Gratë e PD-së në Berat refuzojnë zyrtarisht mandatin. Veliaj drejt hyrjes në Kuvend

February 13, 2018 12:19

Gratë e PD-së në Berat refuzojnë zyrtarisht mandatin. Veliaj drejt hyrjes në Kuvend

Dy kandidatet gra në listat e Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, Juvina Jani dhe Monika Qosja, kanë depozituar zyrtarisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjet, duke refuzuar mandatin e deputetit.

Kjo bën që mandati i mbetur i lirë pas dorëheqjes së deputetit Eduard Halimi t’i kalojë biznesmenit, Astrit Veliaj.

Në dorëheqjet e depozituara nga Jani dhe Qosja, bie në sy ngjashmëria e fortë në formë dhe përmbajtje. Të dyja kandidatet e motivojnë refuzimin për t’u bërë deputete me “motive personale”.

Dy zonjat renditeshin në fund të listës së demokratëve për Beratin, qark për të cilin selia blu ka paguar edhe gjobën për mosrespektim të kuotave gjinore.

Sipas kësaj, mandati i lënë nga Eduard Halimi duhet t’u shkonte fillimisht dy grave dhe vetëm nëse ato refuzojnë, siç edhe ndodhi, ndiqet renditja e meshkujve, ku i dyti në listë gjendet Astrit Veliaj.

o.j/dita

February 13, 2018 12:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*