalizator për investimet në vend

October 13, 2014 17:37

Granoff-Nishanit: Fondi shqiptaro-amerikan, katalizator për investimet në vend

Presidenti Bujar Nishani u takua me Kryetarin e Bordit të Drejtorëve të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff.

Sipas njoftimit për media, bëhet e ditur se Nishani e falenderoi Granoff për kontributin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve që operon në Shqipëri prej vitit 1995 duke theksuar se ky organizëm ka ndihmuar në mënyrë thelbësore në promovimin e imazhit të Shqipërisë në botë.

Presidenti i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff i shprehu mirënjohjen Presidentit Nishani për bashkëpunimin e deritanishëm duke nënvizuar se objektivi i Fondit dhe Fondacionit është të shërbejë si katalizator për inkurajimin e investimeve në Shqipëri me qëllimin final, atë të përmirësimit të jetës së qytetarëve të vendit tonë.

Të dy bashkëbiseduesit e garantuan njëri-tjetrin për vullnetin dhe dëshirën e mirë për ta vazhduar bashkëpunimin për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

October 13, 2014 17:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*